Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Putin mendon që konfliktit në Ukrainë 'po i vjen fundi'
Aktualitet

Putin mendon që konfliktit në Ukrainë 'po i vjen fundi'

• 10 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se mendon që konflikti i Rusisë me Ukrainën po i vjen fundi, duke iu drejtuar gazetarëve pas një parade ushtarake të reduktuar në Moskë që shënonte fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

“Mendoj se çështja po i vjen fundi”, tha ai, duke iu referuar “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, ndërsa dënoi mbështetjen perëndimore për qeverinë e Kievit, transmeton Telegrafi.

Paradës vjetore të Rusisë i mungonte shfaqja e zakonshme e tankeve dhe raketave, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pasi autoritetet kishin frikë se Ukraina mund të synonte Sheshin e Kuq me dronë.

Një armëpushim i minutës së fundit midis Moskës dhe Kievit, i ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uli rrezikun e çdo sulmi dhe parada kaloi pa incidente.

Read more:Putin po organizon paradë pa tanke në Moskë, rusët: Gjithsesi po humbim, çfarë ka për të festuar?

Komentet e Putinit erdhën vetëm disa orë pasi ai përdori fjalimin e tij të Ditës së Fitores për të justifikuar luftën.

Në atë fjalim ai tha se Rusia po luftonte një luftë “të drejtë” dhe e quajti Ukrainën një “forcë agresive” që po “armatosej dhe mbështetej nga i gjithë blloku i NATO-s”.

Më vonë, kur u pyet në një konferencë shtypi në lidhje me ndihmën që Perëndimi po i jep Ukrainës, Putin tha: “Ata (Perëndimi) premtuan ndihmë dhe më pas filluan të nxisin një konfrontim me Rusinë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mendoj se çështja po merr fund, por është një çështje serioze”.

Forcat ruse pushtuan Krimenë dhe pjesë të Ukrainës lindore në vitin 2014, pastaj nisën një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Read more:Anije misterioze me dron e eksplozivë në Greqi, nisin hetimet

Putin tha se do të takohej me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm pasi të arrihej një marrëveshje paqeje e qëndrueshme.

“Një takim në një vend të tretë është gjithashtu i mundur, por vetëm pasi të jenë arritur marrëveshje përfundimtare mbi një traktat paqeje për një perspektivë historike afatgjatë, për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe për ta nënshkruar (traktatin), por duhet të jetë një hap i fundit”, vazhdoi ai.

Putin tha se kishte dëgjuar se Zelensky ishte gati të zhvillonte një takim personal, por shtoi se “kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla”.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Evropën dhe se partneri i tij i preferuar negociues do të ishte ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder.

Ish-kancelari është një mik i hershëm i Putinit dhe i diskutueshëm për shkak të punës së tij për firmat shtetërore ruse të energjisë.

Javën e kaluar Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se besonte se kishte “potencial” që BE-ja të negocionte me Rusinë dhe se Zelensky favorizonte një veprim të tillë.

I cituar nga Financial Times, Costa tha se po konsultohej me udhëheqësit e BE-së mbi “çfarë duhet të diskutojmë në mënyrë efektive me Rusinë kur të vijë momenti i duhur për ta bërë këtë”.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-të gjatë fundjavës, Kievi dhe Moska ranë dakord për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish nga secili vend. Por Putin tha të shtunën se Rusia nuk kishte dëgjuar ende nga Ukraina për ndonjë shkëmbim.

Për herë të parë në gati dy dekada nuk kishte pajisje ushtarake në paradën e Sheshit të Kuq, të cilën Kremlini normalisht e shfaq për të projektuar fuqinë ushtarake ruse në skenën ndërkombëtare.

Kishte gjithashtu shumë më pak gazetarë në këtë ngjarje, me shumë organizata ndërkombëtare mediatike që nuk u është dhënë qasje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar

Aktualitet

VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Tags: #Donald Trump #Financial times #jetë #Kremlini #Kriza në ukrainë #Moska #Rusia #Ukraina #Vladimir putin #Volodymyr zelensky

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar
  • VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit
  • Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…
  • Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit
  • Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina
  • Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së 6 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar

Tym i zi ka mbuluar pjesën perëndimore të Elbasanit pranë ish-Kombinatit Metalurgjik. Persona ende të paidentifikuar po djegin…

• 51 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Teli me gjemba i cili ndodhej i bashkëngjitur me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Regjisori Besnik Bisha ka folur sot për ‘Diellën’ dhe përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij, Anila Bisha.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by