Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. A po përçahet Dega e AAK-së në Junik? Kuçi bojkoton Kuvendin Zgjedhor: Procesi nuk është legjitim
Aktualitet

A po përçahet Dega e AAK-së në Junik? Kuçi bojkoton Kuvendin Zgjedhor: Procesi nuk është legjitim

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-kryetari i Degës së AAK-së në Junik, Agron Kuçi, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës, i paraparë të mbahet sot më 8 maj 2026, duke e arsyetuar vendimin me atë që e cilëson mungesë të procedurave të detyrueshme statutare.

Në një reagim publik, Kuçi ka thënë se është njoftuar dhe ftuar për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, por ka theksuar se procesi, sipas tij, nuk është paraprirë nga kuvendet zgjedhore të nëndegëve dhe forumeve tjera që përbëjnë bazën organizative për mbajtjen e rregullt të kuvendit.

“E konsideroj të domosdoshme të njoftoj se ky proces zgjedhor nuk është paraprirë nga procedurat e detyrueshme statutare, përkatësisht nuk kanë zhvilluar dhe mbajtur asnjërin nga kuvendet zgjedhore të nëntë (9) nëndegëve, si dhe kuvendet e Aleancës së Gruas dhe Aleancës së të Rinjëve”, ka shkruar Kuçi.

Read more:Koalicionet pezull, LVV-së i duket herët, PDK s’e ka diskutuar, LDK e AAK të heshtur

Ai ka vlerësuar se mosrespektimi i këtyre procedurave “cenon parimet e legalitetit, përfaqësimit dhe procesit zgjedhor”, duke shtuar se delegatët e ftuar në këtë kuvend, sipas tij, nuk burojnë nga një proces i rregullt dhe legjitim.

“Në këto rrethana, konsideroj se delegatët e ftuar në këtë kuvend, përfshirë edhe mua, nuk burojnë nga një proces i rregullt dhe legjitim statutaro-zgjedhor”, ka theksuar ai.

Kuçi ka njoftuar se, “me keqardhje”, ka vendosur të mos marrë pjesë në kuvendin e nesërm, duke thënë se pjesëmarrja do të nënkuptonte legjitimim të një procesi që ai e konsideron të parregullt.

Read more:​BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe kompromis për presidentin

“Kam vendosur të mos marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës për ditën e nesërme… pjesëmarrja në një proces që nuk është ndërtuar mbi bazën e rregullave statutare, do të nënkuptonte legjitimim të paligjshmërisë”, ka shkruar Kuçi.

Ai ka theksuar se vendimi i tij nuk buron nga kundërshtimi personal ndaj ndokujt, por nga bindja se proceset e brendshme duhet të jenë shembull i demokracisë, transparencës dhe respektimit të statutit.

Read more:Lola Young zbulon se një burrë më i vjetër në moshë me të cilin ishte në lidhje për muaj të tërë, po bënte një jetë të dyfishtë si baba i martuar

“Ky vendim nuk buron nga kundërshtimi personal ndaj askujt, por nga bindja ime se… ne kemi për obligim moral dhe politik që proceset tona të brendshme të jenë shembull i demokracisë, transparencës, respektimit të statutit dhe vullnetit të anëtarësisë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Kuçi ka vlerësuar se vetëm përmes respektimit të normave dhe proceseve të drejta demokratike, mund të ruhet besimi i qytetarëve dhe të forcohet AAK-ja si subjekt politik. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aak #Agron kuçi #Gjakova #Gjakova lokale #Junik #kuvend #Maj 2026 #Reagim #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 2 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin