Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Si Evropa po nxiton për të ndërtuar armët me kosto të ulët?
Aktualitet

Si Evropa po nxiton për të ndërtuar armët me kosto të ulët?

• 10 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në një punishte të vogël në East Midlands të Anglisë, inxhinierët në startup-in britanik Skycutter po projektojnë armë për Ukrainën.

Një rresht printerash 3D prodhojnë trupin e dronëve interceptues, ndërsa pjesë të tilla si motorët dhe çipat e navigimit bashkohen me dorë. I njëjti proces ndodh qindra mijëra herë në muaj në fabrikat partnere ukrainase.

Tufat e dronëve të lirë, vdekjeprurës dhe shpesh autonomë të vendosur në atë luftë tashmë e kanë ndryshuar plotësisht “konceptin për luftimet”.

Ushtritë e Evropës po përpiqen të arrijnë ritmin

Ushtritë e Evropës po përpiqen të arrijnë ritmin, në një përpjekje për të shpenzuar miliarda për armatime – me presion të shtuar nga lëkundja e Donald Trump ndaj aleancës së NATO-s dhe këmbëngulja e presidentit amerikan që anëtarët të rrisin buxhetet e mbrojtjes.

Read more:Kërcënim me armë pas një zënke pranë një qendre tregtare në Shkup

Kombinimi shqetësues i Trump dhe “luftës në prag të derës” ka mprehur kritikat e gjata se kontinenti është mbështetur shumë te prodhuesit amerikanë të armëve.

BE është përgjigjur duke premtuar të shpenzojë 800 miliardë euro për mbrojtje gjatë katër viteve, përcjell Telegrafi.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu është zotuar “të lërë mënjanë më shumë”, me Keir Starmer që ka të ngjarë të vihet nën presion për të treguar përparim pas humbjeve të rënda të Partisë Laburiste në zgjedhjet e së enjtes.

Dhe me një fokus të ri në sovranitetin e mbrojtjes – aftësinë për të prodhuar dhe përdorur armë pa ndihmën e pabesueshme të Amerikës – shumica e këtyre parave po derdhen në kompani vendase.

Si rezultat, një grup startup-esh të financuara mirë po fitojnë vrull dhe po zgjerojnë prodhimin, duke bërë premtime të mëdha – shumë prej tyre ende të pavërtetuara – se mund të bëjnë një punë më të mirë se prodhuesit tradicionalë dhe rivalët e Silicon Valley.

Read more:Pse Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ushtarak në 30 vjet?

Megjithatë, ushtria nuk beson se mund të heqë dorë plotësisht nga njerëzit – këmbësoria – ose makineritë më të rënda si tanket, artileria dhe anijet.

Por një pjesë e madhe e shpenzimeve të planifikuara do të shkojë për dronë të madhësive të ndryshme, qoftë për ajër, tokë, det apo nën valë.

Gjenerali Sir Roly Walker, shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar, vitin e kaluar tha se donte që pajisjet e forcave të ishin 20% “të mbijetueshme” (sepse kanë njerëz brenda), 40% (nuk shqetësoheni shumë nëse shkatërrohen) dhe 40% “të konsumueshme” (për përdorim të vetëm).

Ndjesia në rritje në të gjithë Evropën është se “duhet të jemi në gjendje të qëndrojmë në këmbët tona”, sipas një personi në një startup armësh me rritje të shpejtë.

Read more:Çmimet e derivateve, nafta 2 cent më lirë se dje

Kjo vlen edhe për pjesët dhe materialet.

Mbretëria e Bashkuar po konsultohet se sa duhet të vijë nga Britania që një produkt të jetë sovran.

Prodhuesit nuk mund të mbështeten domosdoshmërisht në pjesë dhe materiale nga vende të ndryshme që mund të bëhen kundërshtarë – veçanërisht Kina.

“Shumë ëndrra për diversifikimin e zinxhirit të furnizimit janë avulluar”, thotë Kusti Salm, një ish-mandarin estonez i mbrojtjes i kthyer në drejtor ekzekutiv të startup-it të raketave kundër dronëve Frankenburg. “Mendoj se është e natyrshme nëse Evropa dëshiron të ruajë prosperitetin dhe lirinë e saj”.

E Ricardo Mendes, drejtor ekzekutiv i prodhuesit të dronëve Tekever, thotë se ardhja e mjeteve ajrore pa pilot ka shkaktuar “një transformim radikal në mënyrën se si ndërtohet teknologjia e mbrojtjes”, me kompanitë që vënë bast për kërkesën e ardhshme për pajisje në vend që të lidhin kontrata afatgjata para se të fillojnë.

Read more:“Kjo është ajo që ju pret nëse nuk pranoni marrëveshjen”/ Trump “mesazh” me bomba Iranit, foto të gjeneruara me “AI” ku shfaqen anijet në flakë

Tekever, të cilën Mendes e bashkëthemeloi në Portugali në vitin 2001, arriti një vlerësim prej një miliard dollarësh vitin e kaluar dhe ka 1,200 njerëz, duke përfshirë fabrika të reja në grupin e dronëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe një tjetër në Francën jugperëndimore.

Prodhuesit e mëdhenj tradicionalë u kapën në befasi

Rënia e kostove të pjesëve të tilla si sensorët dhe motorët hapi derën për startup-et.

Prodhuesit e mëdhenj tradicionalë u kapën në befasi nga revolucioni i dronëve, ndoshta sepse është e vështirë të fitosh fitime të majme nga produktet e prodhuara në masë.

Read more:Evakuim ndërkombëtar nga anija e goditur nga hantavirusi në Spanjë / Britania dhe vendet e BE-së dërgojnë avionë për riatdhesim

Armin Papperger, kreu i prodhuesit 137-vjeçar gjerman Rheinmetall, shkaktoi reagime në fillim të këtij viti duke i përshkruar dronët e Ukrainës si “Lego” me teknologji të ulët të prodhuara nga “amvisat” me printera 3D.

Rheinmetall më vonë u detyrua të tërhiqej, por deklarata pa dashje nxori në pah “ekonominë në ndryshim të luftës”.

Çmimet në rënie e bëjnë shumë më të lehtë shkaktimin e shumë dëmeve me armë relativisht të lira, siç janë dronët Shahed të Iranit që Rusia përdor për të terrorizuar qytetet ukrainase dhe Teherani qëlloi kundër fqinjëve të tij ndërsa përballej me sulme SHBA-Izrael.

Shahedet vlerësohet të kushtojnë rreth 30,000 dollarë. Në të kundërt, shumë nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s përdorin raketa që kushtojnë qindra mijëra ose, në rastin e interceptorëve Patriot amerikanë, miliona dollarë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anijet #Armatimi #Armë #Armët #Britania #Donald Trump #Dronët #euro #Evropa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Propagandon mirëmenaxhim”/ Denoncimi i PD: Rama me Mercedes luksoz! Mbi 10 mln euro nga paratë e shqiptarëve në duart e kunatit të Emirjana Sakos. SPAK të hetojë
  • Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon/ Enno Bozdo: Asnjë plan dhe asnjë masë, qeverisë nuk ia ndjen se çfarë ndodh me qytetarët
  • U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, lihen në burg dy anëtarët e grupit kriminal në Kamëz
  • Arkitektja rendit problematikat e Tiranës nga protesta e 89-të: Me shtatorin nis trafiku, rikthehet propaganda se fajin e kemi ne! Na e shitën betonin si kënd lojërash
  • “Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 17 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Plagosi me thikë administratorin e pallatit ku banonte, arrestohet 35-vjeçari (EMRI+VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 15 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë… 9 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by