Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. PSD me aksion simbolik, Molliqaj: "Kllika" e Uran Ismailit e kontrollon PDK-në
Aktualitet

PSD me aksion simbolik, Molliqaj: "Kllika" e Uran Ismailit e kontrollon PDK-në

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

PSD aksion simbolik në Prishtinë, Molliqaj me akuza të ashpra ndaj PDK-së

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilin ia ka kushtuar Partisë Demokratike të Kosovës, duke e akuzuar këtë subjekt për mungesë opozitarizmi dhe ndikim të brendshëm nga një “klikë” udhëheqëse.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, gjatë këtij aksioni ka drejtuar akuza ndaj disa figurave brenda PDK-së, duke veçuar veçanërisht Uran Ismailin, të cilin e ka përmendur si pjesë të një grupi vendimmarrës brenda partisë.

Read more:“Si mund të negociohet me një pushtet autoritar?” – Molliqaj flet për Kurtin

“Udhëheqësi i klikës së PDK-së edhe i klanit brenda PDK-së është Uran Ismaili. Paramendojeni, nga katër anëtarë të kësaj klike, dy prej tyre as nuk garojnë. Njëri ka qenë kryetar partie, tjetri ka qenë shef i grupit, ministra… as nuk hyjnë në garë fare. Por janë vendimmarrësit në këtë parti“, tha ai.

Molliqaj ka pretenduar se në PDK ekziston një grup i vogël që, sipas tij, kontrollon vendimmarrjen dhe proceset e brendshme, përfshirë edhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe qëndrimet politike të partisë.

Read more:Dominim total nga Barcelona, mbyllen 45 minutat e para në El Clasico

Ai ka përmendur edhe rastin e Fatmir Limajt, duke thënë se vendimet për të nuk janë marrë në mënyrë formale brenda strukturave të partisë, por janë përcaktuar më herët nga individë të caktuar.

“A e dini që refuzimi i Fatmir Limajt nuk është bërë në mbledhjen e kryesisë të PDK-së? Një javë më herët e keni një intervistë në ‘Pressing’, udhëheqësi i klikës së PDK-së, Uran Ismaili, i cili thotë që nuk do ta marrim Fatmir Limajn. Mbledhja e kryesisë ka qenë veç formalizim i vendimit të tij“, u shpreh ai.

Read more:Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike

Sipas tij, edhe renditja e kandidatëve në listat zgjedhore nuk reflekton gjithmonë votën e brendshme, duke ngritur pretendime për ndryshime në përfaqësim pavarësisht rezultateve të votimit.

Në fund, Molliqaj ka kritikuar edhe opozitën në përgjithësi, duke thënë se ajo nuk po arrin të bëjë përballje të vërtetë politike me pushtetin, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesin PSD-në si alternativë opozitare./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aksion #Dardan molliqaj #Pdk #prishtine #Psd #Telegrafi #Uran ismaili

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO)
  • Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? Vetëm 6 efektivë të Shqiponjave në aksion
  • Aksioni ndaj grupit kriminal të Igli Kamberit, SPAK del me njoftim zyrtar: 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë
  • Rrokadë në diplomaci/ Meidani ambasador në Prishtinë, Malaj në Shkup? Intelektualët shqiptarë në RMV kundër kërkesës së VLEN, mbledhin mbi 3 mijë firma në peticion
  • Sërish aksion blic në burgun e Vlorës, i dënuari kapet me telefon nën dyshek
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by