Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Albi Fashion dhuron veshmbathje për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë
Aktualitet

Albi Fashion dhuron veshmbathje për të mbështetur nënat dhe fëmijët në Kosovë

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Albi Fashion, lider në industrinë e modës, ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të veshmbathjeve të papërdorura për organizatën Action for Mothers and Children (AMC), me qëllim mbështetjen e programeve që përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe fëmijëve në të gjithë Kosovën.

Donacioni përfshin veshje të reja dhe cilësore nga marka të njohura globale, të cilat do të shpërndahen përmes dyqaneve bamirëse të AMC-së, Teshavesha. Të hyrat nga këto dyqane ndihmojnë në financimin e nismave kryesore të AMC-së, si sesionet e mbështetjes për gjidhënie, Klasat për Nëna që përgatisin gratë shtatëzëna dhe prindërit e rinj për t’u ofruar fëmijëve të tyre një fillim të shëndetshëm dhe shpërndarjen e ndihmave shëndetësore jetëshpëtuese për spitalet dhe klinikat publike.

“Ky kontribut është një shembull i fuqishëm se si partneritetet me sektorin privat mund të përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e nënave dhe fëmijëve. Kjo forcon programet tona dhe na ndihmon të arrijmë te më shumë familje të cilat kanë nevojë për mbështetje shëndetësore” u shpreh Rina Demiri Spahija, Drejtore Ekzekutive e AMC-së.

Read more:AMC organizon tryezën e rrumbullakët për forcimin e kujdesit dhe transportit neonatal në Kosovë

Foto: Albi Fashion

“Jemi krenarë që mbështesim nënat dhe fëmijët në Kosovë përmes këtij partneriteti me Action for Mothers and Children. Në Albi Fashion, ne jemi të përkushtuar të krijojmë vlerë jo vetëm përmes modës dhe tregtisë, por edhe duke kontribuar në mirëqenien e komuniteteve ku shërbejmë,” thanë përfaqësuesit e Albi Fashion.

Në vend që të theksohet vlera monetare, ky donacion pasqyrohet më së miri përmes ndikimit të tij: disa kuti të mëdha me veshje dhe aksesorë që do të ndihmojnë në furnizimin e dyqaneve bamirëse të AMC-së, Teshavesha, për javët në vijim dhe do të mbështesin familjet anembanë Kosovës.

Read more:Rave – Marcel Dettmann

Foto: Albi Fashion

Përmes dyqaneve Teshavesha, AMC ofron veshje të dhuruara me çmime të përballueshme, duke mbështetur familjet në nevojë dhe në të njëjtën kohë duke promovuar qëndrueshmërinë dhe reduktimin e mbetjeve tekstile. Të gjitha fitimet riinvestohen në programet e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes sociale të organizatës për nënat dhe fëmijët.

Foto: Albi Fashion

Action for Mothers and Children është një organizatë jofitimprurëse që punon për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. AMC avokon për një kujdes shëndetësor më të mirë përmes edukimit, mbledhjes së fondeve dhe hulumtimit. Për më shumë informata, vizitoniAMCHealth.org.

Read more:Meridian Express dhe klientët e tij dhurojnë mbi 6 mijë euro për SOS Fshatrat e Fëmijëve

Albi Fashion është një shitës mode me bazë në Kosovë që ka sjellë marka globale në tregun lokal përmes partneriteteve ekskluzive. Me disa lokacione dhe një reputacion të fortë për cilësi dhe stil, ajo vazhdon të formësojë peizazhin e shitjes së modës në rajon.

Lexo edhe
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg

Tags: #Action for mothers and children #Albi fashion #Amc #Donacion #Dyqan bamires #Femije #Kujdesi shendetesor #Nëna #Organizata #Riciklimi #Rina demiri-spahija #Teshavesha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut
  • Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Librazhd ku humbi jetën 7-vjeçari, shoqërohet për sqarime në polici regjisori Petri Bozo
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, ndalohet drejtuesi i mjetit
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 56 minuta më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me sulmin rus që ndodhi…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg

GJKKO mori sot vendim mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës së sigurimit.…

• 26 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Shkak është bërë mungesa e…

• 57 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by