Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Donald Trump: Marrëveshja me Iranin javën tjetër, Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz
Aktualitet

Donald Trump: Marrëveshja me Iranin javën tjetër, Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz

• 6 Maj, 2026 • 16 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Irani dhe Shtetet e Bashkuara po finalizojnë hartimin e një memorandumi të shkurtër për t’i dhënë fund luftës në rajon. Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë anonimë të njohur me negociatat, të cituar nga Axios.

Negociatat për memorandumin me 14 pika po udhëhiqen nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner për palën amerikane, ndërsa nga pala iraniane marrin pjesë disa zyrtarë të lartë, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve.

Sipas mediave, dokumenti parashikon fundin e luftës, nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash, hapjen graduale të Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane, si edhe lirimin e fondeve të ngrira iraniane.

Por drafti ka hasur menjëherë kundërshtime në Teheran. Mediat raportojnë se propozimi amerikan përmban “disa pjesë të papranueshme” për Iranin ndërsa një zyrtar i quajti pikat e memorandumit “një listë dëshirash amerikane dhe jo realitet”.

Reuters raportoi se raundi i ri i bisedimeve mund të zhvillohet në Islamabad ose në Gjenevë.

Megjithatë, një burim amerikan paralajmëroi se nëse negociatat dështojnë, SHBA mund të rikthejë bllokadën ose edhe të rifillojë operacionet ushtarake.

Më herët, Donald Trump njoftoi pezullimin e “Project Freedom”, misionit të shpallur për shoqërimin e anijeve nëpër ngushticën e bllokuar. Por më pas ai kërcënoi hapur Iranin që të pranojë marrëveshjen.

“Duke supozuar se Irani pranon të japë atë që është rënë dakord, gjë që ndoshta është një supozim i madh, ‘Furia Epike’ tashmë legjendare do të marrë fund dhe bllokada shumë efektive do të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të hapet për të gjithë, përfshirë Iranin. Nëse ata nuk bien dakord, bombardimet do të fillojnë dhe do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë”, deklaroi Trump.

Vetë Trump, i pyetur nga New York Post për mundësinë e nisjes së shpejti të bisedimeve direkte të paqes, u shpreh i rezervuar. “Nuk mendoj kështu. Është shumë herët”, tha presidenti amerikan.

Sipas Axios, pika më e debatueshme e negociatave mbetet programi bërthamor iranian dhe kërkesa e SHBA për një moratorium mbi pasurimin e uraniumit.

Tre burime thanë se moratoriumi i propozuar do të ishte të paktën 12 vjet, ndërsa një burim tjetër e konsideron 15 vjet kompromisin më të mundshëm. Irani ka propozuar një ndalim pesëvjeçar të pasurimit, ndërsa SHBA kanë kërkuar 20 vjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:29

Amerika godet cisternën iraniane që tentoi të thyejë bllokadën e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Forcat amerikane në Gjirin e Omanit kanë goditur një cisternë iraniane që po tentonte të shkelte bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit. Lajmi u bë i ditur nga Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom), sipas së cilës anija “M/T Hasna”, me flamur iranian, po lundronte drejt një porti iranian kur u ndalua nga forcat amerikane.

Read more:Mickoski: Rritja e çmimeve të biletave të avionit do të ketë ndikimin më të madh në normën e inflacionit për muajin prill

Sipas deklaratës, anijes iu dhanë disa paralajmërime, por ekuipazhi nuk iu bind urdhrave të SHBA-së. Pas kësaj, një avion luftarak amerikan F/A-18 Super Hornet, i ngritur nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, qëlloi me armë 20 mm duke dëmtuar timonin e cisternës.

Ora 19:26

Wall Street Journal: SHBA dhe Irani pranë rinisjes së bisedimeve, takimi mund të mbahet javën tjetër në Islamabad

iran-iran-shba.jpg” style=”height:422px; width:750px” />

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë më pranë një propozimi për rinisjen e negociatave, të cilat mund të zhvillohen që javën e ardhshme në Islamabad.

Lajmi raportohet nga Wall Street Journal, duke cituar burime të afërta me dosjen diplomatike, sipas të cilave palët po punojnë për një memorandum të shkurtër që do të shërbente si bazë për rikthimin e dialogut.

