Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. LDK dënon “dhunën e sotme politike”, reagon për incidentin në Skenderaj mes Lushtakut dhe Mehanit
Aktualitet

LDK dënon “dhunën e sotme politike”, reagon për incidentin në Skenderaj mes Lushtakut dhe Mehanit

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dënuar atë që e ka quajtur “dhunë e sotme politike”, duke shprehur shqetësim për, siç thuhet, klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe “terrorizmit digjital” që po e rëndojnë debatin publik në vend.

Reagimi i LDK-së vjen pas incidentit të ndodhur në Skenderaj, ku ndodhi një incident mes kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kryetarit të LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Hysni Mehani thotë se është sulmuar fizikisht nga Sami Lushtaku

LDK, megjithatë, në reagimin e saj nuk i ka përmendur me emër palët e përfshira.

Read more:Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë

Në deklaratë, LDK thekson se retorika përçarëse dhe nxitëse e normalizuar në hapësirën publike dhe digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik, pasi, sipas saj, gjuha e urrejtjes rrit tensionet dhe cenon sigurinë publike.

“Retorika përçarëse, nxitëse dhe denigruese që është normalizuar në hapësirën publike e digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik. Gjuha e urrejtjes prodhon tension, cenon sigurinë publike dhe krijon ambient ku dhuna rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm i përballjes politike”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Read more:Këta janë disa nga kandidatët e rinj në listën e LDK‑së për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

Partia opozitare vlerëson se mospajtimet politike duhet të mbeten brenda normave demokratike, institucionale dhe qytetare, duke nënvizuar se Kosova ka nevojë për debat dhe garë të ideve, e jo për “linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik”.

“Republika jonë ka nevojë për debat politik, për garë të ideve dhe vizioneve, jo për linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik”, thuhet më tej.

Read more:Debat në Skenderaj pas mbylljes së një biznesi, VV akuzon – Inspektorati mohon motivin politik

LDK u ka bërë thirrje akterëve politikë, institucioneve përgjegjëse dhe shoqërisë që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime të qetë demokratike, në respektimin e kulturës së komunikimit publik dhe në mbrojtjen e rendit demokratik.

Në fund, LDK ka kërkuar që çdo akt dhune, gjuhë urrejtjeje dhe përpjekje për intimidim politik të refuzohet “qartë dhe pa ekuivok”, duke theksuar nevojën për maturi politike, përgjegjësi shtetërore dhe sundim të ligjit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aktualitet

‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt

Tags: #Dhune #Hysni mehani #Kosova #Ldk #Lidhja #lidhja demokratike e kosoves #Lvv #Sami lushtaku #Sulm fizik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit
  • ‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt
  • Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare
  • Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i
  • Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
  • Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës
  • SHBA “leksion” ndaj parave të pista, trajnim nga OPDAT për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
  • Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
  • Lufta ndaj krimit e pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është riregjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet se…

• 56 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Laver Bariu, ustai i fundit’, ‘Bisedë me Volterin’ dhe ‘Sekreti i fundit’! Melodia e Vargut sjell vargjet e Martin Camajt

LAVER BARIU DHE HISTORIA E SAZEVE NË LIBRIN E TË VASIL TOLES VASIL TOLE, AUTOR Titulli: Laver Bariu,…

Viral Alert News • 1 orë më parë • 12 min lexim
Aktualitet

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare

Konstatohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare një mjet lundrues, i cili shkeli tapat kufizuese duke u…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by