Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sot raundi i fundit i Superligës, Vora – Bylis një finale mbijetese! Sytë edhe nga AF Elbasani – Tirana, Shehi: Të shmangim katastrofën, dua të qëndroj këtu
Aktualitet

Sot raundi i fundit i Superligës, Vora – Bylis një finale mbijetese! Sytë edhe nga AF Elbasani – Tirana, Shehi: Të shmangim katastrofën, dua të qëndroj këtu

• 10 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Superliga shqiptare e futbollit do të zhvillojë sot me fillim nga ora 16:00 pesë ndeshjet e raundit të fundit (36) për sezonin e rregullt, para se katër skuadrat e renditura të parat t’i drejtohen fazës ‘Final 4’ për të mësuar skuadrën kampione.

Nëse katër skuadrat që do të garojnë në ‘Final 4’ janës mësuar (AF Elbasani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo), gara vijon për zonën e mbijetesës.

Beteja më e ashpër në raundin e 36-të do të jetë në fundin e renditjes, ku disa ekipe janë ‘në vallen e mbijetesës’. Zyrtarisht vetëm Flamurtari është rrëzuar në Kategorinë e Parë, ndërsa ekipe si KF Tirana, Bylis, Vora dhe Teuta janë në garë për të shpëtuar sezonin.

Read more:Superliga/ Sot pritet estrada e radhës në raundin e parafundit, ‘bookmakersat’ nxjerrin fitues me diferencë Flamurtarin e Vorën! Anomalitë dhe koeficientët

KF Tirana e cila ka 41 pikë dhe tre fitore radhazi, mban vendin e gjashtë (me pikë të barabarta me Bylisin) dhe e mbyll sezonin në transfertë kundër kryesuesve të AF Elbasanit, një ndeshje delikate edhe për historikun e sjelljes mes ultrasve. Duke qenë se bardheblutë kanë tre ekipe poshtë tyre, rrëzimi direkt në Kategorinë e Parë është shmangur, por tanimë kërkohet qoftë edhe një pikë për të shmangur zonën play-out. Në varësi të ndeshjeve të tjera, KF Tirana mund ta shmangë vendin e tetë (play-out) edhe me humbje.

Përpara ndeshjes, në konferencën për mediet, trajneri Orges Shehi i KF Tiranës tha se dëshiron të qëndrojë gjatë në krye të bardhebluve, ndërsa misioni i sotëm është shmangia e zonës play-out.

Read more:Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

“Duhet të kërkojmë medoemos fitoren për të qenë të qetë dhe për të shmangur play-out-in. Nuk kemi bërë asnjëherë llogari. Objektivi dihet, është që të dalim nga kjo situatë dhe të anashkalojmë katastrofën. E ardhmja? Kam ardhur me dëshirën më të madhe, me objektiv për të ndenjur sa më gjatë, ndoshta edhe më gjatë se sa ndenja herën e parë”, tha mes të tjerash Shehi.

Ndeshja finale për mbijetesë do të jetë ajo mes Vorës dhe Bylisit. Këta të fundit mbajnë vendin e shtatë me 41 pikë, dy pikë më shumë se Vora që për momentin ndodhet në vendin e tetë. Fatet e mbijetesës të dyja skuadrat i kanë në këmbët e tyre.

Read more:Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

Teutae vendit të nëntë luan në shtëpi kundër Egnatias. Durrsakët do të kërkojnë fitoren për të shmangur telashet, por në varësi të ndeshjes Vora – Bylis, edhe një barazim do t’i dërgonte në play-out.

Këtë sezon mbijetesa në Superligën e futbollit do të vendoset me ‘fotofinish’, duke shpresuar që klubet të luajnë pastër dhe pa tolerime e llogari, të bëra jo në fushën e lojës.

Superliga, raundi 36-të (i fundit):

E diel, 10 maj 2026 – 16:00

AF Elbasani – KF Tirana

Partizani – Dinamo

Teuta – Egnatia

Vllaznia – Flamurtari

Vora – Bylis

Renditja:

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht nga kjo botë

Aktualitet

Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Tags: #af elbasani #Bylis #Dinamo #egnatia #flamurtari #fshf #orges shehi #partizani #superliga #Teuta #tirana #Vllaznia #vora

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht nga kjo botë
  • Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike
  • “Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…
  • Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimeve
  • Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, Prokuroria e Sarandës lëshon 12 masat e arrestit ndaj policëve dhe biznesmenëve
Nga të njëjtat tag-e
  • I dënuar nga GJKKO për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar
  • Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge
  • Ish-ministri Ylli Pango shkon si dëshmitar, ç’ndodhi sot në gjyqin e dosjes “Partizani”
  • “Jetonte vetëm dhe vuante nga zemra”, flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Maliq: Pinte alkool, fëmijët jetojnë në Tiranë dhe Selanik
  • Kampionati grek furnizon Kombëtaren, Sylvinho gati për risinë përpara largimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll i vogël u largua padrejtësisht nga kjo botë

Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes tragjike nga jeta të…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Shkrumbohet makina në Fier, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Lalar të bashkisë Fier. Sipas burimeve, mjeti ka…

• 48 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Ne e dimë kush e vrau Ervis Martinajn”/ Artan Hoxha lëshon deklaratën e fortë në ‘Shqipëria Live’: Llogaria që ai bëri keq ishte…

I ftuar në “Shqipëria Live”, ishte gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili u ndal edhe njëherë te çështja…

• 48 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by