Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Veshje me elemente tradicionale në skenën e Eurovisionit – pak orë para gjysmëfinales "rrjedh" në internet performanca e Alisit
Aktualitet

Veshje me elemente tradicionale në skenën e Eurovisionit – pak orë para gjysmëfinales "rrjedh" në internet performanca e Alisit

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vetëm pak orë para se të ngjitet në skenën e madhe të Eurovision 2026 në Vjenë, performanca e Alis me këngën “Nan”, me të cilën përfaqëson Shqipërinë, duket se është zbuluar paraprakisht, pjesërisht në rrjetet sociale.

Fansat kanë shpërndarë pamje nga provat, ku shihet se paraqitja skenike e Shqipërisë do të ketë një qasje të qartë emocionale dhe simbolike, në përputhje me temën e këngës, e cila trajton ndarjen e fëmijëve nga prindërit për shkak të migrimit dhe dhimbjen që kjo lë pas, veçanërisht te nënat.

Read more:“E gjithë bota po e ndjek takimin tonë”/ Çfarë u diskutua në samitin Trump-Xi, lideri kinez: Vendet tona mund të konfliktohen vetëm nëse…

Nga videot e publikuara, në skenë shfaqen edhe statistë/performues të veshur me veshje tradicionale shqiptare, të cilët pritet të portretizojnë figurën e nënës dhe kujtesën e shtëpisë. Në pamjet e shpërndara, një nga gratë/statistet shihet me fustan të bardhë dhe jelek të qëndisur me motive kombëtare, ndërsa qëndron pranë Alis, duke i dhënë performancës një dimension ritual dhe narrativ.

@trendingalb Vote for him tonight #13👑 • #eurovision #fyp #balkan #foryoupage ♬ original sound – Trending Alb 🇦🇱

Ndërkohë, vet Alis shfaqet me një veshje të errët e të shkëlqyeshme, me elemente që duken si xixa/gurë dekorativë dhe me thekë në pjesën e sipërme, duke krijuar kontrast mes modernes dhe tradicionales – një përplasje vizuale që përforcon mesazhin e këngës “Nan”.

Read more:U shfaq me të edhe në Eurovision – historia prekëse që qëndron pas maskës në fytyrë të Felicias

Edhe pse bëhet fjalë për vetëm pak sekonda të zbuluara, në rrjet tashmë po qarkullojnë komente pozitive. Në pamjet e publikuara, në mbishkrim thuhet se “vizualet janë të jashtëzakonshme” dhe se “performanca vokale është edhe më e mirë”, duke ngritur pritshmëritë për paraqitjen e Shqipërisë në natën e sotme (e enjte).

Read more:Eurovision 2026 nis më 12 maj – kush favorizohet sivjet dhe kur performon Shqipëria

– YouTube youtu.be

Alis do të performojë sonte në skenën e Eurovisionit në Vjenë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të duket i plotë koncepti skenik i “Nan”, që sipas sinjaleve të para pritet të jetë një performancë e ndërtuar mbi emocionin, identitetin dhe një histori që prek shumë familje shqiptare. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Alis #Eurovision #Familje #Gratë #Internet #jetë #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Transfertat bankare në Shqipëri drejt epokës së re, paratë kalojnë në llogari brenda 10 sekondave, sistemi i ri do të funksionojë 24/7
  • Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide 6 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO) 2 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit 1 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin