Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator
Aktualitet

Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

• 10 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të shtunën se beson që lufta në Ukrainë po shkon drejt fundit, vetëm pak orë pasi në paradën e Ditës së Fitores në Moskë premtoi sërish fitore në Ukrainë.

“Mendoj se kjo çështje po shkon drejt fundit”, u tha Putin gazetarëve për luftën Rusi-Ukrainë, konflikti më vdekjeprurës në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ai shtoi gjithashtu se është i gatshëm të negociojë marrëveshje të reja sigurie për Europën dhe se negociatori i tij i preferuar do të ishte ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder.

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 shkaktoi krizën më të rëndë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit që prej krizës së raketave në Kubë në vitin 1962, kur bota u përball me frikën e një lufte bërthamore.

Read more:Kremlini frikësohet nga dronët ukrainas – forcohen masat e sigurisë rreth Putinit

Kremlini ka bërë të ditur se bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump janë aktualisht në pauzë. Putin ka deklaruar vazhdimisht se Rusia do të vazhdojë luftën derisa të arrijë të gjitha objektivat e saj në atë që Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Putin foli nga Kremlini pasi shpjegoi edhe njëherë versionin e tij për shkaqet e luftës. Ai fajësoi liderët “globalistë” të Perëndimit, duke thënë se ata kishin premtuar që NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, por më pas tentuan ta afronin Ukrainën me Bashkimin Europian.

Deklaratat e tij erdhën vetëm pak orë pas paradës së 9 Majit në Moskë, festa kombëtare që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Aktiviteti përkujton mbi 27 milionë qytetarë sovjetikë që humbën jetën gjatë luftës.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë në Sheshin e Kuq nuk pati ekspozim të zakonshëm të raketave balistike ndërkontinentale, tankeve dhe sistemeve të avancuara raketore. Në vend të tyre, Rusia transmetoi në ekranet gjigante pranë mureve të Kremlinit pamje të pajisjeve ushtarake në veprim.

Read more:Ukraina është fituesja e madhe e luftës me Iranin

Trupat ruse po luftojnë në Ukrainë prej më shumë se katër vitesh, një periudhë më e gjatë sesa kohëzgjatja e pjesëmarrjes së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, e njohur në Rusi si Lufta e Madhe Patriotike e viteve 1941-1945.

Putin, i cili drejton Rusinë që prej fundit të vitit 1999, po përballet me shqetësime në rritje në Moskë për koston e luftës në Ukrainë. Konflikti ka shkaktuar qindra mijëra viktima, ka lënë zona të tëra të Ukrainës në shkatërrim dhe ka rënduar ekonominë ruse prej 3 trilionë dollarësh. Marrëdhëniet e Rusisë me Europën konsiderohen në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë.

Forcat ruse ende nuk kanë arritur të marrin të gjithë rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, ku ushtria ukrainase është tërhequr në linja të fortifikuara mbrojtëse. Përparimi rus është ngadalësuar gjatë këtij viti, megjithëse Moska kontrollon afro një të pestën e territorit ukrainas.

Pasi Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimeve të njëanshme të shpallura ditët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një armëpushim nga e shtuna deri të hënën, i mbështetur si nga Kremlini ashtu edhe nga Kievi. Dy palët ranë dakord gjithashtu për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve.

Read more:Ahmed al-Sharaa shkarkon vëllezërit e tij nga pozicionet e larta shtetërore

“Dua ta shoh këtë luftë të ndalet. Rusia dhe Ukraina, është gjëja më e keqe që prej Luftës së Dytë Botërore për sa i përket jetëve të humbura. 25 mijë ushtarë të rinj vdesin çdo muaj. Është çmenduri”, deklaroi Trump para gazetarëve në Uashington.

Ai shtoi se do të donte “një zgjatje të madhe” të armëpushimit. Deri tani nuk ka raportime për shkelje të armëpushimit as nga Moska dhe as nga Kievi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:17

Putin: Luftës në Ukrainë po i vjen fundi! Takimi personal me Zelenskyn, akti i fundit i negociatave

1777903449_vladimirputin.webp

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se konflitit në Ukrainë po i vjen fundi.

Read more:LIVE TV- Java e Evropës/ Ambasadori Gonzato: Shqipëria pjesë e rëndësishme e BE, të investojmë në paqe dhe stabilitet

Komentet Putin i bëri në një konferencë për shtyp në Kremlin, ku tha një takim personal me Volodymyr Zelenskyn duhet të jetë pika e fundit e marrëveshjes për Ukrainën, jo pjesë e procesit negociues.

“Nëse pala ukrainase, pra z. Zelensky, është gati të zhvillojë një takim personal… që unë të marr pjesë në këtë ngjarje ose të nënshkruaj diçka, kjo duhet të jetë pika e fundit, jo pjesë e negociatave”, u tha Putin gazetarëve.

Udhëheqësi rus konfirmoi se kryeministri sllovak Robert Fico i kishte përcjellë një mesazh nga Zelensky, duke shtuar se ai nuk përmbante “asgjë të re”. Putin deklaroi se nuk e kishte refuzuar takimin, por as nuk e kishte pranuar atë.

Ora 19:17

Kremlini: Putini është ende i gatshëm të takohet me Zelenskyn, nëse ai dëshiron

1778347188_xfrtyuii.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin duket se është i gatshëm për një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, për të diskutuar mbi fundin e luftës.

Read more:Të gjithë po flasin për të – por sa u pagua gjyqtari portugez Joao Pinheiro për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Qëndrimi i Putin në lidhje me gatishmërinë e tij për t’u takuar me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky mbetet i pandryshuar, tha këshilltari presidencial Yury Ushakov për mediat.

Këshilltari presidencial vuri në dukje se mesazhet e përcjella nga Kievi përmes kryeministrit sllovak Robert Fico, i cili u takua sot me Putinin në Kremlin, “u kaluan përmes shumë ndërmjetësve, përfshirë Trumpin”.

“Presidenti ynë është përgjigjur vazhdimisht se nëse ai (Zelensky) dëshiron të takohet me ne, duhet të telefonojë Moskën; ne jemi të gatshëm ta presim dhe të zhvillojmë bisedime”, citohet të ketë thënë Ushakov nga Tass.

Lexo edhe
Aktualitet

Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar

Aktualitet

VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Tags: #Aktiviteti #bota #Donald Trump #Europë #Gerhard Schroeder #jetë #Lufta në ukrainë #Rusi #Vladimir putin #Volodymyr zelensky

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar
  • VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit
  • Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…
  • Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit
  • Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina
  • Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së 6 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Incidenti në Zvërnec, Ministria e Punëve të Jashtme i përgjigjet Athinës zyrtare: Protestuesi i dhunuar me shtetësi shqiptare dhe greke, po hetohen përgjegjësit 5 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Tymi i zi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin nga persona të paidentifikuar

Tym i zi ka mbuluar pjesën perëndimore të Elbasanit pranë ish-Kombinatit Metalurgjik. Persona ende të paidentifikuar po djegin…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Teli me gjemba i cili ndodhej i bashkëngjitur me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Regjisori Besnik Bisha ka folur sot për ‘Diellën’ dhe përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij, Anila Bisha.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by