Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ministrja Sala: Angazhimi vullnetar i të rinjve, një model që duhet ta zgjerojmë në të gjithë Shqipërinë
Aktualitet

Ministrja Sala: Angazhimi vullnetar i të rinjve, një model që duhet ta zgjerojmë në të gjithë Shqipërinë

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë inspektimit në Qendrën Multifunksionale Vorë, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në kuadër të aktivitetit “Rini në lëvizje – fuqia për të ndikuar”, ku 25 të rinj janë aktivë në programet e qendrës, duke u angazhuar në shërbime dhe punë vullnetare në mbështetje të komunitetit të zonës.

Ministrja Sala vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet qeverisë, pushtetit vendor dhe partnerëve ndërkombëtarë për krijimin e hapësirave të tilla, të cilat mundësojnë ofrimin e shërbimeve të integruara sociale përmes mekanizmit të Fondit Social.

Read more:“Premtova se nuk do të mallkoj më në publik”, Kamala Harris për luftën e Trump me Iranin: Janë thjesht budallallëqe

“Jam vërtet e kënaqur që po vizitoj këtë qendër multifunksionale këtu në Vorë. Është një shembull i shkëlqyer i një bashkëpunimi ndërmjet qeverisë, pushtetit lokal dhe sigurisht institucioneve ndërkombëtare që na ndihmojnë vazhdimisht nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social. Është një fakt që nëpërmjet vullnetarizmit siç e shohim këtu, por edhe këtij bashkëpunimi shumë të fortë, kanë marrë ndihmë rreth 47 mijë persona dhe janë ofruar 98 shërbime”, tha ministrja.

Duke vlerësuar rëndësinë e angazhimit vullnetar, ministrja Sala theksoi se ky model duhet të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë, ndërsa përgëzoi të rinjtë për kontributin e tyre dhe i inkurajoi për vijimësinë e këtij angazhimi si një vlerë qytetare dhe humane në shërbim të komunitetit.

Read more:Minçev: Fokusi institucional mbetet në menaxhimin efikas dhe ulje të kontesteve administrative

“ Këtë model duhet ta zgjerojmë më tej nëpër të gjithë Shqipërinë. Ndihma që jepni njerëzve që kanë nevojë është një ndihmë sublime, e pazëvendësueshme. Unë flas dhe nga ana e profesionit, duke qenë se jam mjeke dhe jam më tepër e lidhur me humanizmin ndaj pacientët. Por kjo gjë që po bëni është shumë e bukur. Vazhdoni ta bëni sepse shoqëria ka nevojë, Shqipëria ka nevojë për këtë energji, për këtë kreativitet, por edhe për këtë qasje pozitive ndaj njëri tjetrit dhe ndaj shoqërisë Shqiptare”, theksoi ministrja Sala.

Aktiviteti “Rini në lëvizje – fuqia për të ndikuar” vjen si një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkisë Vorë, organizatave lokale të shoqërisë civile me ekspertizë në fushë dhe organizatës Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ), si pjesë e programit EU4SocialCare dhe ka në fokus fuqizimin e të rinjve përmes përfshirjes aktive në jetën sociale, promovimit të vullnetarizmit dhe zhvillimit të aftësive për angazhim komunitar.

Read more:Gashi-Varns: Mbështetje për reformat dhe partneritetin strategjik me SHBA-në

Qendra Multifunksionale përfaqëson një model inovativ dhe të qëndrueshëm të kujdesit social, duke ofruar mbështetje psikosociale, edukative dhe zhvillimore për fëmijët, të rinjtë, nënat dhe familjet në nevojë, ku aktualisht marrin shlrbim rreth 220 fëmijëve, 125 të rinjve dhe 78 prindërve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktiviteti #Edukim #Evis Sala #Fëmijët #Fokus #Ministria e shëndetësisë #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 42 ditë revoltë! Qytetarët shprehen të vendosur, se nuk tërhiqen deri në largimin e Ramës
  • “Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 42-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
  • LIVE- Revolta nuk ndalet, 42 ditë protestë kundër Ramës! Protestuesit nuk kursejnë as Presidentin: Bajram Begaj… (VIDEO)
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”! Marshim kilometrik në ditën e 42 të protestave, jehon thirrja: Arrestoni Ramën
  • LIVE- “Shqipëria kërkon revolucion”, me mijëra kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 13 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by