Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sa krem, serum dhe SPF duhet të vendosni në lëkurë: Kjo është mënyra e duhur
Aktualitet

Sa krem, serum dhe SPF duhet të vendosni në lëkurë: Kjo është mënyra e duhur

• 2 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sasia më e madhe nuk e rrit efektin e produktit, përkundrazi, mund ta rëndojë lëkurën dhe ta bëjë rutinën më pak efektive

Nëse keni një rutinë të rregullt të kujdesit për lëkurën dhe çdo ditë përdorni produkte si krem hidratues, serum, krem me faktor mbrojtës, vaj për fytyrën apo krem për zonën rreth syve, me siguri ndonjëherë keni pyetur veten nëse po vendosni sasinë e duhur.

Shumë njerëz mendojnë se produkti do të veprojë më mirë nëse vendoset në sasi më të madhe, por në të vërtetë nuk është kështu. Përkundrazi, sasia e tepërt mund ta rëndojë lëkurën, ta bëjë më të yndyrshme ose ta pengojë përthithjen e produkteve të tjera.

Ja cilat sasi konsiderohen të mjaftueshme që produktet të kryejnë funksionin e tyre.

Pastruesi i fytyrës

Fytyra, në krahasim me trupin, është sipërfaqe shumë më e vogël e lëkurës, prandaj nuk ka nevojë të mbingarkohet me produkt. Sasia e madhe nuk e rrit efektin e pastrimit.

Read more (Produkt):Barcelona do të ndjekë nga afër talentin belg, e do transferimin e tij në verë

Nëse përdorni pastrues me pompë, një shtypje e pompës zakonisht është e mjaftueshme. Nëse jo, mjafton një sasi sa madhësia e një monedhe në pëllëmbë. Kur përzihet me ujë, pastruesi zakonisht shkumëzon dhe krijon sasi të mjaftueshme për pastrimin e plotë të fytyrës.

Toniku për fytyrën

Ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet sasia e saktë e tonikut që duhet përdorur. Në një pambuk pastrues vendosni disa pika, aq sa të laget lehtë, por jo të jetë i mbingarkuar me lëng.

Serumi

Një sasi e vogël serumi është e mjaftueshme për të mbuluar një sipërfaqe më të madhe të lëkurës. Dermatologët këshillojnë që, përveç fytyrës, të mos harrohen edhe qafa dhe dekolteja.

Edhe këtu mjaftojnë disa pika, zakonisht pesë deri në gjashtë. Për përdorim më të mirë, këshillohet që serumi të shpërndahet në zonat ku dëshironi ta aplikoni, duke pasur kujdes që pipeta të mos e prekë fytyrën.

Read more (Siguri):Mos u besoni ofertave të mira në dukje, larg blerjeve impulsive… këshillat e yjeve për çdo shenjë horoskopi (VIDEO)

Mund të vendosni disa pika në ballë, hundë, mjekër dhe faqe, pastaj ta përhapni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Serumin mund ta vendosni edhe në pëllëmbë dhe më pas ta shtypni lehtë mbi lëkurë.

Kremi për zonën rreth syve

Zona rreth syve është e vogël, por shumë e rëndësishme, sepse përdorimi i duhur i kremit mund të japë rezultate të mira në kujdesin kundër shenjave të plakjes.

Ky krem nuk vendoset vetëm poshtë syve, por edhe sipër tyre dhe anash, pranë këndit të jashtëm të syrit. Mjafton një sasi sa madhësia e një kokrre bizeleje.

Kremi është më mirë të aplikohet me gishtin e unazës, sepse ky gisht ushtron më pak presion në lëkurë sesa gishti tregues.

Read more (Vaji):Asnjëherë në lavaman, vendi ideal për të hedhur vajin e përdorur të gatimit

Kremi hidratues

Në përgjithësi, ekspertët vlerësojnë se një sasi sa madhësia e një monedhe është e mjaftueshme për hidratimin e plotë të fytyrës.

Megjithatë, rol të rëndësishëm luan edhe tipi i lëkurës, prandaj, varësisht nga nevojat e saj, sasia mund të rritet pak. Po ashtu, i rëndësishëm është edhe mënyra e aplikimit.

Prisni që lëkura të jetë plotësisht e thatë pas serumit dhe që ai të jetë përthithur mirë, në mënyrë që kremi hidratues të mos e “hollojë” efektin e tij. Më pas, aplikojeni kremin me lëvizje të buta rrethore në fytyrë, gjë që ndihmon qarkullimin dhe i jep lëkurës pamje më të freskët.

Kremi me faktor mbrojtës SPF

Pavarësisht stinës dhe temperaturës së jashtme, përdorimi i kremit me faktor mbrojtës është i domosdoshëm, sepse e mbron fytyrën nga rrezet e dëmshme UV.

Read more (Telegrafi):Arsenali fiton bindshëm ndaj Fulhamit, ia shton presionin Man Cityt

Shumë njerëz nuk janë të sigurt sa SPF duhet të vendosin në fytyrë. Si udhëzim mund të shërbejë rregulli i dy gishtave: vendosni krem mbrojtës përgjatë gishtit tregues dhe gishtit të mesëm. Kjo sasi zakonisht është e mjaftueshme për fytyrën. Të njëjtën sasi aplikojeni edhe në qafë dhe dekolte.

Vaji për fytyrën

Ashtu si te serumi, edhe për vajin e fytyrës mjafton një sasi shumë e vogël që produkti të jetë efektiv. Dy deri në tri pika janë të mjaftueshme për gjithë fytyrën.

Dermatologët këshillojnë që vaji të përdoret kryesisht në mbrëmje, pas kremit hidratues, sepse në këtë mënyrë ndihmon në “mbylljen” e hidratimit që kremi i ka dhënë lëkurës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Kujdesi për lëkurën #Lëkura #Produkt #Siguri #Vaji

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë
  • “Rama ka siguri sepse kontrollon opozitën”, Toska: Ja biseda 20-minutëshe me kryeministrin! Më kërkoi llogari për…
  • Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike
  • “Mos u mashtroni, Berisha patericë e Ramës”/ Qytetari mesazh të fortë në protestë: I ka ardhur fundi, Shqipëria nuk e duron hajninë, as shitjen e tokave
  • “Xhabaftët kanë sjellë ministra këtu”/ Flamur Noka akuza të forta në Kuvend: Jeni mallkimi i Shqipërisë. Klodiana Spahiu, kujdes kur pranon postin se rrezikon kokën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by