Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ditë historike në Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare nga Kanadaja
Aktualitet

Ditë historike në Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare nga Kanadaja

• 13 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Politikani i Gjelbër gjerman Cem Özdemir është zgjedhur të mërkurën kryeministër i Landit të Baden-Württembergut. Prindërit e tij erdhën para shumë dekadave nga Turqia. Pak para se t’i fitonte zgjedhjet, Özdemir bëri publike martesën e tij me një juriste shqiptare. Özdemir është përkrahës i madh i shtetësisë së Kosovës.

Landi i Baden-Württembergut gjendet në jug të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën. Nëse hartën e Gjermanisë e krahasojmë me trupin e një njeriu, i bie që Baden-Württembergu të jetë diku nga këmbët. E vërteta është: Baden-Württembergu është zemra e industrisë gjermane, një rajon i njohur me marka të famschme si Bosch, Mercedes, Porsche, Ritter. Vitin që shkoi Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i këtij Landi ishte rreth 670 miliardë euro. Kosova mezi arrin në 11 miliardë dollarë. PBB-ja është vlera e përgjithshme e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit.

Që nga e mërkura kryeministër i Baden-Württembergut është Cem Özdemir – dhe ky është një lajm historik jo vetëm për këtë regjion gjerman. 60-vjeçari Özdemir është i pari kryeministër i një Landi gjerman me origjinë turke. Si kryeministri i deritanishëm Winfried Kretschmann, edhe Özdemir vjen nga Partia e Gjelbër.

Read more:Mickoski: U shokova për vendimin ndaj Jahoskit dhe Kapushevskit, pres që rasti të kthehet në rishikim

Prindërit e Özdemir erdhën në fillim të viteve 1960-të në Gjermani, pasi ky vend kishte nevojë për punëtorë. Atëbotë në Gjermani mërguan si gastarbajterë edhe shumë shqiptarë nga Jugosllavia. Zgjedhjen në postin e kryeministrit të Baden-Württembergut Özdemir e ka quajtur “kulmi absolut i jetës sime”. Nga një fëmijë punëtorësh të ardhur nga provinca turke në zyrën e kryeministrit – kjo karrierë tingëllon pak si ëndërr.

Özdemir u lind në Bad Urach panë Schwäbische Alb, një vargmal në Gjermaninë Jugore. Mund të thuhet, gjithsesi pa përçmim, se Özdemir është rritur në provincën gjermane. Nëna ishte rrobaqepëse, babai punëtor në fabrikë. E Cemi i vogël? Nxënës me vështirësi në shkollë. Edhe sot ai mban kontakte me një mësuese që e ndihmoi të marrë hapat e parë në shkollë. Përkundër barrierave, Özdemir arriti të studiojë për pedagogji sociale.

Read more:Kush është Victoria Swarovski? Prezantuesja e Festivalit të Këngës në Eurovision 2026

Partia e Gjelbër u themelua më 1980, në vitin vijues Cem Özdemir u bë anëtar i saj, duke u angazhuar për mbrojtjen e ambientit dhe kundër energjisë bërthamore. Një figurë udhëheqëse e të Gjelbërve ishte atëbotë Joschka Fischer, i cili më vonë u bë ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Özdemir përherë ishte i pari. Më 1994 u zgjodh për herë të parë në Bundestag (parlamentin gjerman) dhe ishte deputeti i parë me prejardhje turke. Për 10 vite (2008-2018) ishte kryetar i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë. Në qeverinë e parafundit të kancelarit socialdemokrat Olaf Scholz, Özdemir ushtroi funksionin e ministrit të Bujqësisë. Ai është përmendur edhe si kandidat për ministër të Jashtëm të Gjermanisë. Özdemir është mbrojtës i fuqishëm i vlerave perëndimore dhe disa herë e ka kritikuar ashpër autoritarizmin e Rexhep Taip Erdoanit. Kjo nuk u pëlqen militantëve të Erdoanit në Gjermani. Özdemir ka treguar se shpesh ka pasur probleme kur ka marrë taksinë në Berlin. Shoferët turq e kanë fyer dhe trajtuar keq. Banesa e tij në Berlin është gjuajtur me gurë.

Por Özdemir nuk është dorëzuar. Ai e sheh veten si mbrojtës të të drejtave të njeriut. Dhe këtë e ka dëshmuar edhe në rastin e Kosovës, të cilën nuk e ka parë vetëm si çështje të të drejtave të njeriut, por edhe si betejë legjitime të një populli për liri, pavarësi dhe shtet të vetin.

Read more:PAMJET ME DRON/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, ja ku do të ngrihet stadiumi! Transport i organizuar për 60 mijë persona

Gjatë vizitës në Kosovë më 2024 Özdemir vizitoi edhe Krushën e Madhe. Ai shprehu pakënaqësinë e tij që nuk janë dënuar ende ata pjesëtarë të forcave serbe që kryen krime kundër popullsisë civile. Özdemir viteve të fundit ka qenë pjesëmarrës i rregullt në pritjet e Ambasadës së Kosovës në Berlin me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe ka marrë fjalën duke lavdëruar të arriturat e Kosovës përkundër trashëgimisë së rëndë të luftës. Në një fotografi Özdemir shihet gjatë një pritjeje për 17-vjetorin e pavarësisë duke mbajtur në dorë një kavanoz me ajvar të prodhuar në Kosovë.

