Policia e Shtetit thotë se ka marrë të gjitha masat për protestën që Partia Demokratike pritet të zhvillojë më 8 maj në Tiranë, ndërsa paralajmëron se çdo shkelje e ligjit nga protestuesit do të përballet me reagim sipas Kodit Penal. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi në një konferencë për mediat se protesta është autorizuar për t’u zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duhet të qëndrojë brenda këtij perimetri.
“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat që protesta të organizohet dhe të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore. Leja është kërkuar për bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe aty duhet të jetë e përqendruaR. Në rast të veprimeve joligjore nga ana e protestuesve do të veprohet në bazë të procedurave standarde dhe në bazë të ligjit dhe Kodit Penal”, deklaroi kryepolici.
Read more:Dy aksidente në Durrës, përmbyset vetura – babë e bir përfundojnë në spital
Në protestën e fundit të PD, strategjia e Hites funksionoi në shpërndarjen e menjëhershme të grupit të zjarrit që shoqëron Sali Berishën dhe shmangien e akteve të dhunshme me molotovë që kishin dominuar shumë prej protestave të mëparshme.
Helmimi masiv në Akademinë e Sigurisë, Drejtori i Policisë së Shtetit zbulon detaje nga hetimi

Duke komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Akademinë e Sigurisë, ku mbi 50 studentë të këtij institucioni u helmuan si pasojë e ushqimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konfirmoi marrjen si prova të ushqimeve të konsumuara nga studentët dhe vazhdimin e hetimeve për këtë çështje. Ai bëri të ditur se policia ka arrestuar dy persona përgjegjës për pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve, ndërsa është shpallur në kërkim edhe administratorja e kompanisë së kateringut.
Read more:CNBC: Pse Trump hoqi dorë nga Operacioni Liria në Ngushticën e Hormuzit, Roli i Arabisë Saudite
Deklarata e plotë e Hitës:
“Ka qenë një ngjarje sensitive dhe për ne. Jemi njoftuar se disa prej studentëve kanë shkuar në spital. Gjendja e tyre ishte me simptoma të lehta, jo të rënduara. Kemi marrë masa për të gjithë studentët. Sa i përket veprimeve që ndërmorëm dje, arrestuam 2 personat përgjegjës që kanë kryer pjesën administrative dhe përgatitjen e ushqimeve. U shpall në kërkim dhe administratorja e firmës. Bllokimi i lëndës që u përdor u bë në bashkëpunim me AKU,. Aktiviteti i subjektit tregtar nuk është ndërprerë, pasi ka dhe disa institucione të tjera ku vepron. Shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim. Për momentin kemi marrë vetëm njoftimin që këta studentë janë helmuar. Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasitë ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentet edhe sot. Do të vijojë më tej se si do të operohet.”, tha ai.


