Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja
Botë

Dyshime mbi origjinën e infektimit/ Çifti holandez që vdiq në anijen turistike nuk e mori virusin në Argjentinë, detaje të reja

• 9 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tragjedia në anijen turistike vazhdon të thellohet, pasi tre persona në bord janë zbuluar të infektuar me hantavirus, ndërsa autoritetet argjentinase kanë hedhur poshtë versionin se pacientët e parë, një çift holandez vëzhgues zogjsh, e kanë marrë infeksionin në territorin e Argjentinës.

Read more: Rikthehen tensionet në Hormuz, SHBA godasin objektiva ushtarake iraniane! Teherani: Armëpushimi u shkel! Uashingtoni replikon: Është vetëmbrojtje

Sipas raportimeve të Mail on Sunday, çifti është gjetur fillimisht në një zonë për vëzhgim zogjsh dhe mbeturinash në qytetin jugor Ushuaia, por hetimet sugjerojnë se ata kishin udhëtuar më parë në Patagoni, një zonë ku është regjistruar një shpërthim i virusit me 101 raste të konfirmuara dhe 32 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Argjentinës.
Kreu i shërbimit epidemiologjik në vend ka deklaruar për mediat britanike se “virusi nuk ka qenë kurrë këtu”, duke shtuar se nuk ka prova që infeksioni të jetë marrë në Ushuaia. “Ata erdhën këtu nga Patagonia ku ka një shpërthim,” tha ai, duke theksuar se zona ku u raportua vizita nuk përputhet me praninë e bartësit të virusit, miut colilargo.
Sipas tij, çifti kishte mbërritur në Ushuaia më 29 mars pasdite dhe kishte qëndruar vetëm dy ditë para se të hipte në anije, ndërkohë që periudha e inkubacionit të sëmundjes është të paktën një javë. Autoritetet argumentojnë se kjo e bën shumë të pamundur që infeksioni të jetë marrë në vendin ku u raportua fillimisht.
Lloji i virusit që ka shkaktuar vdekjen e tre pasagjerëve në anijen turistike njihet si varianti i Andeve, i cili është regjistruar më parë në provincat Neuquén, Río Negro dhe Chubut në Patagoninë veriore.

Read more:Shpërthimi i Hantavirusit në MV Hondius/ Anija do të ankorohet nesër në Ishujt Kanarie, OBSH në gatishmëri për pritjen e pasagjerëve

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të 24 ministrive provinciale për të gjurmuar lëvizjet e çiftit dhe për të identifikuar burimin e saktë të shpërthimit. Sipas të dhënave zyrtare, këtë vit janë regjistruar 42 raste, ndërsa që nga qershori i kaluar numri i përgjithshëm ka arritur në 101 raste me 32 viktima, paqartësi ende mbetet mbi numrin e saktë të vdekjeve të shkaktuara nga varianti i Andeve.
Autoritetet theksojnë se virusi përhapet përmes thithjes së ajrit të kontaminuar me jashtëqitje, urinë ose pështymë të kafshëve bartëse, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse ka pasur transmetim të drejtpërdrejtë midis njerëzve.
Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në Kili ka deklaruar se periudha e inkubacionit nuk përputhet me itinerarin e udhëtimit të çiftit, duke shtuar: “Ata nuk e morën atë në vendin tonë.”
Viktimat e para të raportuara në anije janë ornitologu holandez Leo Silperod, 70 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Miriam, 69 vjeçe. Sipas raportimeve, z. Silperod u sëmur dhe ndërroi jetë më 11 prill në bord, ndërsa bashkëshortja e tij vdiq disa ditë më vonë, më 24 prill, pasi gjendja e saj u përkeqësua gjatë kthimit drejt Holandës.
Autoritetet vazhdojnë hetimet ndërkombëtare për të përcaktuar origjinën e saktë të infeksionit dhe mënyrën e përhapjes së tij, ndërsa mbeten të paqarta lidhjet e mundshme me zonat e Patagonisë ku është raportuar shpërthimi më i madh i virusit në vitet e fundit.

Read more:Droni ushtarak në ishullin e Lefkadës, autoritetet greke: Është prodhim ukrainas

Lexo edhe
Botë

Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë

Botë

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, por çështja e armëve bërthamore mbetet e hapur

Tags: #Anije #hantavirus #jetë #Mediat #Ministria e shëndetësisë #Para #shperthim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë
  • SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, por çështja e armëve bërthamore mbetet e hapur
  • Marrëveshja SHBA-Iran, teksti i plotë prej 14 pikash. Teherani merr 300 mld dollarë, por zotohet se nuk do të prodhojë armë bërthamore
  • “Nuk është një tekst përfundimtar, por një protokoll mirëkuptimi”/ Trump kërcënon Iranin: Nëse nuk sillen mirë, do fillojmë me bombardimet
  • Marrëveshja e paqes mes SHBA-së dhe Iranit, zv.kryeministri italian njofton: Ja kur do të hapet ambasada jonë në Teheran
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë
  • Skandal në Milano/ Krijuan një grup në WhatsApp, shoferët e tramvajit shpërndanin foto intime të pasagjereve femra, bisedat seksiste zbuluan se…
  • “Marrëveshja do të nënshkruhet brenda 48 orësh”, Trump për Memorandumin e Mirëkuptimit: Akoma nuk e kemi caktuar vendin
  • “Je një njeri i neveritshëm, një frikacak”/ I akuzuar për ekzekutimin e 8 grave, dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi serial Rex Heuermann, zbardhet dëshmia
  • Ikja e Orban një fitore për liberalizmin në botë – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 5 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 4 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen 4 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Sociale ‘Zvërneci’, dita e 18-të e protestës para kryeministrisë, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Botë Ngushtica e Hormuzit, largohen çisternat e para me naftë, sinjal i zbutjes së tensioneve 4 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata, po bën një punë të shkëlqyer në vendin e tij 3 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë

Një pjesë e “Hekurudhës së Vdekjes” në Tajlandë është shfaqur sërish në sipërfaqe pas më shumë se katër…

• 15 minuta më parë • 3 min lexim
Botë

SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, por çështja e armëve bërthamore mbetet e hapur

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare paqeje me synimin për t’i dhënë…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Botë

Marrëveshja SHBA-Iran, teksti i plotë prej 14 pikash. Teherani merr 300 mld dollarë, por zotohet se nuk do të prodhojë armë bërthamore

Brendia e marrëveshjes së shumëtrumpetuar që synon fundin e konfliktit SHBA-Iran nuk është bërë ende publike, por CNN…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by