Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Paralajmërim për rritjen e çmimeve të aeroplanit në Evropë, të pashmangshme për shkak të luftës me Iranin
Aktualitet

Paralajmërim për rritjen e çmimeve të aeroplanit në Evropë, të pashmangshme për shkak të luftës me Iranin

• 14 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çmimet më të larta të biletave për udhëtarët ajrorë në Evropë janë “të pashmangshme” për shkak të kostos së lartë të karburantit për aeroplanë, sipas kreut të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Edhe pse disa linja ajrore kanë ulur çmimet e tyre evropiane kohët e fundit për shkak të mungesës së kërkesës, Willie Walsh tha se nuk kishte asnjë mënyrë që linjat ajrore të mund të përballonin kostot shtesë me kalimin e kohës, transmeton Telegrafi.

Ai i tha BBC-së se ende ekzistonte shqetësimi se industria në Mbretërinë e Bashkuar mund të përballej me mungesa karburanti gjatë verës, megjithëse këmbënguli se nuk kishte nevojë për panik.

Megjithatë, ai vuri në dukje se edhe nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet nesër, ndikimi i ndërprerjeve të shkaktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme mund të ndihet ende vitin e ardhshëm.

Read more:Tragjedia ajrore në Kinë me 132 të vdekur, dokumenti: Pilotët çaktivizuan motorët dhe shtynë lëvat drejt rënies

Një zëdhënës i qeverisë tha se linjat ajrore të Mbretërisë së Bashkuar ishin “të qarta se aktualisht nuk po shohin mungesë karburanti për aeroplanë”.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit si rezultat i konfliktit në Iran ka pasur një ndikim dramatik në çmimet e karburantit për aeroplanë dhe ka ngritur shqetësime për mungesa të mundshme në muajt në vijim.

Evropa, dhe veçanërisht Mbretëria e Bashkuar, zakonisht varen shumë nga importet nga rajoni dhe janë përpjekur të gjejnë furnizime alternative.

Javën e kaluar, për shembull, BE tha se nuk kishte asnjë arsye rregullatore pse karburanti i avionëve me cilësi amerikane nuk duhet të përdoret nga linjat ajrore evropiane, me kusht që futja e tij të menaxhohej me kujdes.

Read more:Rita Ora takohet me Mbretin Charles në Londër, shkëlqen me paraqitjen

Të mërkurën, komisioneri i energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, tha se nuk priste një mungesë serioze në afat të shkurtër, por nuk mund të përjashtonte problemet e furnizimit në afat më të gjatë.

Drejtori ekzekutiv i operatorit të udhëtimit Tui, Sebastien Ebel, tha gjithashtu se nuk priste mungesa gjatë muajve të ardhshëm.

Por Walsh tha se ende kishte shqetësime për operatorët e Mbretërisë së Bashkuar.

“Mendoj se problemi kryesor me të cilin përballet Mbretëria e Bashkuar është koha. Normalisht pritet të shihni një rritje prej 25% të fluturimeve dhe kërkesave për karburant në muajt korrik dhe gusht krahasuar, le të themi, me marsin”, shpjegoi ai.

Read more:Arabia Saudite “ka nisur sulme sekrete” ndaj Iranit

“Mendoj se shqetësimi do të jetë se nëse nuk sigurohet furnizim i mjaftueshëm alternativ, mund të ketë disa mungesa kur të hyjmë në periudhën kulmore të verës”, shtoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se nuk kishte arsye për panik dhe se anulimi i përhapur i fluturimeve mund të shmangej.

Rritja e çmimeve të karburantit është reflektuar tashmë në koston e fluturimeve të gjata, disa prej të cilave kanë parë rritje të konsiderueshme.

Read more:Zelensky i kërkon Evropës të zhvillojë më shumë aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme

Por sipas drejtuesve të linjave ajrore, disa çmime në Evropë në fakt kanë rënë sepse transportuesit kanë futur zbritje në një përpjekje për të bindur udhëtarët e pavullnetshëm të fluturojnë.

Megjithatë, Walsh këmbënguli se kjo situatë nuk do të zgjaste.

“Nuk ka asnjë mënyrë që linjat ajrore të mund të përballojnë kostot shtesë që po përjetojnë”, shpjegoi ai.

“Mund të ketë disa raste kur linjat ajrore do të bëjnë zbritje për të stimuluar një fluks trafiku… por me kalimin e kohës është e pashmangshme që çmimi i lartë i naftës do të reflektohet në çmime më të larta të biletave”, theksoi ndër tjera.

Read more:BE miraton sanksione ndaj kolonëve izraelitë pas mbështetjes hungareze

Ai shtoi se ndërprerja e furnizimeve me naftë bruto dhe dëmtimi i objekteve të rafinimit në Gjirin nënkuptojnë se edhe nëse Ngushtica e Hormuzit do të rihapej tani, çmimet e karburantit nuk ka gjasa të ulen shpejt.

“Sido që ta shikoni, mendoj se ky problem do të vazhdojë për disa muaj që do të vijnë dhe mund të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, tha ai.

Një zëdhënës i qeverisë shtoi se furnizuesit e karburantit mbajnë “stoqe karburanti të furnizuara për të mbështetur qëndrueshmërinë e tyre” dhe se qeveria po punonte me industrinë e aviacionit për të mbajtur fluturimet në funksionim, si dhe po konsultohej mbi “masat për të ndihmuar linjat ajrore të planifikojnë orare realiste fluturimesh të cilat do të shmangin ndërprerjet e minutës së fundit dhe do të mbrojnë pushimet”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aeroplani #Bbc #Evropa #importet #iran #jetë #karburant #Lufta në iran #Nafta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 5 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin