Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Investime miliardëshe për gazin amerikan në rajon, Kosova mungon në hartë
Aktualitet

Investime miliardëshe për gazin amerikan në rajon, Kosova mungon në hartë

• 10 Maj, 2026 • 11 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energjetike në Evropë, Shtetet e Bashkuara po shtyjnë fuqishëm projekte të reja në Ballkanin Perëndimor. Nga Shqipëria në Bosnje e Hercegovinë, rrjeti i ri po merr formë. Por, në hartën e re që po krijohet, Kosova mungon.

Në pesë vjetët e fundit, qasja e Kosovës ndaj gazit ka qenë më shumë një “tërhiq e mos e këput” sesa një politikë e vendosur. Nga një projekt konkret me mbështetje amerikane, te refuzimi i tij në vitin 2021, e deri te rikthimi i diskutimeve për mundësi të reja këtë vit, vendi është ende pa një drejtim të qartë.

Në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur në shkurt në Uashington, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tani në detyrë, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara, duke e përshkruar bashkëpunimin si “vendimtar” për një sektor të sigurt energjetik.

Për një vend si Kosova, ku rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet ende nga qymyri, dhe vetëm rreth 10 për qind vjen nga burime të ripërtëritshme si uji, era dhe dielli, është fakt që gazi mund të shërbejë si alternativë për të thyer varësinë e thellë nga një burim i vetëm.

Por, gjatë javëve të fundit, kur SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me disa vende të Ballkanit Perëndimor – për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon – Kosova nuk ka qenë pjesë e kësaj vale investimesh.

Në iniciativa të rëndësishme kanë hyrë: Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina, përfshirë edhe në një projekt të madh për ndërtimin e një tubacioni gazi që synon ta shkëpusë Sarajevën nga furnizimet ruse.

Për sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, kjo nënkupton një epokë të re bashkëpunimi me Evropën Qendrore dhe Lindore.

Read more:​Parku i erës në Zatriq me investime mbi 100 milionë euro, në korrik nis punën me 70 megavatë

“Këto partneritete bazohen në mbështetjen tonë të ndërsjellë për një agjendë të zgjerimit energjetik – dhe kjo dëshmohet nga marrëveshjet me vlerë prej miliarda dollarësh, që janë nënshkruar”, shkroi Wright në X.

Edhe pse pa një rol të qartë në këto zhvillime, Kosova nuk është jashtë vëmendjes së Shteteve të Bashkuara. I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë, Joshua Volz, thotë për Radion Evropa e Lirë se sistemi energjetik i Kosovës ka nevojë urgjente për modernizim – çfarë krijon mundësi të mëdha për industrinë amerikane që të investojë.

Megjithatë, ai thekson se projektet e mëdha do të varen nga vetë Kosova, përkatësisht përmirësimi i mjedisit biznesor dhe rregullator në vend.

“Duhet të bëhen hapa për t’i nxitur investimet private amerikane dhe financimet ndërkombëtare që të vijnë në Kosovë. Për këtë po punojnë Departamenti i Tregtisë, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Nëse dhe kur dinamikat e tregut ndryshojnë dhe mjedisi i biznesit bëhet më tërheqës, Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në ndërmjetësim mes industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”, thotë Volz.

Volz shprehet optimist dhe thekson se lidhja e Kosovës me infrastrukturën rajonale të gazit është tashmë pjesë e diskutimeve që po zhvillohen.

“Qëllimi ynë është që burimet energjetike amerikane të arrijnë te të gjithë partnerët dhe aleatët tanë, që janë të interesuar për një bashkëpunim afatgjatë energjetik me industrinë amerikane dhe me Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Read more:"Aleate e rëndësishme", Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Ekonomisë së Kosovës nëse ekziston ndonjë plan apo afat konkret për lidhjen me rrjetin rajonal, për mundësitë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit dhe për bisedimet me zyrtarët amerikanë, por nuk mori përgjigje as pas një jave pritjeje.

Aktualisht, Kosova përfiton nga programi Kompakt i Qeverisë amerikane, me vlerë mbi 230 milionë euro, i cili është i fokusuar në energji të pastër dhe stabilitet të furnizimit. Si pjesë e tij, vendi tashmë ka siguruar bateri me kapacitet të lartë për ruajtjen e energjisë.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, tha në një ngjarje këtë javë se ky investim është dizajnuar pikërisht për të adresuar furnizimin e paqëndrueshëm me energji në Kosovë – një problem që prej vitesh ndikon negativisht në biznese, familje dhe konkurrencë.

“Asnjë përparim nuk ndodh në izolim. Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën në këto përpjekje, por suksesi varet nga angazhimi i vazhdueshëm i Qeverisë së Kosovës, sektorit privat, institucioneve financiare dhe shoqërisë civile”, tha Prattipati.

Pesë vjet më parë, Kosova hoqi dorë nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit, i financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e SHBA-së. Atëkohë, ministrja e Energjisë, Artane Rizvanolli, tha se “nevojiten më shumë informacione për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik”.

“Gazsjellësi do të bëhet nëse është në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës dhe në përputhje me Strategjinë e Kosovës. Së pari bëhet Strategjia, e pastaj merren vendime për projekte specifike”, tha Rizvanolli në një seancë të Kuvendit, më 18 nëntor 2021.

Në Strategjinë që u bë për vitet 2022-2031 u parapa mundësia që Kosova të lidhet me rrjetet rajonale të gazit në të ardhmen, dhe që qymyri të hiqet nga përdorimi më së voni deri në vitin 2050, për t’u lënë vend burimeve tjera energjetike.

Read more:​Prishtina në sytë e investitorëve amerikanë, Clark: Jam krenar për popullin e Kosovës

“(Bashkë)investimi në termocentralet me gaz natyror, për qëllim të mbulimit të kërkesës bazë dhe/ose për fleksibilitet të sistemit në Shqipëri, por edhe në Maqedoni të Veriut dhe në Greqi, do të shqyrtohet me qëllim të zbatimit brenda afatit të kësaj strategjie”, thuhet në dokument.

Kosova nuk ka dalje në det – gjë që e bën më të vështirë ndërtimin e infrastrukturës së gazit pa bashkëpunim me vendet fqinje. Një nga opsionet është lidhja me infrastrukturën e planifikuar në Shqipëri ose Greqi, veçanërisht përmes gazsjellësit TAP – që transporton gaz nga Azerbajxhani, përmes Greqisë dhe Shqipërisë, deri në Itali – ose përmes terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë.

Burim Ejupi, drejtor i Institutit për Politika Zhvillimore – Indep në Prishtinë, thotë se Kosova nuk e ka humbur plotësisht hapin, por se ka mbetur prapa, për shkak të mungesës së një qëndrimi të qartë politik. Ai thotë se, ndonëse gazi tashmë është afër – me infrastrukturën në Shqipëri dhe atë në Maqedoni të Veriut – vendi vazhdon të lëvizë pa një drejtim të prerë.

“Mënyra më e lehtë e tranzicionit energjetik është përmes gazit, pasi, gjatë djegies, ai emeton rreth dy herë më pak dioksid karboni. Po ashtu, termocentrali me gaz vihet në punë shumë shpejt dhe ka kapacitet të kontrolluar prodhimi. Kosova ka probleme edhe me balancimin e energjisë, ndaj një termocentral me gaz do të ishte shumë i mirëseardhur, sidomos kur dihet se, viteve të fundit, po paguhen gjoba milionëshe për këtë arsye”, thotë Ejupi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Një studim që publikoi Instituti Indep në vitin 2022, konstatoi se gazi natyror mund të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Kosovën në adresimin e së ashtuquajturës “trilemë energjetike” – dekarbonizimin, sigurinë e furnizimit dhe energjinë e përballueshme.

Po atë vit u publikua edhe një studim i financuar nga Banka Evropiane për Investime, i cili theksonte se burimet finale të gazit natyror për Kosovën mund të përfshijnë gazin rus, gazin e lëngshëm natyror nga Greqia, si dhe atë nga Kroacia.

Read more:Edison Ypi: Vetë Sali, vetë Kadi

Me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike dhe zhvillimet e reja në terren, Ejupi thotë se gazi për Kosovën nuk është më çështje teknike, por e vendimmarrjes politike.

“Në ish-Jugosllavi ka ekzistuar traseja prej Obiliqit deri në Shkup dhe prej Obiliqit deri në Mitrovicë. Në Obiliq ka qenë ngrohtorja, prej ku është dërguar avulli në Hekuranën e Shkupit, por gjithashtu edhe në Trepçë. Domethënë, sa i përket infrastrukturës tokësore, Kosova nuk ka nevojë për shpronësime, sepse tashmë ato ekzistojnë”, thotë Ejupi.

Ai shton se, sipas disa llogaritjeve dhe duke marrë parasysh investimet në TAP, ndërtimi i plotë i infrastrukturës së gazit në Kosovë mund të realizohet për 3 deri në 5 vjet, me një kosto që varion nga rreth 200 milionë deri në 400 milionë euro.

“Ne i kemi tri industri të mëdha aktualisht në Kosovë. Është Feronikeli, i cili është jashtë funksionit, është Trepça dhe Sharr-Cemi. Ato mund ta ndërrojnë sistemin e operimit prej energjisë elektrike në gaz”, shprehet Ejupi.

Brenda Shaffer, nga Qendra Globale e Energjisë pranë Këshillit Atlantik, thotë se sfida kryesore, në përgjithësi, nuk qëndron te tubacionet apo interkonektorët, por te sigurimi i burimit kryesor të gazit. Dhe për Kosovën, sipas saj, ky burim tashmë ekziston – për shembull përmes Korridorit Jugor të Gazit nëpërmjet Shqipërisë.

Duke e trajtuar këtë si çështje politike dhe prioritetesh, e jo thjesht teknike, Shaffer thotë se nisma e mbështetur nga SHBA-ja për ndërlidhjet e gazit në Ballkanin Perëndimor përbën një mundësi historike për diversifikimin e furnizimeve me energji dhe uljen e ndotjes.

Read more:Lufta/ Teherani paraqet një propozim të ri, Trump: Nuk jam i kënaqur! Mesazh edhe Kongresit: Armiqësitë kanë mbaruar

“Nëse nuk je i sigurt në aspektin energjetik, nuk mund të jesh i sigurt si shtet. Nuk ka siguri kombëtare pa siguri energjetike – nuk mund të mbrohesh, nuk mund të ndërtosh industri të armëve… Kjo ka qenë gjithmonë qasja e SHBA-së: t’i ndihmojë aleatët dhe partnerët të bëhen të sigurt në aspektin energjetik, sepse nëse aleatët e tu janë të sigurt, atëherë edhe ti je i sigurt”, thotë Shaffer për Exposenë.

Por, si çdo burim energjie, edhe gazi nuk shihet vetëm në një drejtim. Ai sjell përfitime, por edhe dilema dhe kosto.

Anne-Sophie Corbeau, nga Qendra për Politikat Globale të Energjisë me seli në Paris, thotë se Kosova nuk duhet domosdoshmërisht të orientohet drejt gazit. Sipas saj, kalimi nga qymyri te gazi nuk është zgjidhje automatike, pasi duhet peshuar rreziku i luhatjeve të tregut dhe mundësia që një varësi të zëvendësohet me një tjetër, në vend të një diversifikimi të vërtetë energjetik.

“Ajo që po shoh, është se i gjithë rajoni po kalon nga një varësi, që më parë ishte nga gazi rus, në një varësi tjetër që kryesisht lidhet me gazin e lëngshëm natyror amerikan. Të varësh nga ky gaz është në rregull, sepse mund të shfrytëzosh burime të ndryshme furnizimi. Por, nëse gjithçka vjen vetëm nga një vend i vetëm, edhe pse ai pritet të bëhet një eksportues shumë i madh i energjisë në të ardhmen, a do të doje të ishe i varur vetëm nga një shtet?”, thotë Corbeau për Exposenë.

Ajo që është e sigurt, sipas zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Energjisë, Volz, është se vendet që zgjedhin të bashkëpunojnë me SHBA-në për sigurinë dhe diversifikimin energjetik, mund të presin rritje të investimeve të huaja, pasi prania amerikane në sektorin e energjisë shihet si një faktor stabiliteti dhe besueshmërie.

Në këtë kontekst, gazifikimi mund të jetë pikërisht shtysa që i duhet Kosovës për të dalë nga pasiguria energjetike dhe për t’u bërë më tërheqëse për investimet./REL/

Lexo edhe
Aktualitet

Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i

Aktualitet

Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë

Tags: #Anu prattipati #Artane rizvanolli #Azerbajxhani #ballkani perendimor #Banka #Biznese #Gazi natyror #Joshua volz #Samiti trans-atlantik #Shba-të

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i
  • Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë
  • Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
  • Emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, Spaho: Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
  • Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës/ Banorët të alarmuar, kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve
Nga të njëjtat tag-e
  • E zbulon Financial Times: Arka e Bordit të Paqes është bosh, kontribuesit kanë zgjedhur të përdorin opsione të tjera
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i

Një mjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz”…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë

Mungesa e lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës mbetet një nga sfidat kryesore për të rinjtë shqiptarë.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë

Policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec një ditë më parë, teksa ka…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by