Ora 19:22

Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA dhe Irani mund të firmosin marrëveshjen për t’i dhënë fund konfliktit javën e ardhshme, përpara vizitës së tij në Kinë më me 14-15 maj.

“Është e mundur, po”, tha Trump në një intervistë për PBS, kur u pyet nëse marrëveshja mund të arrihet përpara udhëtimit në Pekin.

Ora 17:22

Irani: Memorandumi amerikan për paqe është më shumë një listë dëshirash sesa realitet

1775506957_rseyui.jpg

Ligjvënësi iranian Ebrahim Rezai tha se memorandumi SHBA-Iran, i prezantuar paraprakisht nga Axios këtë mëngjes, është “më shumë një listë dëshirash amerikane sesa realitet”.

Këtë e raportoi Al Jazeera, duke cituar një postim të politikanit në ‘X’.

“Amerikanët nuk do të arrijnë në një luftë të dështuar atë që nuk arritën në negociatat ballë për ballë”, shkroi Rezai në ‘X’.

“Nëse ata nuk tërhiqen dhe nuk bëjnë lëshimet e nevojshme, ose nëse ata ose përfaqësuesit e tyre përpiqen të bëjnë ndonjë lojë të keqe, ne do të japim një përgjigje të ashpër që do t’i bëjë ata të pendohen”, vijoi më tej ai.

Ora 16:58

Negociatat për paqe me Iranin, Netanyahu do të zhvillojë sot bisedime me SHBA-në

1775754299_Benjaminnetanu.jpg

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump për të kuptuar më mirë zhvillimet e fundit në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, raporton CNN, duke cituar një burim izraelit të njohur me detajet.

Netanyahu thuhet se po kërkon të jetë në dijeni mbi statusin e negociatave dhe dëshiron të kuptojë se cilat propozime janë aktualisht në tryezë.

Read more:Mediat iraniane: Disa pjesë të propozimit amerikan janë të papranueshme! Trump: Shumë herët për bisedime me Iranin

Izraeli është i shqetësuar për lëshimet e mundshme të minutës së fundit nga Shtetet e Bashkuara, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me Iranin, shton raporti, duke cituar burimin.

Ora 16:40

Mision në Ngushticën e Hormuzit, aeroplanmbajtësja franceze Charles-de Gaulle pozicionohet në Lindjen e Mesme

1778078514_xfcuuuu.jpg

Aeroplanmbajtësja franceze Charles-de-Gaulle dhe anijet që e shoqërojnë atë po kalojnë sot nëpër Kanalin e Suezit për t’u pozicionuar paraprakisht në rajonin e Gjirit.

Aeroplanmbajtwsja franceze do tw jetw nw gatishmwri pwr njw mision tw promovuar nga Londra dhe Parisi pwr tw rivendosur lundrimin nw Ngushticwn e Hormuzit.

Ministria Franceze e Forcave të Armatosura në Paris njoftoi këtë veprim. Për Pallatin Élysée, ky është një “sinjal” se koalicioni është “gati” dhe “i aftë” për të siguruar “lundrimin” në Ngushticën e Hormuzit.

Ora 16:29

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme në Libanin jugor

Foto gjatë një shpërthimi në Libanin jugor

Ndërsa mbeten pikëpyetje nëse SHBA-të dhe Irani mund të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë deklaruar se po vazhdojnë të sulmojnë objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor.

IDF tha se dy nga ushtarët e saj u plagosën nga dy dronë, të cilët sipas tyre u lëshuan nga Hezbollahu.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë gjithashtu se katër persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit në qytetin jugor të Zilayas, në distriktin perëndimor Beqaa.

Qyteti u përfshi në një paralajmërim evakuimi nga zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, më herët sot .

Ora 16:16

Mediat iraniane: Disa pjesë të propozimit amerikan për armëpushim janë të papranueshme

Agjencia iraniane Tasnim, duke cituar një burim të mirëinformuar, raportoi se propozimi amerikan për bisedime me Teheranin përmban “disa pjesë të papranueshme” nga ana e këtij të fundit.

Ndërkohë, Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në parlamentin iranian, i quajti pikat e memorandumit të publikuar nga Axios “një listë dëshirash amerikane dhe jo realitet”.

Sipas memorandumit të publikuar nga Axios, drafti parashikon fundin e luftës, nisjen e negociatave 30-ditore, hapjen e Ngushticës së Hormuzit, kufizimin e programit bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.

Ora 16:11

Garda Revolucionare reagon pas pezullimit të operacionit amerikan: Hormuzi do të jetë i sigurt kur të marrin fund kërcënimet

Marina e Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se tranziti i sigurt në Ngushticën e Hormuzit do të jetë i mundur vetëm pas përfundimit të “kërcënimeve amerikane” dhe me vendosjen e procedurave të reja të sigurisë.

Read more:Mediat iraniane: Disa pjesë të propozimit amerikan janë të papranueshme! Trump: Shumë herët për bisedime me Iranin

Deklarata vjen si reagimi i parë zyrtar i Teheranit pasi SHBA pezulloi operacionet që synonin të ndihmonin anijet e bllokuara të kalonin përmes ngushticës strategjike.

Sipas mediave shtetërore iraniane, të cituara nga Reuters, Pasdaranët kanë theksuar se siguria në Hormuz mund të garantohet vetëm nëse largohet ajo që e quajnë “prani kërcënuese amerikane” në rajon.

Ora 16:01

Zyrtari i Izraelit: Nuk kishim dijeni që Presidenti Trump ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me Iranin, ne po përgatiteshim për përshkallëzim

1778076162_xrtyuyyy.jpg

Izraeli nuk ishte në dijeni se Presidenti Donald Trump ishte afër arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Kështu deklaroi një zyrtar izraelit për Radion Ushtarake, i cituar nga Times of Israel. “Ne po përgatiteshim për një përshkallëzim”, tha zyrtari.

Ora 15:48

Trump: Nëse Irani e pranon marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Hormuzi do të rihapet! Në të kundërt nisim bombardimet

1777221405_donaldtrump.JPG

Duket se një marrëveshje përfundimtare është në tryezën e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, për t’i dhënë fund armiqësive mes dy vendeve.

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nëse Irani do ta pranojë marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Ngushtica e Hormuzit do të hapet për qarkullimin e anijeve.

“Nëse Irani e pranon marrëveshjen, armiqësitë do të përfundojnë dhe Hormuzi do të rihapet”, tha Presidenti i SHBA-së Trump.

Më tej Trump kërcënoi se nëse Irani nuk e pranon marrëveshjen, SHBA do të nisë bombardimet me një intensitet që sipas tij Teherani nuk e ka parë kurrë më parë.

“Nëse nuk e pranon, bombardimet do të rifillojnë në një nivel dhe intensitet të paparë”, vijoi më tej Trump.

Ora 15:22

Trump: Është shumë herët për bisedime ‘kokë më kokë’ me Teheranin

1777877973_donaldtrump.jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është “shumë herët” për të marrë në konsideratë bisedime të drejtpërdrejta paqeje me Iranin, pavarësisht thashethemeve për një marrëveshje të mundshme paraprake në formën e një memorandumi mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit.

I pyetur nga New York Post në lidhje me mundësinë e dërgimit të gazetarëve në Pakistan së shpejti, Trump u përgjigj drejtpërdrejt: “Nuk mendoj kështu. Është shumë larg.”

Ora 12:55

Nafta bie me 10% pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran, çmimi zbret nën 100 dollarë/fuçi

Çmimi i naftës pësoi rënie pas raportimeve për përparim në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas tregjeve ndërkombëtare, nafta ka humbur rreth 10% të vlerës dhe është rikthyer nën kufirin e 100 dollarëve për fuçi pas disa javësh. Në këto orë, nafta amerikane WTI po kuotohet rreth 91 dollarë për fuçi.

Read more:“Ka klauzola të papranueshme”/ Irani hedh poshtë propozimin e SHBA, Trump ‘frenon’ pritshmëritë për dialog të drejtpërdrejtë: Është shumë herët

Rënia vjen pas zërave për një rezultat pozitiv të bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit për një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit dhe të hapë rrugën e një marrëveshjeje më të gjerë. Ndërkohë, Irani ka konfirmuar se po shqyrton propozimin amerikan me 14 pika. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane për CNBC dhe u raportua nga Reuters.

Drafti përfshin çështje kyçe si hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.

Ora 12:50

14 pika për paqen në Lindjen e Mesme, zbulohen detajet e memorandumit SHBA-Iran për fundin e luftës

Një memorandum me 14 pika po negociohet mes SHBA-së dhe Iranit në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të hapur rrugën e një marrëveshjeje afatgjatë.

Sipas Axios, dokumenti po diskutohet nga të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, së bashku me zyrtarë iranianë, direkt ose përmes ndërmjetësve.

Edhe pse ende nuk ka marrëveshje finale, burimet thonë se palët nuk kanë qenë kurrë kaq afër një intese që nga shpërthimi i konfliktit. Në formën aktuale, memorandumi parashikon fundin e luftës dhe nisjen e një periudhe 30-ditore negociatash për një marrëveshje përfundimtare. Në qendër të diskutimeve janë hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimi i programit bërthamor iranian dhe heqja graduale e sanksioneve amerikane.

Bisedimet mund të zhvillohen në Islamabad ose në Genevë. Sipas draftit, Irani do të pranonte një moratorium për pasurimin e uraniumit, me kohëzgjatje ende në diskutim mes 12 dhe 15 viteve. Teherani ka propozuar pesë vite, ndërsa Uashingtoni kërkon 20. Po ashtu, Irani do të hiqte dorë zyrtarisht nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe do të pranonte inspektime të përforcuara nga OKB-ja, përfshirë kontrolle surprizë.

Nga ana tjetër, SHBA do të angazhohej për heqjen graduale të sanksioneve dhe zhbllokimin e miliarda dollarëve fonde iraniane të ngrira jashtë vendit.

Dy burime të cituara nga Axios thonë se Irani ka pranuar edhe transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, madje një nga opsionet parashikon dërgimin e tij në Amerikë. Megjithatë, brenda administratës amerikane ka ende skepticizëm. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se marrëveshja nuk mund të shkruhet “brenda një dite” dhe kërkoi një zgjidhje të qartë diplomatike për çështjet ku Irani është i gatshëm të bëjë lëshime.

Rubio i quajti disa prej liderëve iranianë “të çmendur” dhe tha se nuk është i sigurt nëse ata janë realisht të gatshëm të arrijnë një marrëveshje.

Ora 12:42

Trump pezullon operacionin në Hormuz, Pakistani: Marrëveshja e paqes është e arritshme

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, u shpreh besimplotë sot që zhvillimet e fundit do të çojnë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje në rajonin e Lindjes së Mesme

Në një postim në X, Sharif u shpreh se është “shumë i bindur që momenti aktual do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme që garanton paqe dhe stabilitet afatgjatë për rajonin dhe më gjerë”.

Ai falënderoi gjithashtu presidentin amerikan Donald Trump për “njoftimin në kohë” mbi pezullimin e projektit “Freedom” në Strait of Hormuz. Më herët gjatë ditës Trump deklaroi se iniciativa ushtarake amerikane për shoqërimin e anijeve tregtare jashtë Ngushticës së Hormuzit do të pezullohet për një periudhë të shkurtër, me qëllim verifikimin nëse mund të finalizohet dhe nënshkruhet një marrëveshje.

Read more:Hantavirusi, infeksioni i rrallë që nis si grip, por mund të përfundojë rëndë

I am grateful to President Donald Trump for his courageous leadership and timely announcement regarding the pause in Project Freedom in the Strait of Hormuz.

President Trump’s gracious response to the request made by Pakistan and other brotherly countries, particularly the…

— Shehbaz Sharif (@CMShehbaz) May 6, 2026

Ora 12:38

Mediat: Amerika dhe Irani drejt memorandumit për t’i dhënë fund luftës

SHBA dhe Irani janë më pranë se kurrë një mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës. Këtë e raporton Axisos, sipas së cilës marrëveshja me Iranin është për një memorandum mirëkuptimi prej vetëm një faqeje. Dokumenti synon t’i japë fund konfliktit dhe të vendosë një kornizë për negociata më të detajuara mbi çështjen bërthamore. Për këtë, Axios i referohet dy zyrtarëve amerikanë dhe dy burimeve të tjera të informuara mbi çështjen.

Sipas të njëjtave burime, SHBA-të presin një përgjigje nga Irani për disa pika kyçe brenda 48 orëve të ardhshme. Të njëjtat burime thonë se kjo është pika më e afërt mes palëve drejt një marrëveshjeje që nga nisja e luftës.

Ora 09:56

Thirrja e Pekinit: Të ndërpriten menjëherë konfliktet me Iranin, urgjencë ekstreme

Kina ka deklaruar se ndalimi i menjëhershëm i konflikteve me Iranin është “me urgjencë ekstreme” dhe se vazhdimi i negociatave mbetet “me rëndësi thelbësore”, pas një takimi në Pekin mes ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe diplomatit të lartë kinez Wang Yi.

Ministria e Jashtme kineze tha se Wang i ka deklaruar Araghchit se Kina është “një partner strategjik i besueshëm i Iranit” dhe ka shprehur shpresën që palët të përgjigjen ndaj thirrjeve ndërkombëtare për të garantuar kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Ora 09:44

Sulmohet anija franceze në Ngushticën e Hormuzit, plagosen anëtarë të ekuipazhit

Një anije kontejnere e kompanisë franceze CMA CGM është bërë “objektiv sulmi” në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Al Jazeera dhe burimeve të tjera, bëhet fjalë për anijen “San Antonio”. Kompania ka shtuar se sulmi ka shkaktuar të plagosur mes ekuipazhit dhe dëme në anije.

Marinarët e plagosur janë evakuuar dhe po marrin trajtim mjekësor. Sipas agjencisë turke Anadolu Agency, ata dyshohet të jenë filipinas.

Ora 08:50

Irani nuk heq dorë nga kontrolli i Hormuzit, vendos sistem të ri monitorimi për trafikun detar

Irani ka njoftuar një mekanizëm të ri për monitorimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas këtij sistemi të ri, anijet që duan të kalojnë ngushticën do të marrin një email nga Autoriteti i Ngushticës së Gjirit me detaje mbi rregullat në fuqi dhe do të duhet të marrin një leje tranziti përpara kalimit.

Megjithatë, mënyra se si do të funksionojë mekanizmi, rregullimi i tranzitit dhe si do t’i trajtojë Irani shkeljet e mundshme mbeten të paqarta. Media iraniane Press TV ka raportuar se mekanizmi është “tashmë funksional në Ngushticën e Hormuzit”.

Lexo edhe
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Aktualitet

Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

Tags: #Abbas araghchi #Abraham lincoln #Amerika #Anija #Anije #Donald Trump #iran #Lufta në iran #Marco rubio #Ngushtica e hormuzit #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës
  • Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës
  • LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama
  • Autoriteti i Dosjeve, prova në Prokurori për 6 vendvarrime: Ku dyshojmë se ndodhen eshtrat e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist
  • Hungari/ Fundi i epokës Orban, Magyar betohet si kryeministër
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
  • Arrihet armëpushimi 3 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës! Festime në Moskë për Ditën e Fitores, paradë pa delegacione dhe armë
  • "Ky nuk është një tjetër COVID", bëhet publike letra e shefit të OBSH-së për hantavirusin
  • Arrihet armëpushimi 3 ditor mes Rusisë dhe Ukrainës! Festime në Moskë për Ditën e Fitores, paradë pa delegacione dhe armë
  • Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Sarandë/ 10 persona shkuan të rrëmbenin të riun, pronari i karburantit vritet me plumb në kokë: S’e prekni në shtëpinë time! Hetohet pista e konfliktit për motive pronësie 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Në Zagreb është kapur një peshk i rrallë me peshë 45 kilogramë 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Pagoi 1.000 euro për veturë nga jashtë, por tetovari mbeti pa para dhe pa automjet 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Tronditje te Milani: Max Allegri dhe Igli Tare drejt largimit? 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pasi u nominua për kryeministër, Kurti: Mund të rritemi në 60 për qind 4 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Gashi: Vendi ynë përballet me plakje të popullsisë, rënie të natalitetit dhe migrim të të rinjve – sfidat demografike kërkojnë politika afatgjate 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Ermal Peçi: Puthja e mallkuar e Robert Ndrenikës

Robert Ndrenika është një nga ato figura që nuk kanë nevojë për prezantim në kulturën shqiptare. Për dekada…

• 25 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Mero Baze: Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

Erion Veliaj ka urrejtësit e tij. Si çdo politikan, po ashtu ka dhe fansat e tij. Ky keqkuptim…

• 56 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama

Mbrëmjen e sotme, një event madhështor është zhvilluar në Sheshin Italia në Tiranë, për Ditën e Europës. Artisti…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by