Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu: Një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë
Aktualitet

Hapja e Gjykatës Administrative, Haxhiu: Një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë

• 5 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Gjykatës Administrative.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Haxhiu ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Administrative pa dyshim që është një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, por rëndësia e saj e vërtetë do të ndihet jashtë këtyre ambienteve.

“Pra, në zyrat, në shtëpitë ku qytetarët presin përgjigje, në familjet që varen nga një vendim, në punën e përditshme të administratës dhe në besimin që njerëzit kanë në raport me shtetin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ajo që për administratën mund të jetë një lëndë, për qytetarin është vendi i tij i punës, pensioni i prindit, paga e familjes, një ndihmë e domosdoshme, një licencë për të punuar, apo një e drejtë që e ka kërkuar me muaj apo me vite të tëra. Prandaj, duhet theksuar se vendimet administrative e prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Haxhiu.

Read more:​Haxhiu për anëtarin e dhjetë të KQZ-së: Kaluan të gjitha afatet, s’e di a do të ketë ndonjë vendim

Ajo ka thënë se kur e kemi nisur këtë punë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi pasur para vetes një problem të njohur për shumë qytetarë të Republikës: shteti vendos, kurse qytetari shpesh detyrohet të presë gjatë për ta kuptuar nëse vendimi i një institucioni është i drejtë apo i ligjshëm, nëse është i arsyetuar, nëse ka ku të ankohet dhe nëse ankesa e tij do të merret seriozisht.

“Në një republikë demokratike, vendimi i administratës nuk mund ta lërë qytetarin pa rrugë. Ai duhet të mbështetet në ligj, të arsyetohet qartë dhe të mund të kundërshtohet kur qytetari mendon se i është cenuar një e drejtë. Edhe sot, në një kapacitet tjetër, e shoh këtë gjykatë me të njëjtën bindje. Reforma pra, nuk matet me momentin kur shkruhet në ligj, por atëherë kur qytetari fillon ta ndjejë në jetën e vet. Dhe sot me hapjen e Gjykatës Administrative, unë uroj fort që qytetari i Republikës ta ndjejë dorën e shtetit, dhe uroj po ashtu që çdo dorë që prek jetën e qytetarit të jetë e kujdesshme, e matur dhe e përgjegjshme”, ka theksuar Haxhiu.

Read more:Si vdiq Michael Jackson? 17 vite më vonë, misteret dhe detajet e fundit

Ajo më tej tha se Gjykata Administrative do të ketë rëndësi edhe për vetë administratën.

Sipas saj, çdo vendim i saj do të jetë mësim për zyrën publike: si duhet të arsyetohet një akt, si duhet të respektohet afati, si duhet të trajtohet pala dhe si duhet të shmanget përsëritja e gabimit.

Read more:Guardiola nuk dorëzohet në garën për titullin e Ligës Premier, pavarësisht barazimit me Evertonin

Haxhiu më tej tha se Shteti bëhet më i mirë kur pranon të korrigjohet.

“Puna e gjykatës nuk do të jetë e rëndësishme vetëm për qytetarin që e fiton një kontest. Por do të jetë e rëndësishme edhe për administratën që mëson nga ai kontest. Sepse çdo vendim i kësaj gjykate do t’i flasë edhe zyrës publike: t’i tregojë ku ka gabuar, si duhet të arsyetohet një vendim, si duhet të veprojë herën tjetër. Kështu ndërtohet edhe zakoni i përgjegjësisë në shtet”, shtoi Haxhiu.

Read more:Rusia humb territor në Ukrainë për herë të parë që nga viti 2023, forcat ukrainase fitojnë qindra kilometra në Zaporizhia, Kharkiv dhe Donjetsk

Ajo i ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në këtë proces të rëndësishëm: grupin punuese, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrinë e Drejtësisë, Kuvendin e Republikës së Kosovës, Këshillin Gjyqësor, gjyqtarët, sidomos administrativ që nuk kanë hezituar asnjëherë, që të jenë në grupe punuese të Ministrisë së Drejtësisë në atë kohë dhe të japin kontributin e tyre profesional.

“Faleminderit shumë, sepse natyrisht që puna e zyrtarëve në Ministrinë e Drejtësisë në atë kohë ka qenë shumë e madhe, por ndryshe është kur merr mësime, komente, propozime nga ata që për çdo ditë merren me çështje të tilla! Prandaj, faleminderit për gjithë këtë angazhim që e keni bërë! E gjithashtu edhe partnerët që e kanë ndihmuar asokohe Ministrinë e Drejtësisë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Read more:Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ajo ka thënë se nga sot pra, kjo gjykatë do të flasë përmes vendimeve të saj, përmes lëndëve që i trajton pa zvarritje dhe përmes rasteve kur gabimi i administratës rregullohet dhe kur qytetari e sheh se nuk është i pambrojtur.

“Pra, ky është kuptimi i saj. Uroj që puna e saj ta afrojë qytetarin me të drejtën dhe ta mbajë administratën më afër përgjegjësisë! Ju uroj punë të mbarë gjithë gjyqtarëve që do të jenë të angazhuar në këtë Gjykatë. Po ashtu stafit profesional, bashkëpunëtorëve, zyrtarëve ligjorë dhe gjithë stafit tjetër që do të angazhohet në të njëjtën”, ka thënë në fund të fjalës së saj u.d. presidentja Haxhiu. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albulena haxhiu #Ceremonia #Gjykata #Gjykata Administrative #gjyqtarët #jetë #media #Para #Presidenca e kosovës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin 2 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Sociale Pas furtunës qetësohet moti, reshje të dobëta edhe të hënën 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by