SARANDË– Rexhep Ismaili, pronari i një karburantit në Sarandë, u vra mbrëmjen 7 majit brenda në lokalin e tij. Motivet janë ende të paqarta, por një burim i tha Report Tv se 66-vjeçari ndërhyri për të ndalur rrëmbimin e një të riu që ndodhej brenda lokalit të tij në fshatin Gjashtë, kur agresorët, një grup prej 10 peronash mësynë me sende të forta në ambientet e brendshme të barit.
Ende nuk dihet se cili ishte personi që do të merrej peng, por sherri mes grupeve ka nisur pasi pronari i lokalit ka ndërhyrë për të shpëtuar të riun dhe autorëve u ka thënë se “djalin nuk mund ta prekni në shtëpinë time”. Policia po heton pistën e konfliktit të pronave, si motiv pas të cilit dyshohet se fshihet tentativa për pengmarrjen.
Pas sherrit me sende të forta, situata ka degraduar deri në përdorimin e armëse të zjarrit.
Dyshohet se ka qenë Lulzim Tabaku që ka nxjerrë i pari armën dhe ka qëlluar viktimën që ishte edhe kryetar i shoqatës Çamëria në Sarandë. Më pas, një person në banak ka hapur zjarr.
Read more:Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër që nuk është paraqitur për ndihmë në spital. Autori që vrau 66-vjeçarin, Lulzim Tabaku, ia ka mbathur bashkë me të lënduarin dhe janë në kërkim.
Blutë e Sarandës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do t’i ndihmojnë për të zbardhur dinamikën e sherrit si edhe për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që janë përfshirë në ngjarje bashkë me autorin Tabaku.
Po ashtu, policia po ushtron kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e të plagosurit. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të jenë larguar nga Saranda, pasi fshati ku ndodhi vrasja ndodhet në dalje të qytetit.
Read more:Sekretarja e Trumpit bëhet nënë për herë të dytë

Viktima Rexhep Ismaili
Lajm në përditësim…
Vrasja e pronarit të karburantit në Sarandë, Zhupa: PD humbi një bashkëpunëtor të vyer

Foto: Ina Zhupa dhe Rexhep Ismaili
Deputetja e PD, Ina Zhupa shprehet e tronditur për vrasjen e Ismail Rexhepit, ndërsa thotë se PD humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer.
Postimi i plotë:
E tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e Rexhep Ismailit. Një njeri me vlera dhe një patriot i përkushtuar.
Partia Demokratike humbi një drejtues të strukturave të saj, një kontributor të palodhur dhe një bashkëpunëtor të vyer. Rexhepi drejtonte gjithashtu shoqatën “Çamëria” dhe ishte një zë i fortë në mbrojtje të kauzave kombëtare.
Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhimbje dhe tronditje te të gjithë ne që e njohëm.
Pres që institucionet ligjzbatuese, Policia e Shtetit dhe Prokuroria, të veprojnë me përgjegjësi të plotë për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj vrasjeje dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Rexhep Ismailin.
Read more:ISHT kreu mbi 2500 kontrolle gjatë muajit prill, ka shqiptuar dënime mbi 16 milionë denarë
U prehtë në paqe.
Atentati në Sarandë/ Reagon shoqata ‘Çamëria’: Kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes! Zë i palëkundur i çështjes çame

Shoqata ‘Çamëria’ ka reaguar për atentatin në Sarandë ku mbeti i vrarë kryetari i saj, Rexhep Ismaili. Në një postim në rrjetet sociale, shoqata ka dënuar ngjarjen dhe kërkon zbardhjen e saj të menjëhershme.
Gjithashtu, nënvizon kontributin e 66-vjeçarit si “zë i palëkundur” dhe “mbrojtës i pashoq” për çështjen çame.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, shkruhet në postim.
Read more:Të premten në ditëlindjen e 26-të, Gjesti publikon albumin e ri me DJ Gimbon
Vrasja në Sarandë/ 10 persona shkuan për të rrëmbyer një person në lokalin e tij, Ismaili ndërhyri për t’i ndalur! Mjeti i autorëve në vendngjarje

Sherri në të cilin mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në lokalin e karburantit të tij në Sarandë, nuk e përfshinte drejtpërdrejt viktimën.
Sipas burimeve, gjatë mbrëmjes të së enjtes në lokal kanë shkuar të paktën 10 persona që kanë patur konflikt me dikë që ka qenë në lokal dhe kanë dashur ta rrëmbejnë. Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt pronësie.
Rexhep Ismaili u ka thënë “djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu” dhe më pas situata ka degraduar. Në vendngjarje ka mbetur një automjet i autorëve.




