Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kriminaliteti/ Nallbani: Narkoshteti ka mbirë bashkë me PD-në, u mbështet nga ata dhe sot e kemi peshqesh! Avokati Aderi: Shoqëria shqiptare i respekton personazhet e krimit
Aktualitet

Kriminaliteti/ Nallbani: Narkoshteti ka mbirë bashkë me PD-në, u mbështet nga ata dhe sot e kemi peshqesh! Avokati Aderi: Shoqëria shqiptare i respekton personazhet e krimit

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv u diskutua mbi situatën e kriminalitetit në vend.

Bujar Nallbani, ish-kandidat për kreun e PD-së deklaroi se ‘narkoshteti’ në Shqipëri ka ‘mbirë’ bashkë me Partinë Demokratike.

Sipas Nallbanit, eksponentë të lartë në PD i mbështetën grupet kriminale dhe patën përfitime prej tyre. Kjo sipas Nallbanit ka bërë që këto grupe të rrezikshme t’i kemi ‘peshqesh’ edhe sot.

Read more:‘Gara’ në PD/ Berberi ‘sulmon’ Berishën: Doktor kyçi zëvendësoi Lul bravën! Humbësit u mbyllën dyert fituesve! Merkoçi: Në PD ka zgjedhje të komanduara

“Narkoshteti ka mbirë bashkë me fenomenin PD. Sepse u mbështet nga ata, u rrit me ata, pati përfitime reciproke prej tyre dhe natyrisht e kemi peshqesh sot e kësaj dite, në forma më të sofistikuara. Kriminaliteti nuk është se mbiu para 5 viteve”, tha mes të tjerash Nallbani.

Nallbani vijoi më tej duke thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste kriminaliteti ka ardhur në rënie. Kjo pasi sipas tij, sa më shumë Shqipëria afrohet me BE-në, prioritet është goditja e kriminalitetit dhe forcimi i sigurisë për popullin dhe biznesin.

Read more:Të shtëna me armë, mbyllet Senati filipinas – mes frikës për arrestimin e senatorit aleat të Dutertes

“Ne e dimë që kriminaliteti këtu ka bërë kërdinë, por ka pasur edhe rënie, edhe goditje. Sepse unë mendoj se duke shkuar drejt BE-së, pikat kryesore që dosjet europiane pranojnë tani, është goditja e kriminalitetit dhe forcimi i sigurisë së popullit e biznesit. Më parë kontrollonte krimi shtetin. Sot sigurisht që ka krim, por nuk është njëlloj si ka qenë. Goditja kryesore i është dhënë. Ne e shohim se nëpër burgje janë banda të tmerrshme të asaj kohe”, vijoi më tej Nallbani.

Nga ana tjetër, për avokatin Novruz Aderi, shoqëria shqiptare nuk reagon ndaj fenomeneve kriminale.

Read more:Shqipëria dhe Kosova forcojnë partneritetin policor

Sipas avokatit Aderi, personazhe të botës së krimit janë njerëz të respektuar në komunitetet ku banojnë, ç’ka sipas tij është një shqetësim i madh për konceptin që shoqëria ka për këta personazhe.

“Ne si shoqëri nuk mund të heshtim dhe kur ndodh diçka e caktuar, të dalim e të flasim. Ne si shoqëri nuk reagojmë. Ne si shoqëri na pëlqen të ndihmojmë në këto situata. Jo më larg se para 2-3 ditësh, në raport me klientin tim, më foli për një personazh të botës së krimit dhe më tha që ‘është shumë i respektuar në zonën tonë’. Pra të mos jemi të vërtetë në vetvete, besoj se i ndihmon dhe i hedh benzinë zhvillimit të këtyre ngjarjeve”, tha mes të tjerash Aderi.

Read more:‘Kërkon zgjedhje të lira, por jo në partinë e tij’ – analistët në Report TV i kundërvihen Berishës: Hiq dorë, po të vjen fundi!

Avokati Aderi deklaroi më tej se është politika ajo që kontrollon krimin dhe jo anasjelltas. Sipas tij, në raste të caktuara partitë politikë përdorin grupet kriminale dhe akuzat për lidhje me grupet kriminale për qëllime politike.

“Unë mendoj se është politika ajo që kontrollon krimin dhe jo anasjelltas. Pozicione të caktuara politike ndoshta mund ta përdorin këtë si argument, por kjo nuk do të thotë me domosdo se ekziston si e tillë. Sepse ne kemi dëgjuar shpesh që politika kur vendoset në një kamp të caktuar dhe kur nuk ka ekzekutivin e vetë, e ka shumë të thjeshtë të thotë që ‘ky formacion politik mbështet krimin”, vijoi më tej Aderi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #bujar nallbani #Kandidat #Krimi #Krimi i organizuar #Live #organizata kriminale #Para #PD #studio live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin