Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Kjo është ajo që ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen”/ Trump “mesazh” me bomba Iranit, foto të gjeneruara me “AI” ku shfaqen anijet në flakë
Botë

“Kjo është ajo që ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen”/ Trump “mesazh” me bomba Iranit, foto të gjeneruara me “AI” ku shfaqen anijet në flakë

• 10 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtetet e Bashkuara janë në pritje të përgjigjes së Iranit ndaj propozimit të fundit amerikan për paqe, ndërsa armëpushimi i brishtë mes palëve vijon të mbahet në fuqi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se pret “shumë shpejt” një reagim nga Teherani për draftin që synon t’i japë fund luftës dhe të hapë rrugën e negociatave më të detajuara.

Gjatë ditës së shtunë, Trump ndoqi Turneun e Golfit në Virxhinia, ndërsa në rrjetin e tij social Truth Social publikoi një sërë postimesh që alternonin mes zhvillimeve politike dhe mesazheve personale. Në dy foto të krijuara me inteligjencë artificiale, shfaqen anije të fundosura që i adresohen flotës detare të Iranit, ndërsa në tjetrën shfaqet Trump që sheh me dylbi anije që shpërthejnë në det me mesazhin se “kjo është ajo që e pret Iranin nëse nuk pranon marrëveshje”.

Read more:Lufta/ Anija tregtare goditet nga një raketë e paidentifikuar pranë Katarit! Irani: Kushdo që na vendos sanksione do të ketë probleme në Hormuz

Presidenti amerikan riktheu sulmet ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, i cili do të dalë në gjyq më 15 korrik. “A ka njeri që e beson këtë polic të pistë”, ishte komenti ndaj tij.

Në të njëjtën kohë, diplomacia amerikane ka intensifikuar kontaktet për të garantuar arritjen e një marrëveshjeje. Sipas raportimeve të Axios, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilluan një takim në Miami me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Katari po luan një rol kyç ndërmjetësues mes Uashingtonit dhe Teheranit, në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe për të garantuar vijimin e armëpushimit.

Burime të njohura me negociatat bëjnë me dije se SHBA-ja dhe Irani po diskutojnë një memorandum paraprak që do të shërbente si bazë për një marrëveshje më të gjerë politike dhe ushtarake. Dokumenti synon jo vetëm ndalimin e përplasjeve, por edhe krijimin e një kuadri të qëndrueshëm negociatash për normalizimin e situatës në rajon.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anije #Anijet #diplomacia #Donald Trump #FBI #Foto #Irani #James comey

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Le Monde ‘shuplakë’ të fortë Ramës: Vendi më i varfër në Evropë jep 4 mln euro për një koncert që i shërben interesave të kryeministrit
  • “Rama mbron financimin me 4 mln euro për Kanye West”/ New York Times: Kryeministri nuk dha detaje për përdorimin e fondeve, ndërsa përballet prej javësh me protesta
  • FOTO+VIDEO/ Revolta kundër Ramës, ‘panda’ shfaqet me mesazh simbolik në protestë: Larg duart nga e ardhmja
  • Der Spiegel: Nga revoltat masive për dorëheqjen e Ramës, te shpenzimi prej 4 mln eurosh në “minutën e fundit” për Kanye West
  • Revista franceze: Skandal në Shqipëri, Rama jep 4 mln euro para publike për koncertin e Kanye West. Këngëtari admiron Hitlerin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by