Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dy vjet nga rënia në krye të detyrës, Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Policia e Shtetit ka sot një dëshmor më shumë
Aktualitet

Dy vjet nga rënia në krye të detyrës, Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Policia e Shtetit ka sot një dëshmor më shumë

• 16 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier.

Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale.

Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari.

Ai theksoi se vrasja e efektivit të policisë ishte një goditje jo vetëm ndaj një punonjësi të rendit, por edhe ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji.

Read more:Interpelenca për kafshët endacake/ Braçe kritika Ballës: S’më dikton dot se cili ministër duhet të më japë llogari! Duhet të ‘përballesha’ me Sallën, dhe jo Demon (VIDEO)

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, sakrifica e Novruz Cenalisë forcon vendosmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.

“Por ata që mendojnë se mund të trembin shtetin duke goditur një punonjës policie, gabojnë rëndë. Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë, Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.

Ministri i Lamallari pati gjithashtu një thirrje për drejtësinë, duke kërkuar që autorët e krimit të marrin dënimin e merituar.

Read more:Ari bëhet pjesë e rezervave të Kosovës, BQK ndërmerr hap historik për sigurinë financiare

“Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, tha Lamallari.

Në përfundim të ceremonisë, ministri u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë.

“Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:19

Rivarrimi i Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, kryepolici Hita: Misioni yt u bë i përjetshëm

Foto: Skënder Hita

Në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut “Nëna Shqipëri” u zhvillua ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, ku morën pjesë drejtues të lartë të shtetit, familjarë, kolegë dhe qytetarë.

Read more:‘Squllet’ protesta e PD, pjesëmarrja më e ulët! Policia s’lejon marshimin drejt ministrive, i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj

Gjatë ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mbajti një fjalim prekës, duke vlerësuar sakrificën e efektivit që humbi jetën në krye të detyrës.

Fjala e plotë:

Dhimbja, heshtja dhe reflektimi sot peshojnë më rëndë se çdo fjalë në këtë ceremoni, sepse përballë sakrificës së një njeriu që ra në krye të detyrës, çdo fjali duket e pamjaftueshme. Jemi këtu përballë dhimbjes së pamasë të një familjeje, krenarisë së palëkundur të uniformës së Policisë së Shtetit dhe detyrimit moral e institucional të shtetit ndaj një efektivi që dha jetën në mbrojtje të ligjit, të rendit dhe të sigurisë së qytetarëve tanë.

Mbi këtë kodër, ku prehet nderi dhe sakrifica e kombit, ne nuk po kryejmë thjesht një procedurë shtetërore apo një protokoll zyrtar. Ky moment është më shumë se një ceremoni, është një betim, një kujtesë e gjallë, një plagë që nuk shërohet dhe një nder që nuk do të shuhet kurrë. Sot sollëm në shtëpinë e përjetësisë një djalë, një koleg, një shërbëtor model të ligjit. Novruz Cenalia nuk është më vetëm emri i një inspektori të Policisë së Shtetit, por nga sot, ai rreshtohet në Panteonin e “Nënës Shqipëri”, përbri atyre burrave dhe grave që integritetin dhe detyrën e tyre ndaj atdheut i vulosën me aktin më sublim.

Novruzi ra në krye të detyrës jo se ishte i pambrojtur, por se zgjodhi të ishte barriera mes qytetarëve dhe krimit dhe për këtë integritet të lartë dhe besnikëri ndaj betimit, ai sot do prehet përjetësisht mes Dëshmorëve të Atdheut. Një familje e nderuar humbi një bir të shtrenjtë, Policia e Shtetit humbi një koleg të shkëlqyer dhe Republika humbi një mbrojtës besnik të saj.

Read more:Ceremonia e Diplomimit të 104 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Hita: Të jeni të ashpër me krimin, por të përulur para qytetarit! Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari, por pa arrogancë

Ndaj sot, me përgjegjësinë e lartë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kam detyrimin moral dhe institucional t’i drejtohem: “Novruz, misioni yt nuk u ndërpre, ai u bë i përjetshëm!” Sakrifica jote sublime është sot motivi më i fortë, por edhe një udhërrëfyes i qartë morali për çdo punonjës policie që vesh këtë uniformë.

Në të njëjtën kohë, ky moment është një thirrje zgjimi për mbarë shoqërinë shqiptare, për të kuptuar dhe respektuar sakrificën e përditshme të mijëra djemve e vajzave, grave e burrave të Policisë së Shtetit, të cilët çdo sekondë vendosin jetën e tyre në altarin e sigurisë publike.

Ka sakrifica që historia i shkruan me bojë, por ka edhe nga ato që shkruhen me gjak dhe mbeten të pashlyeshme në kujtesën e një kombi dhe sakrifica e jote është pikërisht e tillë. Novruz, sot ti po bashkohesh me shokët e tu Dëshmorë, me ata që idealin dhe profesionin e kthyen në mision dhe jetën në simbol shërbimi e dinjiteti. Trupi yt do të prehet në këtë tokë të shenjtë, por emri yt do të marshojë me ne në çdo patrullë, në çdo operacion dhe në çdo përballje të Policisë së Shtetit me paligjshmërinë.

Të dashur familjarë të Novruzit!

Ju humbët një djalë të mrekullueshëm, por sot e tutje, në figurën e çdo punonjësi të Policisë së Shtetit do të gjeni një pjesë të shpirtit të Novruzit. Dhimbja dhe Krenaria juaj është absolutisht dhimbja dhe krenaria jonë. Por sot, krenaria për veprën e tij duhet të jetë më e madhe se loti, sepse emri i tij tashmë është shkruar me shkronja ari në memorien historike të këtij institucioni dhe të këtij vendi.

Read more:Ia dha shoqes 8,000 euro që t'ia ruante por ajo nuk ia ktheu më, Kejvina Kthella e denoncon mikeshën e saj në polici

Nga ky vend solemn, ku nderohen heronjtë, sot do t’i përcjell një mesazh të qartë, të prerë dhe të patundur kujtdo që guxon të ngrejë dorën mbi uniformën e Policisë së Shtetit:

Kush prek një punonjës policie, ka goditur vetë themelet e shtetit. Kush sulmon këtë uniformë, ka sulmuar rendin, sigurinë, ligjin dhe bashkëjetesën qytetare në Republikën e Shqipërisë. Krimi mund të na shkaktojë dhimbje dhe mund të na marrë jetë, por kurrë, asnjëherë nuk do të arrijë të na gjunjëzojë, të na zmbrapsë apo të zbehë forcën e reagimit tonë.

Çdo dorë që ngrihet mbi uniformën e Policisë do ndeshë forcën e pamëshirshme të ligjit dhe harresën e turpshme të historisë. I dashur Asllan, babi i Dëshmorit dhe njëherazi kolegu ynë i nderuar. E di që rrugëtimi për ty nën uniformën e Policisë së Shtetit është i vështirë e me dhimbje, por ti ke një motiv shumë më të madh se dhimbja, ke emrin dhe aktin sublim të Novruzit i cili do të mbetet përjetësisht i ndritur.

Sepse ka njerëz që jetojnë gjatë por harrohen shpejt, por ka dhe si Novruzi ynë, që u largua herët, por do mbeten përgjithmonë në piedestalin e kombit. U prehsh në paqe, vëlla e koleg i shtrenjtë! I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia!

Lexo edhe
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Tags: #Ari #Besfort Lamallari #Ceremonia #deshmor atdheu #Detyrim #Djalë #Familje #ministria e brendshme #Novruz Cenalia #Skënder Hita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
Nga të njëjtat tag-e
  • Tronditëse në Francë, mbi 100 akuza për abuzim ndaj fëmijëve në çerdhe dhe shkolla fillore në Paris
  • 61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin
  • Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
  • Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
  • “Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet”/ U dhunua një natë më parë, drejtori i AKU-së në Shkodër: As në lule të ballit nuk më tremb…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 60 minuta më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 9 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by