Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. KLGJ dhe KLP përballen me kritika për vonesat e theksuara në vlerësimin e magjistratëve
Aktualitet

KLGJ dhe KLP përballen me kritika për vonesat e theksuara në vlerësimin e magjistratëve

• 28 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë u përballën këtë të martë me kritika të forta në një takim të përbashkët që kishin organizuar për të diskutuar mbi vlerësimet etiko-profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve dhe dosjet e prapambetura.

Të dy Këshillat kanë detyrimin ta bëjnë këtë vlerësim, i cili shërben më pas si bazë për karrierën e magjistratit dhe emërimin e tij në pozicione më të larta në të ardhmen. Në pjesën dërrmuese të rasteve, vlerësimet në të dy këshillat, janë ende për ushtrimin e detyrës së magjistratëve në periudha kohore të disa viteve më parë. Rekordin e mban KLP-ja, e cila vetëm vitin e kaluar, gati 7 vjet pas krijimit, miratoi rregulloren për vlerësimin e prokurorëve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, foli për një situatë alarmante ndërsa vuri në dukje se “ende konstatohet prapambetje e ndjeshme në kryerjen e vlerësimeve; ende ka magjistratë për të cilët vlerësimi nuk është kryer në kohën e duhur; ende ka procedura karriere që ndikohen nga mungesa e vlerësimeve të përditësuara. Kjo është një kambanë alarmi, sepse meritokracia nuk matet me deklarata. Meritokracia matet me procedura që mbyllen në kohë, me vlerësime që janë të besueshme, me renditje që janë të qarta, me promovime që nuk vonohen dhe me gjykata që plotësohen”.

Ai solli shembullin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, njëri që prej nëntorit 2024, për të cilët nuk është zgjedhur ende gjyqtari. “Nuk është e kuptueshme dhe nuk mund të konsiderohet normale që plotësimi i një vendi vakant në gjykatën më të lartë të vendit të zgjasë kaq gjatë, kur ligji kërkon që procedura të përfundojë brenda dy muajve”, theksoi Sadushi.

Në të njejtën linjë kritike edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.

“Në çdo rast ky proces duhet të jetë real dhe jo formal. Procesi i vlerësimit duhet ndërtuar në mënyrë të tillë që të sigurojë vlerësimin etik dhe profesionalnë kohë të magjistratëve. Një sistem vlerësimi etiko-profesional që nuk bazohet në meritokraci, si dhe që nuk shërben si një mjet për karrierën e magjistratit, rrezikon të dobësojë vetë themelet mbi të cilat ndërtohet drejtësia”, nënvizoi Metani.

Vlerësimi i magjistratëve nuk është një akt procedurial. Përkundrazi, vonesat janë me pasoja zinxhir mbi të gjithë sistemin. Sepse siç theksoi kreu i Gjykatës së Lartë “vlerësimi në kohë është kusht për një karrierë të bazuar në meritë; karriera e bazuar në meritë është kusht për plotësimin e drejtë dhe të shpejtë të vendeve vakante; ndërsa plotësimi në kohë i gjykatave dhe prokurorive është një nga parakushtet kryesore për uljen e backlog-ut”, një sëmundje që nuk po gjen shërim në sistemin gjyqësor. Harta e re gjyqësore e prezantuar si ilaçi çudibërës, nuk pati ndonjë efekt Shembulli më dëshpërues janë dhjetra mijëra dosje në pritje të gjykimit, që kanë zënë për fyti, veçanërisht Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm.

Për Sadushin “KLGJ dhe KLP duhet ta trajtojnë vlerësimin etik dhe profesional si prioritet strategjik” . Ndërsa për Metanin qasja ndaj kësaj problematike “nuk kërkon vetëm vullnet të mirë, por kërkon veprim real, duke kaluar nga analiza në veprim; nga identifikimi i problematikave në zbatimin e zgjidhjeve; si dhe nga pritshmëritë në rezultate konkrete”.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu pranoi se gjatë vitit 2025 është shënuar përparim në vlerësimet etiko-profesionale të magjistratëve, por theksoi se ritmi aktual mbetet nën pritshmëritë. “Progres ka, por kjo nuk mjafton. Në fund të vitit do të matemi nga ajo që ndjen qytetari,” deklaroi Ministri.

Një nga problemet më të mprehta, sipas tij, mbetet vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, që në disa raste arrin deri në tre vite. “Për qytetarin, drejtësia nuk vonohet në sallë, vonohet kur nuk merr vendimin e arsyetuar,” u shpreh ai, duke riafirmuar se Ministria e Drejtësisë do të mbështesë Këshillat në çdo kërkesë të argumentuar, por duke theksuar se “përgjegjësia për rezultatet mbetet e përbashkët”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #artur metani #Gjykata #gjykata e larte #ild #klgj #KLP #sokol sadushi #toni gogu

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Begaj dekretoi huanë 302 mln dollarë/ Bardhi me akuza të forta Presidentit: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste! Rama ka çmontuar ekuilibrin e pushteteve
  • FOTOLAJM/ Si duket kështjella e Ermal Beqirit 2.6 mln euro në Francë! Pas arrestimit SPAK kërkoi sekuestrim të pasurive, nga apartamentet, avioni e mjetet motorike
  • I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali (EMRI+VIDEO)
  • “A i kuptojnë pasojat…Ku bazohet analiza e kësaj reforme?”/ Krybashkiakja socialiste kundërshton shkrirjen e Bashkisë Dimal: Duhet të jetë njësi më vete
  • Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 9 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by