
Olympique Marseille e ka larguar Pierre-Emerick Aubameyang un nga skuadra e tyre për ndeshjen e së dielës kundër Le Havre pas një incidenti në qendrën stërvitore të klubit La Commanderie. Sulmuesi gabonez u ndëshkua për një shaka të ashpër që përfshinte një fikës zjarri.
E gjitha filloi të enjten në mbrëmje, kur disa lojtarë të Marseille, të frustruar që duhej të kalonin një natë tjetër në izolim në kampin e tyre stërvitor, shkaktuan një rrëmujë brenda rezidencës sportive të klubit.
Read more:Greenwood përpara transferimit më të madh në karrierë
Aubameyang thuhet se udhëhoqi një grup lojtarësh nëpër dhoma të ndryshme në atë që burimet e përshkruan si një përpjekje për të “krijuar pak atmosferë”.
Megjithatë, situata u përshkallëzua kur dyshohet se një fikës zjarri u përdor për të spërkatur Bob Tahrin, menaxherin e ekipit përgjegjës për zbatimin e orës policore të ekipit.
Read more:Milani shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e yllit të Bayernit
Shtrati dhe sendet e tij personale u spërkatën gjithashtu. Tahri thuhet se reagoi me zemërim ndaj incidentit dhe informoi menaxhmentin e klubit.
Kërkimi i faljes nuk mjaftoi
Presidenti i përkohshëm i Marsejës, Alban Juster, dhe presidenti i ardhshëm Stephane Richard u takuan me ekipin të premten për të përcaktuar faktet, pas së cilës vendosën ta sanksionojnë Aubameyang.
Read more:“Mos u ndaj nga tufa”, “nuk jam tufë, jam deputete” – si filloi përplasja e Reshitajt me Gërvallën
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës i ka kërkuar falje si Tahrit, ashtu edhe udhëheqjes së klubit, por kjo nuk e shpëtoi atë nga përjashtimi nga skuadra. /Telegrafi/




