Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin
Aktualitet

Rama batuta me kryeministrin estonez: Ejani në Shqipëri edhe në dimër, aty s’ka simpati për Putinin

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Talin të Estonisë, me kryeministrin e vendit, Kristen Michal.

Në konferencën e përbashkët, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se ai solli diellin nga Tirana, ndërsa shtoi se ka admirim për mënyrën se si jetohet në Estoni, duke e quajtur si një “laborator të së ardhmes”.

Read more:VKM/ Qeveria miraton shtesat në rregulloren për stacionet e plazhit, kontratat për sezonin 2026 do të lidhen në qershor

“Së pari më lejoni që të saktësoj pak gjërat. Kur erdhët në Tiranë, ishte ditë me shi. Ishte gjithmonë ngrohtë, por ishte ditë me shi, sepse Keir Starmer e solli nga Londra. Sot është ditë me diell në Talin, sepse e solla nga Tirana.

Më së fundmi më lejohet të vizitoj këtë qytet që gjithmonë e kam imagjinuar si një laborator të së ardhmes. Dua thjesht t’u them qytetarëve estonezë që kemi admirim të plotë për ta, sepse në vend që të vazhdojnë të jetojnë në një muze, ata kanë vendosur të jetojnë në të ardhmen. Kjo e bën Estoninë atë qytet që jeton majë kodrës, sidomos për një vend si Shqipëria, sepse jemi të vegjël dhe kemi nevojë për një shembull të tillë.

Read more:Njollë kafe në lëkurë? Shenjat që tregojnë se duhet marrë seriozisht

Më duhet të them që u befasova shumë kur kuptova që kishte ushqim shumë të mirë këtu. Nuk ishte diçka që e prisja. Faleminderit shumë për bisedën e dobishme dhe si e ndatë me mua si ia dolët me sukses si vend për të bërë atë që ju e quani “Kërcimi i Tigrit” dhe mënyrën se si ju mendoni për ta bërë këtë kërcim të dytë.

Read more:“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Më lini t’ju them, me ju jo vetëm që kërkojmë bashkëpunim, por kërkojmë atë udhërrëfyes estonez. Jam shumë mirënjohës kur më thatë se jeni gati të mirëprisni njerëzit tanë, të mësojnë prej jush dhe nga ajo që ju po bëni në sektorin arsimor, duke nisur nga fëmijët për t’i dhënë atyre instrumentet që ta çojnë vendin në një tjetër nivel.

Ne duam të sigurohemi që edhe rrugëtimi ynë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtin novacion që e ka bërë Estoninë një markë globale. Ju përmendët ministren e IA, jemi shumë të lumtur t’ju a prezantojmë. Nga ana tjetër, më drejtë përmendët që Estonia dhe Shqipëria janë shumë të bashkuara, jo vetëm nga NATO, por nga një refuzim i palëkundur për të mos lënë fuqitë e huaja që të minojnë mënyrën tonë të jetesës.

Read more:Gjendet i vdekur gjenerali rus, i lidhur me laboratorin e armëve kimike të sanksionuara nga vendet e perëndimit

Të vazhdojmë duke nisur që me mbylljen e kapitullit të negociatave. Është kënaqësi të shohësh trefishimin e numrit të estonezëve që vijnë në Shqipëri që nga 2023. Dua t’i them estonezëve që ndërkohë e lini vendin tuaj në errësirë, vini në kohë me diell në Shqipëri. Kështu që mund ta vizitoni Shqipërinë edhe në dimër. Gjithashtu, nuk do të gjeni simpati për Putinin atje, kështu që mund të vini lirisht. Jemi tepër të lumtur që jemi këtu dhe pres me padurim që të bëjmë më shumë së bashku. Prej kohësh keni treguar se të jesh vend i vogël nuk është kufizim. Faleminderit për këtë”, tha Rama. /Tch/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Diell #Edi Rama #Estonia #Fëmijët #Keir starmer #Kristen michal #Londra #Putin #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të hënën 100 ditë rezistencë”/ Protestuesi: Shqiptarët të bashkohen nga veriu në jug. Do të jetë marshimi më i bukur i demokracisë, Rama të japë dorëheqjen
  • “Rama dje pranoi kapitullimin para bandave. I vdekur politikisht”, aktivisti Mirjan Aliaj: Populli s’i nënshtrohet një autokrati! Nëse nuk dorëhiqet, do ta rrëzojmë
  • “Rama na ke vjedhur”/ Protestuesi: Ka ardhur momenti historik, ta përshkallëzojmë protestën. Të rrethojmë Parlamentin e Kryeministrinë
  • FOTOLAJM/ Protesta kundër Ramës në ditën e 97-të, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave: Kush arreston rininë dhe popullin, fundin e pushtetit pret
  • LIVE- Dita e 97 e protestës/ “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Arrestoni Ramën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn me grup të armatosur në hotel, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by