Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Aktualitet

​Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?

• 8 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Javën e kaluar është prezantuar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, raporti i ekspertëve britanikë lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ky raport preliminar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, ka ngritur shqetësime lidhur me “kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes”.

Institucioni i Avokatit të Popullit i ka thënë KosovaPress-it, se ky raport “ka kontribut të rëndësishëm për të siguruar respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare për proces të rregullt dhe të drejtë”. Në këtë përgjigje, po ashtu nënvizohen edhe pritjet e këtij institucioni pas gjetjeve në raport.

“Pritjet tona janë që gjetjet dhe vlerësimet e paraqitura të shërbejnë si një bazë e dobishme për reflektim të mëtejmë dhe për një dialog konstruktiv ndërmjet të gjithë akterëve përkatës, me qëllim avancimin e mëtejshëm të praktikave dhe garancive procedurale në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sa i përket efektit të raportit, mbetet e rëndësishme që ai të trajtohet me vëmendjen e duhur dhe në frymën e bashkëpunimit institucional. Duke pasur parasysh natyrën e tij të pavarur dhe profesionale, konsiderojmë se raporti ka potencialin të kontribuojë pozitivisht në forcimin e standardeve të drejtësisë dhe në rritjen e besimit në proceset gjyqësore”, thuhet në këtë përgjigje të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Read more:Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për raportin e britanikëve thonë se “s’e ka të qartë statusin”

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep thotë se ky raport nuk do të ketë ndikim në vendimmarrje apo funksionim.

Ajo në një përgjigje për KosovaPress, thekson se “Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor i pavarur” dhe se “raporti nuk do të ketë asnjë ndikim në punën e Speciales”.

“Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të sqaruar se, ndryshe nga raportimet e fundit në mediat e Kosovës, Raporti i BHRC-së nuk përmban asnjë konstatim se ndonjë vendim i gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara ka shkelur të drejtat e njeriut të ndonjë të akuzuari, dhe as nuk përfundon se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara shkel apo bie ndesh me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut apo të ndonjë tribunali ndërkombëtar ad hoc, përfshirë ICTY-në. Raporti i BHRC-së po ashtu nuk konstaton se vendimet mbi paraburgimin kanë shkelur ndonjë konventë për të drejtat e njeriut. Përkundrazi, Raporti i BHRC-së reflekton mbi mundësinë efektive të mjeteve juridike para KSC-së dhe faktin se shumë çështje janë ende në proces gjyqësor dhe mund të apelohen në instanca më të larta”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Dhomave.

Read more:OVL e UÇK-së kritikon shtyrjen e vendimit në Hagë: Gati gjashtë vjet paraburgim pa vendim është dënim pa aktgjykim

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp thotë se raporti ngre shumë çështje ligjore, por flet edhe për rëndësinë e transparencës gjatë procesit gjyqësor.

“Vlera më e madhe është se ky raport tregon rëndësinë e transparencës ndaj institucioneve ligjore si kjo gjykatë, ose çdo gjykate tjetër. Ato mund të ndiqen, analizohen, kritikohen gjatë funksionimit të tyre. Ajo që thuhet për funksionimin e gjykatës, jo vetëm në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, por edhe në rastet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, është se këto organizata thjesht bëjnë monitorim dhe raportim. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme e sundimit të ligjit, që organizata të tilla ekzistojnë dhe ndihmojnë në përfshirjen e publikut më të gjerë, jo vetëm juristëve, në debat dhe diskutim. Megjithatë, ato nuk janë palë në proces dhe ajo që thonë nuk merret si pjesë e procedurës gjyqësore. Në fund të fundit, një proces penal ka të bëjë vetëm me palët që kanë të drejtë të paraqiten në gjykim: prokuroria, mbrojtja dhe ndonjëherë palë të treta, si shteti kur kërkon të mbrojë interesat e tij. OJQ-të zakonisht nuk janë palë në proces. Ato mund të thirren si dëshmitarë ekspertë ose të dorëzojnë raporte, por jo më shumë se kaq. Në këtë rast, kjo nuk ka ndodhur. Kjo OJQ ka vendosur, si në raste të tjera, të analizojë funksionimin e gjykatës dhe punën e saj në lidhje me krimet e pretenduara të anëtarëve të UÇK-së në periudhën 1998–1999”, deklaron ajo për KosovaPress.

Sipas saj, ky raport, nuk mund të jetë pjesë e procedurës sepse rasti është i mbyllur dhe gjyqtarët do të vendosin vetëm mbi bazën e provave të paraqitura nga dy palët gjatë procesit.

Read more:Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu: Një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë

Shqetësim i madh gjatë këtij procesi është ngritur edhe për pranimin nga ana e Gjykatës Speciale të dokumenteve prej autoriteteve të Serbisë, në cilësinë e provave materiale.

