Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një goditje e fortë për Ancelottin, ylli i ri mungon në Kupën e Botës shkaku i lëndimit
Aktualitet

Një goditje e fortë për Ancelottin, ylli i ri mungon në Kupën e Botës shkaku i lëndimit

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ekipi kombëtar i Brazilit ka marrë një goditje të re të rëndë përpara Kupës së Botës 2026. Sulmuesi i ri i Chelseat, Estevao Willian, nuk do të luajë në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Sipas mediumit ESPN, Estevao nuk ishte as në listën më të gjerë prej 55 lojtarësh të dërguar nga trajneri Carlo Ancelotti në FIFA.

Talenti 19-vjeçar dëmtoi muskulin e kofshës së djathtë më 18 prill në humbjen e Chelseat ndaj Manchester United. Edhe pse kishte shpresë se ai do të shërohej me kalimin e kohës, shërbimet mjekësore të ekipit kombëtar brazilian dhe klubit londinez nuk mund të garantonin se ai do të ishte plotësisht në formë.

Read more:"Guardiola te Italia, Allegri te Real Madridi" – Bonucci propozon trajnerët e ardhshëm në stolat e nxehtë

Përpara lëndimit, ai konsiderohej një bast i sigurt për Kampionatin Botëror, veçanërisht pasi Ancelotti i vlerëson shumë cilësitë e tij.

Fatkeqësisht për brazilianët, Estevao nuk është i vetmi lojtar i rëndësishëm që do të humbasë Kupën e Botës. Për shkak të lëndimeve të rënda, Ancelotti nuk mund të llogarisë as te dyshja e Real Madridit, Eder Militao dhe Rodrygo, të cilët me siguri do të ishin ndër asetet kryesore të ekipit kombëtar.

Read more:Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe Andorra në “Fadil Vokrri”

Sipas burimeve pranë ekipit kombëtar, vetë Estevao ishte i vetëdijshëm se shanset e tij për të luajtur ishin minimale dhe thuhet se dukej shumë i zhgënjyer kur u kthye në Palmeiras për të vazhduar rehabilitimin e tij.

Ndërsa lajmet e këqija vazhdojnë të vijnë, tifozët kanë brohoritur rikthimin e Neymarit në skuadrën e gjerë. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 79 gola është ndër sulmuesit që Ancelotti po shqyrton për skuadrën e tij të fundit prej 26 lojtarësh, megjithëse ende nuk e ka thirrur.

Read more:Real Madridi vendos se kë do ta shesin mes Valverdes dhe Tchouamenit

Megjithatë, mungesa e disa yjeve kyç është një goditje e madhe për ambiciet e Brazilit për të rimarrë titullin e Kupës së Botës, një titull që e kanë pritur që nga viti 2002. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Asetet #Carlo ancelotti #Eder militao #Estevao willian #Fifa #Kupa e botës #Kupa e botës 2026 #Manchester united #Përfaqësuesja e brazilit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zaptoi me forcë ambientet e News24/ Skandali “Kayo”, gazetari: 30 mln euro nga buxheti i shtetit për makina të salduara në kapanon
  • Skandali me mbrojtjen/ Blushi zbardh skemën e KAYO: Puç kushtetues me Ron Yeffet, 4 kompani private që zhvatin buxhetin pa kontroll të KLSH-së
  • “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
  • “Sulmi i Ramës ndaj News24 hakmarrje për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Kreu i organizatës numëron Ronët dhe Gysët! Nxorën median me dhunë për të dhënë shembull
  • Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 6 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by