Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pas UEFA-s edhe FIFA i shqipton dënimin Prestiannit për incidentin me Vinicius
Aktualitet

Pas UEFA-s edhe FIFA i shqipton dënimin Prestiannit për incidentin me Vinicius

• 6 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FIFA konfirmoi të mërkurën një pezullim me efekt global për Gianluca Prestiannin, që do ta lërë yllin e Benficës jashtë dy ndeshjeve të Botërorit në Shtetet e Bashkuara, nëse ai përzgjidhet në skuadrën e Argjentinës.

UEFA i kishte vendosur Prestiannit dy javë më parë një dënim prej gjashtë ndeshjesh – me tri ndeshje të pezulluara me kusht, për shkak të fyerjeve verbale ndaj sulmuesit brazilian të Real Madridit, Vinicius Junior, në Ligën e Kampionëve. Gjatë përdorimit të fyerjes, Prestianni kishte mbuluar gojën me fanellë.

Tashmë FIFA, siç pritej, e ka përmbushur kërkesën e UEFA-s që ndalesa të shtrihet edhe përtej garave europiane, duke u aplikuar edhe në Kupën e Botës që nis muajin e ardhshëm.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur ta zgjerojë pezullimin prej gjashtë ndeshjesh, të vendosur nga UEFA ndaj lojtarit të Benficës, Gianluca Prestianni, që të ketë efekt në mbarë botën”, thuhet në një deklaratë të organit drejtues të futbollit.

Read more:10 vite që kur Kosova u pranua në UEFA

Mbetet e paqartë nëse Prestianni është ende pjesë e planeve të përzgjedhësit të Argjentinës, Lionel Scaloni, për ta mbrojtur titullin e Botërorit.

Argjentina e nis turneun më 17 qershor ndaj Algjerisë në Kansas City dhe pesë ditë më vonë luan kundër Austrisë në Arlington, Teksas. Në grup ndodhet edhe debutuesja e Botërorit, Jordania.

🚨 FIFA has extended UEFA’s sanction against Prestianni for his incident with Vinicius to ALL competitions.

Prestianni will NOT be able to participate in any way in the first TWO matches of the World Cup. @diarioas pic.twitter.com/w3ixce5RAa
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 6, 2026

20-vjeçari ka bërë deri tani paraqitjen e tij të parë dhe të vetme me Argjentinën në një miqësore në nëntor.

Read more:FIFA miraton rregullat e reja, ekipi që braktis fushën në shenjë proteste do të përjashtohet

Ai ishte rezervë e papërdorur në ndeshjen e fundit të Argjentinës, një test për Botërorin ndaj Zambias më 31 mars.

Kur Scaloni e thirri Prestiannin në mars për ndeshjet përgatitore, ai nuk e komentoi hetimin e vazhdueshëm të UEFA-s./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Fifa #Gianluca Prestianni #Kupa e botës #Kupa e botës 2026 #Lionel scaloni #madrid #Shtetet e bashkuara #uefa #Vinicius junior

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Njoftimi i Kryeministrisë: Nesër Rama mesazh shqiptarëve nga Rinasi, pas kthimit nga SHBA
  • Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA në Tiranë, Presidenca ndan pamjet e takimit me Begajn tek Pallati i Brigadave (VIDEO)
  • Presidenti Begaj pret letrat kredenciale të ambasadorit të ri të SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt
  • Marko Kepi nderohet nga Parlamenti i Gjeorgjisë për kontributin e tij në mbështetje të diasporës gjeorgjiane
  • 113 ditë qëndresë, aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 10 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by