Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Inspektori i Lartë i Drejtësisë pret Shoqatën e Prokurorëve, Metani: Duhen mbrojtur nga ndërhyrjet, por të përgjigjen për shkeljet
Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pret Shoqatën e Prokurorëve, Metani: Duhen mbrojtur nga ndërhyrjet, por të përgjigjen për shkeljet

• 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi të mërkurën se prokurorët duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo shkelje profesionale apo etike, ndërsa theksoi se pavarësia në sistemin e drejtësisë nuk mund të funksionojë pa llogaridhënie, integritet dhe profesionalizëm.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi që Metani zhvilloi me përfaqësues të Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, të kryesuar nga prokurori Gëzim Spahiu. Në takim ishte e pranishme edhe Zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë, Elena Pelushi.

Gjatë bashkëbisedimit, palët diskutuan mbi rëndësinë e pavarësisë së prokurorëve si një nga shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës dhe të funksionimit demokratik të institucioneve.

Read more:KLGJ dhe KLP përballen me kritika për vonesat e theksuara në vlerësimin e magjistratëve

Metani theksoi se prokurorët duhet të jenë të mbrojtur nga çdo ndërhyrje e padrejtë, por paralelisht me këtë duhet të japin llogari për mënyrën se si ushtrojnë detyrën.

“Prokurorët duhet të jenë të mbrojtur nga ndërhyrjet e padrejta, por njëkohësisht të mbajnë përgjegjësi për shkeljet profesionale ose etike. Vetëm përmes këtij ekuilibri mund të ndërtohet një sistem drejtësie i besueshëm, transparent dhe në shërbim të interesit publik”, u shpreh ai.

Në takim u nënvizua gjithashtu se pavarësia duhet të ecë paralelisht me përgjegjësinë, profesionalizmin, integritetin dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve dhe institucioneve. Pjesë e diskutimeve ishte edhe besimi i publikut te drejtësia që sipas palëve, forcohet përmes hetimeve të paanshme, zbatimit të ligjit dhe transparencës institucionale.

Read more:Tiranë/ 6-7 maj, sesioni hapës i kongresit botëror të ligjit! Të pranishëm gjyqtarë, juristë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë

Nga ana e tij, kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, prezantoi objektivat e organizatës së krijuar në dhjetor 2025, e cila synon të shërbejë si strukturë për trajtimin e çështjeve që lidhen me statusin dhe funksionin e prokurorëve në Shqipëri.

Palët ranë dakord të vijojnë dialogun dhe bashkëpunimin për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe rritjen e besimit publik.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #artur metani #Gezim Spahiu #ild #prokurorët #shqiperi #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Probleme me shërbimet e Microsoft në disa rajone të botës, autoritetet shqiptare paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga mesazhet që ju kërkojnë fjalëkalimin!
  • Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin