Irani dhe Shtetet e Bashkuara po finalizojnë hartimin e një memorandumi të shkurtër për t’i dhënë fund luftës në rajon. Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë anonimë të njohur me negociatat, të cituar nga Axios.
Negociatat për memorandumin me 14 pika po udhëhiqen nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner për palën amerikane, ndërsa nga pala iraniane marrin pjesë disa zyrtarë të lartë, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve.
Sipas mediave, dokumenti parashikon fundin e luftës, nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash, hapjen graduale të Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane, si edhe lirimin e fondeve të ngrira iraniane.
Por drafti ka hasur menjëherë kundërshtime në Teheran. Mediat raportojnë se propozimi amerikan përmban “disa pjesë të papranueshme” për Iranin ndërsa një zyrtar i quajti pikat e memorandumit “një listë dëshirash amerikane dhe jo realitet”.
Reuters raportoi se raundi i ri i bisedimeve mund të zhvillohet në Islamabad ose në Gjenevë.
Megjithatë, një burim amerikan paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, SHBA mund të rikthejë bllokadën ose edhe të rifillojë operacionet ushtarake.
Më herët, Donald Trump njoftoi pezullimin e “Project Freedom”, misionit të shpallur për shoqërimin e anijeve nëpër ngushticën e bllokuar. Por më pas ai kërcënoi hapur Iranin që të pranojë marrëveshjen.
“Duke supozuar se Irani pranon të japë atë që është rënë dakord, gjë që ndoshta është një supozim i madh, ‘Furia Epike’ tashmë legjendare do të marrë fund dhe bllokada shumë efektive do të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të hapet për të gjithë, përfshirë Iranin. Nëse ata nuk bien dakord, bombardimet do të fillojnë dhe do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë”, deklaroi Trump.
Vetë Trump, i pyetur nga New York Post për mundësinë e nisjes së shpejti të bisedimeve direkte të paqes, u shpreh i rezervuar. “Nuk mendoj kështu. Është shumë herët”, tha presidenti amerikan.
Sipas Axios, pika më e debatueshme e negociatave mbetet programi bërthamor iranian dhe kërkesa e SHBA për një moratorium mbi pasurimin e uraniumit.
Tre burime thanë se moratoriumi i propozuar do të ishte të paktën 12 vjet, ndërsa një burim tjetër e konsideron 15 vjet kompromisin më të mundshëm. Irani ka propozuar një ndalim pesëvjeçar të pasurimit, ndërsa SHBA kanë kërkuar 20 vjet.
Amerika godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë bllokadën e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Forcat amerikane në Gjirin e Omanit kanë goditur një cisternë iraniane që po tentonte të shkelte bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi u bë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom), sipas së cilës anija “M/T Hasna”, me flamur iranian, po lundronte drejt një porti iranian kur u ndalua nga forcat amerikane.
Sipas deklaratës, anijes iu dhanë disa paralajmërime, por ekuipazhi nuk iu bind urdhrave të SHBA-së. Pas kësaj, një avion luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet, i ngritur nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, qëlloi me armë 20 mm duke dëmtuar timonin e cisternës.
Wall Street Journal: SHBA dhe Irani pranë rinisjes së bisedimeve, takimi mund të mbahet javën tjetër në Islamabad
iran-iran-shba.jpg” style=”height:422px; width:750px” />
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë më pranë një propozimi për rinisjen e negociatave, të cilat mund të zhvillohen që javën e ardhshme në Islamabad.
Lajmi raportohet nga Wall Street Journal, duke cituar burime të afërta me dosjen diplomatike, sipas të cilave palët po punojnë për një memorandum të shkurtër që do të shërbente si bazë për rikthimin e dialogut.
Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA dhe Irani mund të firmosin marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit javën e ardhshme, përpara vizitës së tij në Kinë më me 14-15 maj.
“Është e mundur, po”, tha Trump në një intervistë për PBS, kur u pyet nëse marrëveshja mund të arrihet përpara udhëtimit në Pekin.
Irani: Memorandumi amerikan për paqe është më shumë një listë dëshirash sesa realitet

Ligjvënësi iranian Ebrahim Rezai tha se memorandumi SHBA-Iran, i prezantuar paraprakisht nga Axios këtë mëngjes, është “më shumë një listë dëshirash amerikane sesa realitet”.
Këtë e raportoi Al Jazeera, duke cituar një postim të politikanit në ‘X’.
“Amerikanët nuk do të arrijnë në një luftë të dështuar atë që nuk arritën në negociatat ballë për ballë”, shkroi Rezai në ‘X’.
“Nëse ata nuk tërhiqen dhe nuk bëjnë lëshimet e nevojshme, ose nëse ata ose përfaqësuesit e tyre përpiqen të bëjnë ndonjë lojë të keqe, ne do të japim një përgjigje të ashpër që do t’i bëjë ata të pendohen”, vijoi më tej ai.
Negociatat për paqe me Iranin, Netanyahu do të zhvillojë sot bisedime me SHBA-në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për të kuptuar më mirë zhvillimet e fundit në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, raporton CNN, duke cituar një burim izraelit të njohur me detajet.
Netanyahu thuhet se po kërkon të jetë në dijeni mbi statusin e negociatave dhe dëshiron të kuptojë se cilat propozime janë aktualisht në tryezë.
Izraeli është i shqetësuar për lëshimet e mundshme të minutës së fundit nga Shtetet e Bashkuara, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, shton raporti, duke cituar burimin.
Mision në Ngushticën e Hormuzit, aeroplanmbajtësja franceze Charles-de Gaulle pozicionohet në Lindjen e Mesme

Aeroplanmbajtësja franceze Charles-de-Gaulle dhe anijet që e shoqërojnë atë po kalojnë sot nëpër Kanalin e Suezit për t’u pozicionuar paraprakisht në rajonin e Gjirit.
Aeroplanmbajtwsja franceze do tw jetw nw gatishmwri pwr njw mision tw promovuar nga Londra dhe Parisi pwr tw rivendosur lundrimin nw Ngushticwn e Hormuzit.
Ministria Franceze e Forcave të Armatosura në Paris njoftoi këtë veprim. Për Pallatin Élysée, ky është një “sinjal” se koalicioni është “gati” dhe “i aftë” për të siguruar “lundrimin” në Ngushticën e Hormuzit.
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme në Libanin jugor

Foto gjatë një shpërthimi në Libanin jugor
Ndërsa mbeten pikëpyetje nëse SHBA-të dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë deklaruar se po vazhdojnë të sulmojnë objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor.
IDF tha se dy nga ushtarët e saj u plagosën nga dy dronë, të cilët sipas tyre u lëshuan nga Hezbollahu.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë gjithashtu se katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin jugor të Zilayas, në distriktin perëndimor Beqaa.
Qyteti u përfshi në një paralajmërim evakuimi nga zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, më herët sot .
Mediat iraniane: Disa pjesë të propozimit amerikan për armëpushim janë të papranueshme
![]()
Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim të mirëinformuar, raportoi se propozimi amerikan për bisedime me Teheranin përmban “disa pjesë të papranueshme” nga ana e këtij të fundit.
Ndërkohë, Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në parlamentin iranian, i quajti pikat e memorandumit të publikuar nga Axios “një listë dëshirash amerikane dhe jo realitet”.
Sipas memorandumit të publikuar nga Axios, drafti parashikon fundin e luftës, nisjen e negociatave 30-ditore, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.
Garda Revolucionare reagon pas pezullimit të operacionit amerikan: Hormuzi do të jetë i sigurt kur të marrin fund kërcënimet

Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se tranziti i sigurt në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur vetëm pas përfundimit të “kërcënimeve amerikane” dhe me vendosjen e procedurave të reja të sigurisë.
Deklarata vjen si reagimi i parë zyrtar i Teheranit pasi SHBA pezulloi operacionet që synonin të ndihmonin anijet e bllokuara të kalonin përmes ngushticës strategjike.
Sipas mediave shtetërore iraniane, të cituara nga Reuters, Pasdaranët kanë theksuar se siguria në Hormuz mund të garantohet vetëm nëse largohet ajo që e quajnë “prani kërcënuese amerikane” në rajon.
Zyrtari i Izraelit: Nuk kishim dijeni që Presidenti Trump ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me Iranin, ne po përgatiteshim për përshkallëzim

Izraeli nuk ishte në dijeni se Presidenti Donald Trump ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Kështu deklaroi një zyrtar izraelit për Radion Ushtarake, i cituar nga Times of Israel. “Ne po përgatiteshim për një përshkallëzim”, tha zyrtari.
Trump: Nëse Irani e pranon marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Hormuzi do të rihapet! Në të kundërt nisim bombardimet
Duket se një marrëveshje përfundimtare është në tryezën e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, për t’i dhënë fund armiqësive mes dy vendeve.
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nëse Irani do ta pranojë marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Ngushtica e Hormuzit do të hapet për qarkullimin e anijeve.
“Nëse Irani e pranon marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Hormuzi do të rihapet”, tha Presidenti i SHBA-së Trump.
Më tej Trump kërcënoi se nëse Irani nuk e pranon marrëveshjen, SHBA do të nisë bombardimet me një intensitet që sipas tij Teherani nuk e ka parë kurrë më parë.
“Nëse nuk e pranon, bombardimet do të rifillojnë në një nivel dhe intensitet të paparë”, vijoi më tej Trump.
Trump: Është shumë herët për bisedime ‘kokë më kokë’ me Teheranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është “shumë herët” për të marrë në konsideratë bisedime të drejtpërdrejta paqeje me Iranin, pavarësisht thashethemeve për një marrëveshje të mundshme paraprake në formën e një memorandumi mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit.
I pyetur nga New York Post në lidhje me mundësinë e dërgimit të gazetarëve në Pakistan së shpejti, Trump u përgjigj drejtpërdrejt: “Nuk mendoj kështu. Është shumë larg.”
Nafta bie me 10% pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran, çmimi zbret nën 100 dollarë/fuçi

Çmimi i naftës pësoi rënie pas raportimeve për përparim në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas tregjeve ndërkombëtare, nafta ka humbur rreth 10% të vlerës dhe është rikthyer nën kufirin e 100 dollarëve për fuçi pas disa javësh. Në këto orë, nafta amerikane WTI po kuotohet rreth 91 dollarë për fuçi.
Rënia vjen pas zërave për një rezultat pozitiv të bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit për një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit dhe të hapë rrugën e një marrëveshjeje më të gjerë. Ndërkohë, Irani ka konfirmuar se po shqyrton propozimin amerikan me 14 pika. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane për CNBC dhe u raportua nga Reuters.
Drafti përfshin çështje kyçe si hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.
14 pika për paqen në Lindjen e Mesme, zbulohen detajet e memorandumit SHBA-Iran për fundin e luftës
Një memorandum me 14 pika po negociohet mes SHBA-së dhe Iranit në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të hapur rrugën e një marrëveshjeje afatgjatë.
Sipas Axios, dokumenti po diskutohet nga të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së bashku me zyrtarë iranianë, direkt ose përmes ndërmjetësve.
Edhe pse ende nuk ka marrëveshje finale, burimet thonë se palët nuk kanë qenë kurrë kaq afër një intese që nga shpërthimi i konfliktit. Në formën aktuale, memorandumi parashikon fundin e luftës dhe nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash për një marrëveshje përfundimtare. Në qendër të diskutimeve janë hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimi i programit bërthamor iranian dhe heqja graduale e sanksioneve amerikane.
Bisedimet mund të zhvillohen në Islamabad ose në Genevë. Sipas draftit, Irani do të pranonte një moratorium për pasurimin e uraniumit, me kohëzgjatje ende në diskutim mes 12 dhe 15 viteve. Teherani ka propozuar pesë vite, ndërsa Uashingtoni kërkon 20. Po ashtu, Irani do të hiqte dorë zyrtarisht nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe do të pranonte inspektime të përforcuara nga OKB-ja, përfshirë kontrolle surprizë.
Nga ana tjetër, SHBA do të angazhohej për heqjen graduale të sanksioneve dhe zhbllokimin e miliarda dollarëve fonde iraniane të ngrira jashtë vendit.
Dy burime të cituara nga Axios thonë se Irani ka pranuar edhe transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, madje një nga opsionet parashikon dërgimin e tij në Amerikë. Megjithatë, brenda administratës amerikane ka ende skepticizëm. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se marrëveshja nuk mund të shkruhet “brenda një dite” dhe kërkoi një zgjidhje të qartë diplomatike për çështjet ku Irani është i gatshëm të bëjë lëshime.
Rubio i quajti disa prej liderëve iranianë “të çmendur” dhe tha se nuk është i sigurt nëse ata janë realisht të gatshëm të arrijnë një marrëveshje.
Trump pezullon operacionin në Hormuz, Pakistani: Marrëveshja e paqes është e arritshme
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u shpreh besimplotë sot që zhvillimet e fundit do të çojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje në rajonin e Lindjes së Mesme
Në një postim në X, Sharif u shpreh se është “shumë i bindur që momenti aktual do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme që garanton paqe dhe stabilitet afatgjatë për rajonin dhe më gjerë”.
Ai falënderoi gjithashtu presidentin amerikan Donald Trump për “njoftimin në kohë” mbi pezullimin e projektit “Freedom” në Strait of Hormuz. Më herët gjatë ditës Trump deklaroi se iniciativa ushtarake amerikane për shoqërimin e anijeve tregtare jashtë Ngushticës së Hormuzit do të pezullohet për një periudhë të shkurtër, me qëllim verifikimin nëse mund të finalizohet dhe nënshkruhet një marrëveshje.
Read more:Hantavirusi, infeksioni i rrallë që nis si grip, por mund të përfundojë rëndë
I am grateful to President Donald Trump for his courageous leadership and timely announcement regarding the pause in Project Freedom in the Strait of Hormuz.
President Trump’s gracious response to the request made by Pakistan and other brotherly countries, particularly the…
— Shehbaz Sharif (@CMShehbaz) May 6, 2026
Mediat: Amerika dhe Irani drejt memorandumit për t’i dhënë fund luftës

SHBA dhe Irani janë më pranë se kurrë një mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës. Këtë e raporton Axisos, sipas së cilës marrëveshja me Iranin është për një memorandum mirëkuptimi prej vetëm një faqeje. Dokumenti synon t’i japë fund konfliktit dhe të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara mbi çështjen bërthamore. Për këtë, Axios i referohet dy zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve të tjera të informuara mbi çështjen.
Sipas të njëjtave burime, SHBA-të presin një përgjigje nga Irani për disa pika kyçe brenda 48 orëve të ardhshme. Të njëjtat burime thonë se kjo është pika më e afërt mes palëve drejt një marrëveshjeje që nga nisja e luftës.
Thirrja e Pekinit: Të ndërpriten menjëherë konfliktet me Iranin, urgjencë ekstreme

Kina ka deklaruar se ndalimi i menjëhershëm i konflikteve me Iranin është “me urgjencë ekstreme” dhe se vazhdimi i negociatave mbetet “me rëndësi thelbësore”, pas një takimi në Pekin mes ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe diplomatit të lartë kinez Wang Yi.
Ministria e Jashtme kineze tha se Wang i ka deklaruar Araghchit se Kina është “një partner strategjik i besueshëm i Iranit” dhe ka shprehur shpresën që palët të përgjigjen ndaj thirrjeve ndërkombëtare për të garantuar kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmohet anija franceze në Ngushticën e Hormuzit, plagosen anëtarë të ekuipazhit

Një anije kontejnere e kompanisë franceze CMA CGM është bërë “objektiv sulmi” në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Al Jazeera dhe burimeve të tjera, bëhet fjalë për anijen “San Antonio”. Kompania ka shtuar se sulmi ka shkaktuar të plagosur mes ekuipazhit dhe dëme në anije.
Marinarët e plagosur janë evakuuar dhe po marrin trajtim mjekësor. Sipas agjencisë turke Anadolu Agency, ata dyshohet të jenë filipinas.
Irani nuk heq dorë nga kontrolli i Hormuzit, vendos sistem të ri monitorimi për trafikun detar

Irani ka njoftuar një mekanizëm të ri për monitorimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas këtij sistemi të ri, anijet që duan të kalojnë ngushticën do të marrin një email nga Autoriteti i Ngushticës së Gjirit me detaje mbi rregullat në fuqi dhe do të duhet të marrin një leje tranziti përpara kalimit.
Megjithatë, mënyra se si do të funksionojë mekanizmi, rregullimi i tranzitit dhe si do t’i trajtojë Irani shkeljet e mundshme mbeten të paqarta. Media iraniane Press TV ka raportuar se mekanizmi është “tashmë funksional në Ngushticën e Hormuzit”.




