Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. NBA/ Kampionët e Oklahomas fitojnë kundër Lakers dhe e dërgojnë serinë në 2-0, sukses edhe për Detroit
Aktualitet

NBA/ Kampionët e Oklahomas fitojnë kundër Lakers dhe e dërgojnë serinë në 2-0, sukses edhe për Detroit

• 8 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Elita e basketbollit amerikan, NBA, zhvilloi mëngjesin e sotëm me orën shqiptare dy ndeshjet e radhës gjysmëfinale play-off. Pas fitoreve të Oklahomas dhe Detroit, dy skuadrat marrin kryesimin 2-0 kundër Los Angeles Lakers dhe Cleveland Cavaliers.

Në Konferencën e Lindjes, Detroit Pistons triumfoi 107-97 ndaj Cleveland Cavaliers në gjysmëfinalen e dytë play-off, duke kaluar në avantazhin 2-0. Dueli ishte i luftuar dhe me shumë rivalitet, por skuadra nga Detroit tregoi më tepër qetësi dhe saktësi në momentet vendimtare.

Lider për vendasit ishte Cade Cunningham me 25 pikë, ndërsa Tobias Harris shtoi 21 pikë të tjera. Për Cavaliers nuk mjaftuan 31 pikët e Donovan Mitchell, me serinë që tani zhvendoset në fushën e Cleveland për dy përballjet e ardhshme.

Read more:“Unë të zotëroj, lodra ime e vogël arabe”/ Akuzohet se abuzoi seksualisht kolegun, zbulohen bisedat intime të drejtueses shqiptare të JP Morgan: Nëse nuk…

Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma City Thunder mposhti 125-107 Los Angeles Lakers, duke marrë gjithashtu epërsinë 2-0 në seri. Kampionët në fuqi zhvilluan një paraqitje bindëse para tifozëve të tyre dhe dominuan pjesën më të madhe të takimit.

Për Lakers u dallua Austin Reaves me 31 pikë, por performanca e tij mbeti vetëm për statistikë. Tek Oklahoma shkëlqeu loja në grup, me gjashtë basketbollistë që realizuan mbi 10 pikë. Më efikasët ishin Shai Gilgeous-Alexander dhe Chet Holmgren, që realizuan nga 22 pikë secili.

Read more:Spurs me fitore spektakolare ndaj Timberwolves, Knicks të fortë për 76ers

Konferenca e Lindjes, gjysmëfinale

(1-4), Detroit – Cleveland, 107-97 (2-0)

(2-3), New York – Philadelphia, (2-0)

Konferenca e Perëndimit, gjysmëfinale

(1-4), Oklahoma – Lakers, 125-107 (2-0)

(2-3), San Antonio – Minnesota, (1-1)

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #basketboll #Cade Cunningham #Chet Holmgren #Cleveland cavaliers #Detroit pistons #Los angeles #Los Angelos Lakers #Nba #Oklahoma city thunder #Shai Gilgeous-Alexander #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • “Janë të sëmurë nga pushteti!”, Bamir Topi: S’kam dyshime, Vlora Hyseni i ka shërbyer shefit të saj politik. Kryeministrit duhet të mbajë përgjegjësi nëse…
  • “Rama thotë Noc Rrok, drejtësia “Knock-knock”/ Pankartat në ditën e 120: Asnjë hap pas!
  • Skandali me SHISH/ Rama sulmoi drejtësinë, Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga një “republikë prokurorësh”. Ata që mendojnë se drejtësia duhet të ndalet te dera e tyre…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin