Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Atentati në Sarandë, 10 persona hynë me forcë në lokal – biznesmeni që u vra hapi zjarr në mbrojtje të një të riu
Aktualitet

Atentati në Sarandë, 10 persona hynë me forcë në lokal – biznesmeni që u vra hapi zjarr në mbrojtje të një të riu

• 8 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 7 majit në fshatin Qafë Gjashtë, në Sarandë. Ismaili, i njohur në zonë si pronar i një karburanti dhe i lokalit “Vëllezërit Ismaili”, mbeti i vrarë brenda ambientit të biznesit të tij pas një konflikti të dhunshëm që dyshohet se përfshiu disa persona.

Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, ngjarja ka nisur rreth orës 21:28, kur një grup prej rreth 10 personash kanë mbërritur në lokalin e 66-vjeçarit.

RTSH raporton se dyshohet se ata kishin një konflikt të mëparshëm me një të ri nga zona, për çështje pronësie. Në momentin e ngjarjes, personi me të cilin kishte nisur konflikti ndodhej në verandën e lokalit, së bashku me Rexhep Ismailin dhe persona të tjerë.

Read more:Nga sherri në lokal te vrasja e Rexhep Ismailit, zbardhet dinamika e krimit në Sarandë

Fillimisht mes palëve ka pasur debat verbal, i cili shumë shpejt është përshkallëzuar në përplasje fizike me sende të forta. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se grupi i të rinjve ka hyrë me forcë në ambientet e lokalit, duke sulmuar personin me të cilin kishin konflikt, ndërsa 66-vjeçari ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të larguar palët nga biznesi i tij.

Në kulmin e konfliktit, Rexhep Ismaili dyshohet se është futur në brendësi të lokalit dhe më pas ka dalë me një armë zjarri tip automatik AK-47, duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit. Në atë moment, është kundërpërgjigjur me armë zjarri edhe pala tjetër, ku një plumb nga pistoleta ka goditur 66-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Read more:Sulm me armë në Turqi, plagoset rëndë vëllai i ish-ministrit turk

Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë -viktima hapi zjarr ndaj autorëve pas konfliktit në lokal, arrestohen 5 persona

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga zona. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një automjet luksoz tip “Audi Q8”, i cili dyshohet se është përdorur nga personat e përfshirë në konflikt.

Deri më tani, autorët e dyshuar nuk janë kapur, ndërsa forca të shumta policie po vijojnë kontrollet në disa zona për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Burime bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar të paktën 5 persona, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe rolin e tyre të mundshëm në përplasjen fatale.

Read more:Qendra e zhvillimit “Agim Lluka” në Dukagjini Center – vendi i duhur për konferenca dhe evente biznesi

Grupi hetimor po punon gjithashtu për të identifikuar personin që ka qëlluar me armë zjarri dhe ka shkaktuar vdekjen e 66-vjeçarit, si dhe për të dokumentuar plotësisht dinamikën e konfliktit.

Rexhep Ismaili ishte një emër i njohur në zonën e Sarandës, jo vetëm si biznesmen, por edhe si drejtues i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten zhvillime të reja në orët dhe ditët në vijim lidhur me identifikimin dhe kapjen e autorëve./RTSH

– YouTube youtu.be

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Ak47 #Audi #Biznesi #Karburanti #Policia #Prokuroria #Rexhep Ismaili #sarande

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona
  • Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues duke rrezikuar jetën e pushuesve që bënin plazh,  5 milionë lekë gjobë për drejtuesin
  • Video/ Hajduti serial godet sërish! Vjedh marketin e tretë në Dhërmi, kamerat i zbulojnë fytyrën
  • Video/ Kaos në Ankara! Policia turke hedh gaz lotsjellës në selinë e partisë opozitare, kërkon largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj
  • Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 7 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by