Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ia dha shoqes 8,000 euro që t'ia ruante por ajo nuk ia ktheu më, Kejvina Kthella e denoncon mikeshën e saj në polici
Aktualitet

Ia dha shoqes 8,000 euro që t'ia ruante por ajo nuk ia ktheu më, Kejvina Kthella e denoncon mikeshën e saj në polici

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Modelja Kejvina Kthella ka denoncuar në Policinë e Tiranës një rast të dyshuar mashtrimi, duke pretenduar se një shoqe e saj i ka marrë tetë mijë euro kursime dhe nuk ia ka kthyer më.

Sipas raportimit të gazetës Shqiptarja, thuhet që sipas kallëzimit, Kejvina Kthella e kishte kursyer këtë shumë nga të ardhurat e punës dhe, para se të udhëtonte për të qëndruar te të afërmit e saj në Lezhë, vendosi t’ia linte paratë në ruajtje shoqes së lagjes, Anela Osmani, pasi në banesën e saj në Tiranë do të shkonte sanitarja.

Read more:Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK i kërkoi GJKKO-së të pushojë çështjen për Jonaid Myzyrin dhe 4 anëtarët e KPP-së, vendimi më 25 maj

Rasti është denoncuar në fillim të muajit maj, ndërsa më 7 maj materialet hetimore kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Prokuroria e Tiranës ka nisur dosje penale ndaj Anela Osmanit për veprën penale të “Mashtrimit”, ndërsa kjo e fundit është proceduar nga organet e drejtësisë.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Në deklarimet e saj, Anela Osmani thuhet se fillimisht e ka justifikuar vonesën duke pretenduar se paratë i kishte futur në një kasafortë, por nuk mund ta hapte pasi “i kishte harruar kodin”. Mirëpo, sipas materialit të kallëzimit, pas këmbënguljes së Kejvinës, kasaforta është hapur dhe shuma nuk është gjetur aty.

Read more:Jep dorëheqje ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting -duke thënë se ka humbur besimin te Starmer

Më pas, ajo ka vijuar me një tjetër pretendim, duke thënë se paratë i kishte futur në llogarinë e saj bankare, por se llogaria ishte bllokuar nga përmbarimi dhe nuk mund të kryente tërheqje. Pas këtyre deklarimeve, Kejvina Kthella i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal ndaj shoqes së saj.

Foto: Kejvina Kthella/Instagram

Në vijim, Anela Osmani është arrestuar nga policia dhe është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, duke e cilësuar rastin si vepër penale “Mashtrim” në paragrafin e parë, pa pasoja të rënda. Edhe pse mbrojtja ka pretenduar se nuk ka vepër penale, gjykata vendosi në fund caktimin e masës “detyrim paraqitje” për Anela Osmanin.

Read more:"Të dua shumë, Rinushe” – Dua Lipa me urim emocionues për ditëlindjen e motrës, publikon foto nga fëmijëria

Rasti pritet të vijojë me hetime të mëtejshme, ndërsa Kejvina Kthella kërkon kthimin e shumës së kursyer, të cilën thotë se e ka humbur për shkak të mirëbesimit ndaj një personi të afërt. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Detyrim #euro #Foto #Gjykata #hetime #Kejvina kthella #kthella #Lezhe

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shërbimi i trombektomisë cerebrale te QSUT/ “Paguaj, ose vdis!”, Tritan Shehu: Rama të japë llogari për vonesat dhe jetët e humbura
  • Arrestimi i Agasit i negociuar? Progni: Ergysi lëvizte lirshëm, lidhje me krimin e organizuar dhe institucionet. Radhën te SPAK-u e ka Balla!
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis, Gjykata e Shkodrës lë në burg ish-kryeplakun e fshatit! Arrest shtëpie për të birin
  • “Jo vetëm Mirlinda Karçanaj, dhjetëra zyrtarë të filmuar në zyrë/ Gazetarja ‘zbërthen’ dinamikën e arrestimit: Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Ergys Agasit? SPAK…
  • Edi Rama në zyrën e Ergys Agasit? Klodiana Lala: Koordinonte gjithçka ndodhte me botën e krimit për llogari të mazhorancës! Vjeshta? Hetimet vijojnë, do të ketë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 17 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 14 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut! 10 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by