
Major League Soccer (MLS) ka shpallur emrat e lojtarëve me 10 pagat më të larta në ligë për vitin 2026 dhe lista nuk ka shumë befasi.
Tretë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, është lojtari më i paguar për vitin 2026 në MLS, me një pagë prej 28.3 milionë dollarë.
Pas yllit argjentinas vjen Son Heung-Min me pagë prej 11.2 milionë dollarësh, ndërsa podiumi plotësohet nga Rodrigo De Paul me pagë prej 9.7 milionë dollarë.
Read more:Lionel Messi magjik, thyen një tjetër rekord në MLS

Hirving Lozano renditet ndër lojtarët më të paguar në Major League Soccer për vitin 2026 me 9.3 milionë dollarë në vendin e katërt, ndërsa Miguel Almiron ndjek menjëherë pas me 7.9 milionë dollarë në sezon.
Emil Forsberg fiton 6 milionë dollarë në vit, kurse Sam Surridge përfiton 5.9 milionë dollarë amerikanë gjatë sezonit 2026.
Read more:“Ka favoritë para nesh”, Lionel Messi tregon ekipet që e frikësojnë Argjentinën
Në listën e yjeve me paga të larta gjenden edhe Riqui Puig me 5.8 milionë dollarë, Jonathan Bamba me 5.6 milionë dollarë dhe Hany Mukhtar që mbyll 10-shen me 5.4 milionë dollarë në sezon.
Lista e 10 lojtarëve me pagën më të lartë në MLS për vitin 2026
1.Lionel Messi – 28.3 milionë dollarë
2.Son Heung-min – 11.2 milionë dollarë
3.Rodrigo De Paul – 9.7 milion dollarë
4.Hirving Lozano – 9.3 milionë dollarë
5.Miguel Almiron – 7.9 milionë dollarë
6.Emil Forsberg – 6 milionë dollarë
7.Sam Surridge – 5.9 milionë dollarë
8.Riqui Puig – 5.8 milionë dollarë
9.Jonathan Bamba – 5.6 milionë dollarë
10.Hany Mukthar – 5.4 milionë dollarë
/Telegrafi/