Për këtë çështje flet edhe Tromp, e cila punoi për shumë vite në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

“Kur bëhet fjalë për drejtësinë e procesit dhe pretendimet për paragjykim ndaj të akuzuarve, një nga çështjet lidhet me provat. Aty thuhet se mënyra se si prokuroria ka paraqitur një sasi shumë të madhe provash, një numër i madh dokumentesh dhe prova dokumentare, si dhe mënyra se si gjyqtarët i kanë pranuar ato si prova për t’u marrë parasysh në vendim, nuk është domosdoshmërisht mënyra se si duhet të bëhet. Sepse çdo provë duhet të paraqitet nga prokuroria duke shpjeguar qartë rëndësinë dhe lidhjen e saj me akuzat penale dhe me aktakuzën. Ata ngritin pyetjen: si mund të kalojnë gjyqtarët nëpër një sasi kaq të madhe dokumentesh dhe të përcaktojnë rëndësinë e provave për elementet e veprës penale, qoftë për krimet e kryera apo për qëllimin kriminal? Sipas tyre, kjo nuk mund të jetë e saktë, sepse akuzat janë shumë serioze për t’u trajtuar thjesht duke dorëzuar ‘ngarkesa të mëdha dokumentesh’ gjyqtarëve, pa që prokuroria të shpjegojë dokument për dokument relevancën e tyre. Prandaj mendoj se është një çështje shumë e drejtë që kanë ngritur”, thotë më tej Tromp.

Read more:​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

Një raport të tillë si të ekspertëve britanikë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) kishte kërkuar në shumë se në një takim me partitë opozitare.

“Tek të gjitha partitë politike opozitare që janë parlamentare kemi kërkuar, njëra prej arsyeve kur jemi takuar me ta, kam kërkuar votën e deputetëve të tyre për kontraktimin e një instituti të pavarur ndërkombëtar që shkon dhe e monitoron procesin në Gjykatën Speciale atje. Prandaj ne e vlerësojmë lartë gatishmërinë e partive politike opozitare parlamentare që na kanë dhënë neve mbështetjen që kurdo që kjo ide vjen në kuvend, ne jemi të gatshëm të japim votën tonë. Mund të them lirisht që të gjithë deputetët opozitarë kanë qenë të gatshëm që të japin votën që kuvendi si institucioni më i lartë në vendin tonë të mund të kontraktojë një institut sepse tek e fundit edhe vet Gjykata Speciale buron nga kuvendi. Por, nuk ka pasur vullnet qeveritar që qeveria të iniciojë sepse Ministria e Drejtësisë do të ishte dashur të iniciojë diçka të tillë dhe të vij dhe të marrë aprovimin edhe në kuvend”, thekson nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla.

Syla shton se raporte të tilla në shumë raste në botë kanë parandaluar gjykim të njëanshëm dhe politik.

Read more:Will Smith fiton në gjykatë – rrëzohet padia për ngacmim seksual e violinistit Brian King Joseph

“Prandaj, kur ka shkuar ky institut [Trial Ëatch] dhe ka trajtuar çështje të procesit dhe i ka nxjerrë dështimet që i ka pasur procesi gjyqësor atje, këto dështime kur janë dalë në sipërfaqe besoni ose jo kemi raste edhe një gazetari edhe shumë raste të tjera që ata janë liruar se bashkësia ndërkombëtare e ka kuptuar që atje po ndodhë një gjykim politik, apo një gjykim i njëanshëm dhe prandaj besoni që ka ndikuar edhe deri në lirimin e atyre personaliteteve që janë arrestuar e janë provuar të gjykohen për arsye të atij pushteti që ka udhëhequr në atë pushtet, shteteve të cilët nuk janë demokratike që kanë provuar të arrestojnë gazetarë, qofshin edhe politikanë të ndryshëm që janë marrë me të drejtat e njeriut, i kanë arrestuar. Edhe ndikimi i atyre instituteve që janë të pavarura në gjykime ndërkombëtare, ka pasur ndikim aq të madh që ka përfunduar edhe me lirimin e atyre personave për të cilët u menduar që ai pushteti do i mbajë paligjshëm”, ka thënë ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare më 18 shkurt ku edhe një herë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Edhe mbrojtja e tyre ka mohuar krimet për të cilat pretendon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. /KP/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Angela griep #Avokati i popullit #Dhomat e specializuara #Gazmend syla #Gjykata #Gjykata speciale #gjyqtarët #Nevenka tromp

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë
  • Protesta e 40 kundër qeverisë/ “Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar”, revolta e qytetares: Të dalim të gjithë në shesh derisa ta rrëzojmë: Rama, Belinda në burg
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
  • Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by