Në zgjedhjet e 8 marsit për parlamentin e Landit të Baden-Württembergut, të Gjelbrit fituan me një epërsi të vogël ndaj konservatorëve të CDU-së së kancelarit Friedrich Merz. Një fitore e të Gjelbërve nuk pritej dhe kjo u arrit falë talentit politik të Özdemirit, por edhe gabimeve të kundërshtarëve të tij politikë. Në Baden-Württemberg jetojnë rreth 180 mijë shqiptarë dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre në zgjedhjet e fundit kanë përkrahur Cem Özdemirin dhe partinë e tij.

Read more:Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Në librin e tij “Unë jam vendës” (Ich bin Inländer) Özdemir tregon se ishte entuziazmuar me politikën amerikane kur në Gjermani ishte gati e paimagjinueshme që një njeri me origjinë të huaj të marrë përgjegjësi të lartë politike. Më 1997 ai shkruante: „Fakti që një pasardhës i një familjeje emigrantësh synon postin më të lartë në shtet si kandidat për president, si Michael Dukakis në fund të viteve tetëdhjetë, në Shtetet e Bashkuara nuk përbën temë diskutimi. Unë vërtet nuk kam filluar të marshojë drejt zyrës së Kancelarit, as nuk i kam shkundur ndonjëherë rrethojat e selisë së Kancelarit pas nja dy gotave birrë duke thirrur: ‘Dua të hyj brenda!’, por në këtë aspekt, SHBA-të më kanë magjepsur që në udhëtimin tim të parë“.

Özdemir është politikan pragmatik. Ndërsa disa ideologë në partinë e tij veturën e quajnë si diçka vdekeprurëse për ambientin, ai kultivon afërsinë me industrinë e automobilave. Kur ishte kryetar i të Gjelbërve, Özdemir e ftoi që në vitin 2016 shefin e atëhershëm të Mercedesit, Dieter Zetsche, si folës në kongresin federal të partisë, gjë që shkaktoi pakënaqësi te një pjesë e delegatëve.

Read more:Gjermania nis anije në Hormuz, Merz: Të gatshëm të kontribuojmë për paqen

Para zgjedhjeve të marsit, Özdemir u martua me Flavia Zaka, një juriste shqiptare, familja e së cilës emigroi nga Shqipëria në Kanada. Në vitin 2008 Zaka studoi drejtësinë në Gjermani dhe pastaj u kthye në Kanada. Në vitin 2023 një shoqe e saj e ftoi në Stuttgart në një festë ditëlindjeje – aty Zaka u njoh me Özdemirin. Sipas mediave gjermane Zaka punonte në atë kohë në Toronto si avokate dhe këshilltare për ligjin mjedisor dhe të drejtat e njeriut për qeverinë kanadeze dhe organizata joqeveritare. Me zgjedhjen e Özdemirit në postin e kryeministrit të Baden-Württembergut, një shqiptare do të jetë zonjë e parë, një First Lady, siç thuhet në botën anglosaksone, ose: Landesmutter, siç thonë shvabët e Baden-Württembergut, që në shqip i bie: nëna e Landit. Në një intervistë Zaka ka thënë se e pëlqen qartësinë e gjuhës gjermane që nga rinia e saj dhe e çmon letërsinë gjermane, veçanërisht lirikën e Rainer Maria Rilkes.

Kryeministri i ri i Baden-Württembergut, Cem Özdemir, njihet si mbështetës i bizneseve, është vegjetarian dhe preferon të lëvizë me biçikletë. Jo përherë pajtohet me partinë e tij. Në politikën e migracionit ai është kritik ndaj atyre që vijnë në Gjermani dhe refuzojnë të integrohen. Özdemir prej vitesh ka kërkuar vigjilencë të shtuar të autoriteteve dhe të politikës ndaj fanatikëve islamistë. Një debat të gjerë publik zgjoi një editorial i Cem Özdemir, i botuar në shtator 2024 në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Aty Özdemir përshkroi se si disa burra me prejardhje të huaj kishin ngacmuar vajzën e tij dhe shoqet e saj. Ai kërkoi një debat pa dorëza mbi “strukturat patriarkale dhe rolin e gruas në shumë vende me karakter islamik”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #Banesa #Berlin #Cem ozdemir #euro #Femije #Frankfurter allgemeine zeitung #Friedrich Merz #Gjermania #Shtutgart

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pas dy vitesh hetime, çështja e vrasjes së Egli Progës shkon në gjykatë! Dy të akuzuar për vrasje me dashje, tre të tjerë për fshehje të provave
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë
  • “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
  • “4 mln euro nga fondi rezervë për Kanye West, pensionistët jetojnë me 110 euro” – Media italiane, Il Fatto Quotidiano pasqyron situatën në Shqipëri: Protestat kundër Ramës kanë përfshirë vendin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by