Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rama nga Estonia: Presim me padurim mbylljen e kapitujve të negociatave! Michal: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE
Aktualitet

Rama nga Estonia: Presim me padurim mbylljen e kapitujve të negociatave! Michal: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Sot është ditë me diell në Talin sepse solla diellin nga Shqipëria”,nisi Rama me batutë fjalën e tij në deklaratën e përbashkët me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal.

Në fjalën e tij, Michal nënvizoi mbështetjen e fortë të Estonisë për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

“Estonia mbështet fort zgjerimin e Bashkimit Europian. E kemi mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Vazhdoni të ecni përpara me reformat. Nëse Shqipëria përmbush detyrat e saj, edhe BE do të bëjë të njëjtën gjë”, u shpreh ai.

Read more:Brenda Q9, SUV-i luksoz i Audi

Ndërsa e vlerësoi këtë qëndrim, Rama shprehu edhe padurimin për të vijuar me fazën tjetër të procesit të integrimit.

“Faleminderit shumë që vazhdoni të mbështesni Shqipërinë. Presim me padurim të kalojmë në fazën tjetër shumë shpejt dhe të vazhdojmë duke nisur mbylljen e kapitujve të negociatave”, tha Rama.

Një pjesë e deklaratës u fokusua edhe te çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë. Michal e quajti Shqipërinë “një aleate shumë e mirë në NATO”.Rama tha se kjo është një pikë bashkimi mes dy vendeve, të cilat i afron edhe “një refuzim i palëkundur që të mos lejojmë vendet e huaja të minojnë mënyrën tonë demokratike të jetesës.”

Read more:Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin

Bashkëpunimi midis dy vendeve u afirmua në disa fusha, si arsimi e teknologjia, ku Rama shprehu një ambicie për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Jam shumë mirënjohës që na thatë se jeni gati të prisni njerëzit tanë të vijnë më shpesh të mësojnë prej jush e asaj që mund të bëni, sidomos në nivelin e sektorit arsimor, duke nisur me fëmijët për t’u dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel. Duam të sigurohemi që rrugëtimi ynë drejt 2030 të shndërrohet në të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë në markë globale. Ne kemi shumicën e shërbimeve online dhe synojmë të ecim përpara me IA”, tha kryeministri.

Si një nga vendet në Europë që përdor më së shumti teknologjinë, Estonia shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e kapaciteteve dixhitale.

Read more:Vendet e NATO-s në vijën e parë të frontit kërkojnë trupa amerikane pas vendimit të Trumpit për tërheqjen e tyre nga Gjermania

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:37

Vizita në Estoni, Rama takohet me Presidentin Alar Karis në Tallinn, fokus siguria dhe sfidat globale (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Tallinn nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis, në kuadër të vizitës së tij atje ku merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri 2026”.

Dy liderët i shtrënguan dorën njëri tjetrit, pozjuan përpara kamerave dhe gazetarëve me flamujt e Shqipërisë dhe Estonisë në sfond, ndërsa më pas Rama firmosi librin e përshtypjeve në presidencë.

Takimi vijoi më pas mes dy delegacioneve, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë, politika e jashtme dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike. Konferenca “Lennart Meri” konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare mbi sigurinë dhe politikën globale dhe këtë vit mbahet nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.

Read more:Cilat tema për rininë duhet të jenë në qendër të programeve të partive politike? Jepni mendimin tuaj përmes pyetësorit

Ora 11:17

‘Nuk kemi simpati për Putin’, Rama thirrje estonezëve: Ejani në Shqipëri, do ndiheni si në shtëpi (VIDEO)

Gjatë deklaratës me kryeministrin estonez Kristen Michal, shefi i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje estonezëve që të vizitojnë Shqipërinë. Rama tha se është kënaqësi që të shohë se numri i tyre në vendin tonë është trefishuar që prej 2023-shit, ndërsa shtoi me batuta se estonezët në Shqipëri do të ndihen si në vendin e tyre, pasi nuk ka simpati për Putin.

“Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë që prej 2023-shin. Shpresoj se do të zgjatet ky sezon i fluturimit drejtpërdrejtë. Ju ftoj të largoheni nga vendi edhe në dimër, që të vini të gjeni plazhet. Nuk kemi simpati për putin atje, kështu që do të ndiheni krejt si në shtëpi”, tha Rama.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsimi #Diell #Edi Rama #Estoni #Estonia #Europë #Fëmijët #Kristen michal

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 97 ditë protestë/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Qeveri e krimit!
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”/ Qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jepe dorëheqjen
  • “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”/ Revoltë kundër klasës politike, protestuesit nuk ndalen: Shqipëria kërkon ndryshim
  • “Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen
  • “Rama dje pranoi kapitullimin para bandave. I vdekur politikisht”, aktivisti Mirjan Aliaj: Populli s’i nënshtrohet një autokrati! Nëse nuk dorëhiqet, do ta rrëzojmë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by