
Familja e influencueses turke të modës, Aysegul Eraslan, ka deklaruar se ajo ishte shantazhuar me fotografi eksplicite dhe kishte marrë kërcënime para vdekjes së saj në moshën 27 vjeçare.
Eraslan u gjet e vdekur në banesën e saj në Stamboll më 13 mars, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për rrethanat e vdekjes së saj, shkruan DailyMail.

Sipas avokatit të familjes, ekzistojnë prova për shantazh, ndërsa ata kërkojnë hetim të plotë dhe transparent të rastit.
Read more:Hungari/ Fundi i epokës Orban, Magyar betohet si kryeministër
Autoritetet turke po shqyrtojnë dëshmi, përfshirë mesazhe dhe prova materiale, ndërsa hetimi për vdekjen e saj vazhdon ende. /Telegrafi/






