Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Njollë kafe në lëkurë? Shenjat që tregojnë se duhet marrë seriozisht
Aktualitet

Njollë kafe në lëkurë? Shenjat që tregojnë se duhet marrë seriozisht

• 11 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shumica e njollave kafe lidhen me diellin, moshën ose ndryshimet hormonale, por ndryshimi i formës, madhësisë, ngjyrës apo gjakderdhja kërkon kontroll dermatologjik

Njollat kafe në lëkurë janë shumë të zakonshme. Pothuajse çdo njeri, në një moment të jetës, mund të zhvillojë ndonjë formë të tyre. Në shumicën e rasteve ato janë shenja të padëmshme të ekspozimit në diell dhe të plakjes së lëkurës, por ndonjëherë mund të tregojnë edhe gjendje më serioze shëndetësore.

Kjo hiperpigmentim ndodh kur trupi prodhon më shumë melaninë, gjë që shkakton paraqitjen e njollave ose zonave më të errëta në lëkurë.

“Çdo ditë shoh njolla kafe në praktikë dhe pothuajse te çdo pacient. Gati çdo person ka ndonjë lloj njolle kafe, zakonisht nishane ose njolla nga dielli”, thotë dr. William Kwan, dermatolog i certifikuar në Golden State Dermatology në Kaliforni.

Dr. Elizabeth Rubin, mjeke e certifikuar e mjekësisë emergjente në një spital në Los Angeles, thekson se çelësi është dallimi ndërmjet njollave të qëndrueshme, me ngjyrë të njëtrajtshme, dhe atyre që me kalimin e kohës ndryshojnë ngjyrë, madhësi ose formë. Këto të fundit kërkojnë vlerësim mjekësor, transmeton Telegrafi.

Shkaqet e njollave kafe në lëkurë

Njollat kafe mund të paraqiten në disa forma, secila me karakteristika të veçanta. Dermatologët më shpesh shohin këto lloje:

Njollat e moshës ose njollat nga dielli

Shkaku më i zakonshëm i njollave kafe është ekspozimi në diell. “Ekspozimi i grumbulluar në diell dhe rrezitja çojnë në shumë njolla kafe në pjesët e lëkurës që janë të ekspozuara”, thotë dr. Kwan.

Read more:Ëmbëlsirat e tij i pëlqente edhe Mbreti me origjinë shqiptare i Egjiptit: Historia e zviceranit Giacomo Groppi

Këto njolla të sheshta zhvillohen pas ekspozimit në diell dhe mund të kenë nuanca të ndryshme kafeje, të nxira ose të zeza. Zakonisht shfaqen në fytyrë, duar, shpatulla dhe pjesën e sipërme të krahëve.

“Rrezatimi UV nxit prodhimin e tepërt të melaninës në zona të caktuara, duke krijuar ato njolla karakteristike të errëta. Edhe plakja luan rol të rëndësishëm, sepse mekanizmat natyrorë të riparimit të lëkurës dhe shpërndarja e pigmentit bëhen më pak efikasë me kalimin e kohës”, shpjegon dr. Elizabeth Rubin.

Nishanet

Pothuajse të gjithë kanë nishane, njolla kafe, shpesh pak të ngritura, që mund të shfaqen kudo në trup.

Dr. Kwan thotë se nishanet janë ndër llojet më të shpeshta të njollave kafe që kanë njerëzit.

Edhe pse shumica e nishaneve janë plotësisht beninje, çdo nishan që ndryshon madhësi, formë ose ngjyrë duhet të kontrollohet nga dermatologu.

Pikat e diellit dhe qukat

Qukat janë njolla të vogla kafe, me prirje trashëgimore, të cilat bëhen më të dukshme pas ekspozimit në diell.

Read more:Të dielën vranësira dhe intervale me diell, temperaturat deri në 22 gradë

Ato janë të sheshta, zakonisht kafe të çelëta, dhe shfaqen shpesh në pjesët e trupit që preken më shumë nga dielli, si fytyra, shpatullat dhe duart.

Më shpesh vërehen te njerëzit me lëkurë të çelët dhe me flokë më të hapur.

Melasma

Edhe luhatjet hormonale mund të shkaktojnë një lloj të veçantë pigmentimi kafe, që quhet melasma.

“Shtatzënia, menopauza ose përdorimi i pilulave kontraceptive mund të çojnë në melasmë, një lloj pigmentimi kafe që shpesh shfaqet në faqe ose në ballë”, shpjegon dr. Rubin.

Kjo formë hormonale e hiperpigmentimit prek shumë gra dhe mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

Hiperpigmentimi pas inflamacionit

Ky lloj hiperpigmentimi shfaqet kur lëkura errësohet pas një dëmtimi ose inflamacioni.

Read more:Sezoni i gjashtë i "La Casa De Papel" po vjen? Paralajmërimi që 'ndezi' rrjetin

“Aknet janë shkak i shpeshtë i hiperpigmentimit, ashtu si çdo lloj dëmtimi i lëkurës”, thotë dr. Rubin.

Këto njolla të errëta mund të mbeten edhe pasi lëkura të jetë shëruar nga djegiet, prerjet, gërvishtjet, ekzema ose irritime të tjera.

Ndryshimi i ngjyrës i lidhur me barnat

Disa barna mund ta rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit dhe të ndikojnë në ndryshime të pigmentimit.

Sipas dr. Rubin, barnat antiinflamatore josteroide, disa antibiotikë dhe disa barna kimioterapie mund të çojnë në shfaqjen e njollave kafe.

“Këto lloje barnash mund edhe t’i përkeqësojnë njollat kafe. Faktorët e stilit të jetesës, si pirja e duhanit, ekspozimi i tepërt në diell dhe mbrojtja e pamjaftueshme nga dielli, e përshpejtojnë zhvillimin e njollave kafe në të gjitha kategoritë”, shton dr. Kwan për Healthy.

Shkaqe të rralla, por serioze të njollave kafe

Read more:NBA/ Kampionët e Oklahomas fitojnë kundër Lakers dhe e dërgojnë serinë në 2-0, sukses edhe për Detroit

Edhe pse shumica e njollave kafe janë të padëmshme, ekzistojnë edhe disa shkaqe më të rralla që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

“Sëmundja Addison, çrregullim i gjëndrave mbiveshkore, mund të shkaktojë errësim të lëkurës, sidomos në palosjet e lëkurës ose në pikat e presionit. Kjo lidhet me faktin se gjëndrat mbiveshkore nuk prodhojnë mjaftueshëm hormone”, shpjegon dr. Kwan.

Hemokromatoza, gjendje që lidhet me grumbullimin e tepërt të hekurit në organizëm, mund t’i japë lëkurës pamje bronzi.

Edhe disa gjendje gjenetike, si sindroma Peutz-Jeghers, shkaktojnë njolla karakteristike kafe ose të ngjashme me quka rreth gojës ose në mukozë.

Problemet metabolike po ashtu mund të shfaqen përmes ndryshimeve në lëkurë.

“Diabeti mund të shkaktojë acanthosis nigricans, që është errësim i lëkurës me pamje të butë, si kadife, zakonisht në qafë, sqetulla dhe ije”, thotë dr. Rubin.

Read more:Sa krem, serum dhe SPF duhet të vendosni në lëkurë: Kjo është mënyra e duhur

Insuficienca akute dhe kronike e mëlçisë gjithashtu mund të çojë në hiperpigmentim.

“Këta janë vetëm disa shembuj, prandaj nëse dikush fillon të vërejë shenja të njollave të reja kafe në moshë të rritur, do të ishte e mençur të konsultohej me dermatolog të certifikuar”, thotë dr. Kwan.

Kur njollat kafe mund të sinjalizojnë kancer të lëkurës

Çdo nishan që ka ndryshuar madhësi, formë ose ngjyrë duhet të kontrollohet nga dermatologu, theksojnë të dy ekspertët.

“Çdo njollë që rritet shpejt, bëhet e dhimbshme, krijon kore ose gjakos spontanisht duhet të kontrollohet menjëherë nga mjeku ose dermatologu”, paralajmëron dr. Rubin. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aknet #Diell #Hormone #jetë #kafe #Lëkura #Los angeles #Njollat në lëkurë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Temperatura të larta në të gjithë vendin…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • “Një vit më parë u sulmua, “News24” sot është e para në transmetimin e protestës”/ Genc Gjokutaj: Rroftë fjala e lirë dhe “News 24” si simbol i saj
  • LIVE- “Nëse Berisha bën një hap pas, Rama nuk qëndron dot 1 muaj. Mbajnë njëri-tjetrin”, protestuesi: Kryeministri 13 vite premton ujë, besën e shqiptarëve e ka thyer. Të largohet
  • Piku i sezonit turistik, pushuesit dynden drejt Shqipërisë! Mijëra hyrje nga portet dhe pikat kufitare, radhë në Kakavijë
  • Report Tv në Krujë/ Banorët rrëfejnë ‘natën e ferrit’: Flakët deri në çati, menduam se do gjenim vetëm hi (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 10 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by