Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
Botë

Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja

• 9 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tragjedia në anijen turistike vazhdon të thellohet, pasi tre persona në bord janë zbuluar të infektuar me hantavirus, ndërsa autoritetet argjentinase kanë hedhur poshtë versionin se pacientët e parë, një çift holandez vëzhgues zogjsh, e kanë marrë infeksionin në territorin e Argjentinës.

Read more: Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni replikon: Është vetëmbrojtje

Sipas raportimeve të Mail on Sunday, çifti është gjetur fillimisht në një zonë për vëzhgim zogjsh dhe mbeturinash në qytetin jugor Ushuaia, por hetimet sugjerojnë se ata kishin udhëtuar më parë në Patagoni, një zonë ku është regjistruar një shpërthim i virusit me 101 raste të konfirmuara dhe 32 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës.
Kreu i shërbimit epidemiologjik në vend ka deklaruar për mediat britanike se “virusi nuk ka qenë kurrë këtu”, duke shtuar se nuk ka prova që infeksioni të jetë marrë në Ushuaia. “Ata erdhën këtu nga Patagonia ku ka një shpërthim,” tha ai, duke theksuar se zona ku u raportua vizita nuk përputhet me praninë e bartësit të virusit, miut colilargo.
Sipas tij, çifti kishte mbërritur në Ushuaia më 29 mars pasdite dhe kishte qëndruar vetëm dy ditë para se të hipte në anije, ndërkohë që periudha e inkubacionit të sëmundjes është të paktën një javë. Autoritetet argumentojnë se kjo e bën shumë të pamundur që infeksioni të jetë marrë në vendin ku u raportua fillimisht.
Lloji i virusit që ka shkaktuar vdekjen e tre pasagjerëve në anijen turistike njihet si varianti i Andeve, i cili është regjistruar më parë në provincat Neuquén, Río Negro dhe Chubut në Patagoninë veriore.

Read more:Shpërthimi i Hantavirusit në MV Hondius/ Anija do të ankorohet nesër në Ishujt Kanarie, OBSH në gatishmëri për pritjen e pasagjerëve

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të 24 ministrive provinciale për të gjurmuar lëvizjet e çiftit dhe për të identifikuar burimin e saktë të shpërthimit. Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit janë regjistruar 42 raste, ndërsa që nga qershori i kaluar numri i përgjithshëm ka arritur në 101 raste me 32 viktima, paqartësi ende mbetet mbi numrin e saktë të vdekjeve të shkaktuara nga varianti i Andeve.
Autoritetet theksojnë se virusi përhapet përmes thithjes së ajrit të kontaminuar me jashtëqitje, urinë ose pështymë të kafshëve bartëse, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur transmetim të drejtpërdrejtë midis njerëzve.
Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në Kili ka deklaruar se periudha e inkubacionit nuk përputhet me itinerarin e udhëtimit të çiftit, duke shtuar: “Ata nuk e morën atë në vendin tonë.”
Viktimat e para të raportuara në anije janë ornitologu holandez Leo Silperod, 70 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Miriam, 69 vjeçe. Sipas raportimeve, z. Silperod u sëmur dhe ndërroi jetë më 11 prill në bord, ndërsa bashkëshortja e tij vdiq disa ditë më vonë, më 24 prill, pasi gjendja e saj u përkeqësua gjatë kthimit drejt Holandës.
Autoritetet vazhdojnë hetimet ndërkombëtare për të përcaktuar origjinën e saktë të infeksionit dhe mënyrën e përhapjes së tij, ndërsa mbeten të paqarta lidhjet e mundshme me zonat e Patagonisë ku është raportuar shpërthimi më i madh i virusit në vitet e fundit.

Read more:Droni ushtarak në ishullin e Lefkadës, autoritetet greke: Është prodhim ukrainas

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anije #hantavirus #jetë #Mediat #Ministria e shëndetësisë #Para #shperthim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët
  • “Rama do të ikë! Lumi popullor do i pastrojë pisllëqet”/ Arsimtari në protestë: Kryeministri, krimineli i betonizimit! Nuk do të ndalemi deri në rrëzimin e tij
  • LIVE- Dita e 27 e tubimit kundër kryeministrit, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
  • “E mbushe partinë me kriminelë! Edhe socialistët janë penduar”/ Qytetari shpërthen në protestë: Rama, nukt’i bëj hallall vitet e punës të nënës sime dhe pensionistët që jetojnë me 100 euro në muaj
  • LIVE- Dita e 27 e tubimit kundër kryeministrit, qytetarët nisim marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 12 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë “S’e keni kurajon e Koçekut! Dëgjoni qytetarët”/ Protesta për protestat, Blushi: Të kufizohet në dy mandate pushtet i kryeministrit 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Shqipëria, kryelajm botëror”! Ish-zv/ministrja e PS ‘rrëzon’ Ramën: Protesta solli atë që qeveria s’e arriti me miliona euro lobime dhe propagandë 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Dritan Goxhaj e 10 të tjerë vihen nën hetim, Policia: Bllokuan rrugët në tubimet e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 9 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by