Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Territorialja’ në Shkodër! Qytetarët ankohen për shërbimet, PD: Më shumë bashki! Mazniku: Të tërheqim fondet e BE-së
Aktualitet

‘Territorialja’ në Shkodër! Qytetarët ankohen për shërbimet, PD: Më shumë bashki! Mazniku: Të tërheqim fondet e BE-së

• 16 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni për Reformën Territoriale u ndal të premten në Shkodër, ku qytetarët u ankuan për mungesën e shërbimeve. Bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku tha se reforma duhet të mendohet të jetë e tillë që të tërhiqen fondet e BE-së, ndërsa për opozitën reforma e 2014-ës, ka sjellë dukshëm shpopullimin në veri.

Në Shkodër, jo të pakta qenë rezervat, se ndarja aktuale administrative nuk i jep zgjidhje të gjitha problematikave të pushtetit vendor.

Propozimet para anëtarëve të Komisionit të Reformës Territoriale qenë të shumta.

Read more:Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen e Policisë! Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë

“Malësia e Madhe të ndahet në 2 bashki”, ishte propozimi i një qytetari.

“Kjo tendencë ndarje e pabarabartë, si mund të bëhet kjo ndarje fetare, drejtimi politik që i po i jepet, po e bëjnë me arsye politike… ngatërrojnë partitë me pushtetin vendor, përqëndrohuni te funsksionet teknike te reformës, jo të merreni me politikë”, tha një qytetar tjetër.

Read more:Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor/ Propozimi i Gjermanisë: Vendimet brenda Unionit të merren me shumicë të kualifikuar, jo me unanimitet! ‘Veto’ drejt shfuqizimit

Bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku, tha se ndarja e re territoriale duhet të jetë e tillë, që të garantojë për bashkitë sa më shumë fonde nga Bashkimi Europian. Ai theksoi gjithashtu se fokusi i reformës duhet të jetë te eficenca e bashkive.

“Na duhet efiçencë më e lartë e bashkive për mënyrën se si ato të munden të zbatojnë më mirë kompetencat që kanë, sepse sot një pjesë e madhe e bashkive nuk arrijnë t’i ushtrojnë plotësisht kompetencat që ligji u ofron.

Së dyti, kemi sfidën demografike, lëvizjen e vazhdueshme të njerëzve nga periferia drejt qendrave. Sot pjesa më e madhe e popullsisë është e përqëndruar në qytetet e mëdha. Ndaj na duhet që të kemi një pushtet vendor që t’i përshtatet kësaj lëvizjeje demografike.

Read more:Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Sfida e tretë që kemi është se na duhet të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të njëtrajtshëm në të gjitha zonat e vendit dhe të zbehim diferencat, në mënyrë që të kemi njësi vendore me një zhvillim të balancuar dhe më të qëndrueshëm.

Së katërti, në vitin 2027 Shqipëria mbyll negociatat dhe brenda vitit 2030 ne do të bëhemi vend anëtar i BE-së. Kjo do të thotë që nga antarësimi ne do të kemi mundësinë të përthithim, përmes dy mekanizmave të rëndësishëm, kohezionit social dhe fondeve strukturore, financime për zhvillimin e territorit. Për të përfituar nga këto programe, ne na duhet të kemi njësi vendore më të afta, me kapacitete më të mira, që të konkurrojnë në Bruksel dhe të arrijnë të marrin këto fonde që do të ndihmojnë në zhvillimin e territorit të tyre”, tha mes të tjerash Mazniku.

Read more:Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin tejet i brishtë! Media: SHBA mund të rinisë sulmet! BE vendos sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm hebrenj! Izraeli: E papranueshme

Por, Luçiano Boçi i opozitës insiston se bashkitë më të vogla dhe forcimi i qarqeve është zgjidhja për të zhbërë dështimin sipas tij të ndarjes aktuale të territorit.

Pasi të zhvillojë dëgjesat në terren dhe më tej me kryetarët e Bashkive e grupet e interesit, Komisioni i Reformës Territoriale do të nisë punën për hartimin e një drafti mbi hartën e re, edhe pse dy partitë e mëdha duken larg qëndrimeve të njëra-tjetrës, pasi PD kërkon më shumë bashki, ndërsa PS ka paraqitur 4 variante fillestare, ku më shumë sesa rishikim kufijsh, është fokusuar te kompetencat e bashkive.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arbjan mazniku #Bashkimi Europian #Bruksel #Fonde #jetë #luçiano boçi #Para #reforma territoriale #Shkoder

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Himara, një nga destinacionet e preferuara turistike në vend! Numër i lartë kërkesash për akomodim (VIDEO)
  • Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide
  • Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
  • I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Arrestohet edhe 18-vjeçari e i ati (VIDEO)
  • “Rama SPAK you!”/ Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Ju erdhi fundi!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by