Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Qeveria kufizon kompetencat e komunave, reagon AKK: Centralizim alarmues
Aktualitet

Qeveria kufizon kompetencat e komunave, reagon AKK: Centralizim alarmues

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim serioz lidhur me disa dispozita të Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, duke vlerësuar se ato cenojnë autonominë funksionale dhe organizative të komunave në Republikën e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, AKK theksoi se profesionalizimi, transparenca dhe meritokracia në administratë janë reforma të nevojshme dhe të mirëpritura, por sipas tyre, ato nuk duhet të realizohen përmes centralizimit të kompetencave dhe kufizimit të të drejtave kushtetuese të komunave për menaxhimin e administratës së tyre.

Sipas AKK-së, veçanërisht shqetësuese mbeten dispozitat që fuqizojnë kontrollin e nivelit qendror mbi procedurat e rekrutimit dhe kufizojnë kompetencat e komunave në menaxhimin e stafit drejtues.

Read more:Ibrahimi: Komunat detyrohen të paguajnë për zgjedhjet – AKK kërkon ndalim urgjent

“Asociacioni konsideron se komunat nuk mund të trajtohen si njësi të zakonshme administrative të nivelit qendror, pasi ato përfaqësojnë nivel kushtetues të vetëqeverisjes lokale dhe duhet të kenë kompetenca efektive në organizimin dhe funksionimin e administratës komunale”, thuhet në reagim.

AKK paralajmëron se procedurat e parapara me këtë rregullore mund të krijojnë vështirësi funksionale për komunat, sidomos për ato me kapacitete më të kufizuara administrative.

Në reagim kërkohet nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse që të rishikojnë dispozitat që, sipas AKK-së, cenojnë autonominë lokale, si dhe të përfshijnë komunat dhe vetë AKK-në në procesin e harmonizimit të akteve nënligjore.

Read more:Situata e Olës me Arbanën, Ermali: Kam 25 vjet në televizion, hera e parë që ndodh kjo

Po ashtu, AKK kërkon respektimin e parimeve të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës do të vazhdojë të mbrojë autonominë lokale dhe funksionimin efikas të administratës komunale në interes të qytetarëve dhe të vetëqeverisjes lokale”, përfundon reagimi./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Aktualitet

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Tags: #Akk #Asociacioni i komunave të kosovës #Komunat #qeveria #Qeveria e kosoves #Reagim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
  • Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Emrat/ Aksioni i përbashkët i SPAK me Antimafian Italiane, goditet grupi i Igli Kamberit. Kujt i përkisnin pasuritë e sekuestruara
  • Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
Nga të njëjtat tag-e
  • Spanja prezanton planin 9 miliardë euro për energjinë, subvencione për shtëpitë dhe transport publik falas
  • Video/ Hajduti serial godet sërish! Vjedh marketin e tretë në Dhërmi, kamerat i zbulojnë fytyrën
  • Video/ Kaos në Ankara! Policia turke hedh gaz lotsjellës në selinë e partisë opozitare, kërkon largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku një motor ka goditur nga pas…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Elbasan/ Arrestohet regjisori Petri Bozo, dëshmia: Isha me shpejtësi të ulët

Regjisori Petri Bozo është arrestuar pas aksidentit tragjik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar. Në dëshminë…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi…

• 39 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by