Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. I dërguari i Trumpit ripërsërit qëndrimin e tij: Italia ka gjasa reale ta zëvendësojë Iranin në Botëror
Aktualitet

I dërguari i Trumpit ripërsërit qëndrimin e tij: Italia ka gjasa reale ta zëvendësojë Iranin në Botëror

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një anëtar i administratës Trump ka këmbëngulur në qëndrimin e tij pasi sugjeroi se Italia duhet ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës së FIFA-s që po vjen.

Pavarësisht se turneu që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, në SHBA, Meksikë dhe Kanada, është pak më shumë se një muaj larg, pjesëmarrja e Iranit duket e pasigurt për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.

Presidenti Donald Trump duket se po ndjek linjën e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke pranuar se është “në rregull” me praninë e Iranit në turne, për aq kohë sa “e ka thënë shefi i FIFA-s”.

Read more:Tonali dhe Fagioli marrin dënimet përfundimtare për skandalin e lojërave të fatit

Në fillim të majit, Infantino deklaroi se Irani do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, ka pasur sugjerime nga i dërguari i posaçëm amerikan Paolo Zampolli se Italia mund ta zëvendësojë Iranin në rast se ky i fundit tërhiqet.

Në prill, Zampolli, i lindur në Milano dhe që shërben si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Partneritete Globale, tha: “Konfirmoj se i kam sugjeruar Trumpit dhe Infantinos që Italia ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës”.

Read more:Pse Trump e pezulloi “Operacionin Liria” në Iran?

Megjithatë, burime të FIFA-s kanë konfirmuar se nuk ka plane për ta zëvendësuar Iranin.

Tani, Zampolli e ka përsëritur edhe më fort këtë qëndrim gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport.

Irani vendos kërkesa për Kupën e Botës: Organizatori ynë është FIFA, jo Trumpi

“Me mbështetjen e Trumpit, kontaktova Infantinon sepse rregulloret e FIFA-s janë të gabuara në mënyrën si zëvendësohet një ekip që nuk paraqitet, dhe nëse Irani nuk do të merrte pjesë në Kupën e Botës, Italia, që e ka fituar katër herë dhe është ekipi me renditjen më të lartë mes atyre që mbetën jashtë, do t’i plotësonte kriteret e duhura”.

Read more:Pas UEFA-s edhe FIFA i shqipton dënimin Prestiannit për incidentin me Vinicius

“Çështja kyçe është të kuptojmë se çfarë kanë në mendje iranianët, sepse është shumë e vështirë t’u besohet”.

“Ata tani thonë se ekipi do të vijë, por çfarë bëjmë me ata që i ndjekin, gjë që nuk është shumë e mirëpritur në Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh çfarë po ndodh? Loja është ende e hapur”, deklaroi ai./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Fifa #Gianni infantino #Irani #Italia #Kombëtarja e italisë #Kupa e botës #Kupa e botës 2026 #Paolo zampolli #Përfaqësuesja e iranit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Spektakël politik për të zbehur protestat”, OCCRP: “Bukë dhe cirk” me paratë e shtetit, kritika të forta ndaj Ramës për koncertin e Kanye West
  • LIVE- “Shteti në shërbim të Kanye West edhe autobusët me emrin e tij, por transporti publik i dështuar për shqiptarët”, “godet” aktivisti: Të tregojmë se bashkë ia dalim. Rama jep dorëheqjen
  • Orikum, çmimet nuk janë rritur/ Korriku përmirëson bilancin. Turistët nga Kina, Norvegjia dhe Australia, risia e verës
  • Jehonë revoltës për dorëheqjen e Ramës! Media italiane: Protestat në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë po krijojnë një “Pranverë të re Ballkanike”
  • Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 28 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 20 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Biri i Hamzait, nuk mund ta frikësojë popullin. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë rikthimin e diktatit”/ Protestuesi: Rama ka harruar se pushteti nuk është pronë e tij! Jep dorëheqjen 11 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- “Janë të gjithë të korruptuar”/ Qytetari: Vij nga Suedia, shqiptarët duhet të dalin të gjithë në protestë deri në rrëzimin e Ramës 9 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by