Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Putin mendon që konfliktit në Ukrainë 'po i vjen fundi'
Aktualitet

Putin mendon që konfliktit në Ukrainë 'po i vjen fundi'

• 10 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se mendon që konflikti i Rusisë me Ukrainën po i vjen fundi, duke iu drejtuar gazetarëve pas një parade ushtarake të reduktuar në Moskë që shënonte fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

“Mendoj se çështja po i vjen fundi”, tha ai, duke iu referuar “operacionit special ushtarak” në Ukrainë, ndërsa dënoi mbështetjen perëndimore për qeverinë e Kievit, transmeton Telegrafi.

Paradës vjetore të Rusisë i mungonte shfaqja e zakonshme e tankeve dhe raketave, për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pasi autoritetet kishin frikë se Ukraina mund të synonte Sheshin e Kuq me dronë.

Një armëpushim i minutës së fundit midis Moskës dhe Kievit, i ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, uli rrezikun e çdo sulmi dhe parada kaloi pa incidente.

Read more:Putin po organizon paradë pa tanke në Moskë, rusët: Gjithsesi po humbim, çfarë ka për të festuar?

Komentet e Putinit erdhën vetëm disa orë pasi ai përdori fjalimin e tij të Ditës së Fitores për të justifikuar luftën.

Në atë fjalim ai tha se Rusia po luftonte një luftë “të drejtë” dhe e quajti Ukrainën një “forcë agresive” që po “armatosej dhe mbështetej nga i gjithë blloku i NATO-s”.

Më vonë, kur u pyet në një konferencë shtypi në lidhje me ndihmën që Perëndimi po i jep Ukrainës, Putin tha: “Ata (Perëndimi) premtuan ndihmë dhe më pas filluan të nxisin një konfrontim me Rusinë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mendoj se çështja po merr fund, por është një çështje serioze”.

Forcat ruse pushtuan Krimenë dhe pjesë të Ukrainës lindore në vitin 2014, pastaj nisën një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Read more:Anije misterioze me dron e eksplozivë në Greqi, nisin hetimet

Putin tha se do të takohej me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vetëm pasi të arrihej një marrëveshje paqeje e qëndrueshme.

“Një takim në një vend të tretë është gjithashtu i mundur, por vetëm pasi të jenë arritur marrëveshje përfundimtare mbi një traktat paqeje për një perspektivë historike afatgjatë, për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe për ta nënshkruar (traktatin), por duhet të jetë një hap i fundit”, vazhdoi ai.

Putin tha se kishte dëgjuar se Zelensky ishte gati të zhvillonte një takim personal, por shtoi se “kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë deklarata të tilla”.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte marrëveshje të reja sigurie për Evropën dhe se partneri i tij i preferuar negociues do të ishte ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder.

Ish-kancelari është një mik i hershëm i Putinit dhe i diskutueshëm për shkak të punës së tij për firmat shtetërore ruse të energjisë.

Javën e kaluar Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, tha se besonte se kishte “potencial” që BE-ja të negocionte me Rusinë dhe se Zelensky favorizonte një veprim të tillë.

I cituar nga Financial Times, Costa tha se po konsultohej me udhëheqësit e BE-së mbi “çfarë duhet të diskutojmë në mënyrë efektive me Rusinë kur të vijë momenti i duhur për ta bërë këtë”.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-të gjatë fundjavës, Kievi dhe Moska ranë dakord për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish nga secili vend. Por Putin tha të shtunën se Rusia nuk kishte dëgjuar ende nga Ukraina për ndonjë shkëmbim.

Për herë të parë në gati dy dekada nuk kishte pajisje ushtarake në paradën e Sheshit të Kuq, të cilën Kremlini normalisht e shfaq për të projektuar fuqinë ushtarake ruse në skenën ndërkombëtare.

Kishte gjithashtu shumë më pak gazetarë në këtë ngjarje, me shumë organizata ndërkombëtare mediatike që nuk u është dhënë qasje. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Financial times #jetë #Kremlini #Kriza në ukrainë #Moska #Rusia #Ukraina #Vladimir putin #Volodymyr zelensky

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin