Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ari bëhet pjesë e rezervave të Kosovës, BQK ndërmerr hap historik për sigurinë financiare
Aktualitet

Ari bëhet pjesë e rezervave të Kosovës, BQK ndërmerr hap historik për sigurinë financiare

• 7 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për herë të parë në Kosovë ka nisur procesi i përfshirjes së arit në rezervat shtetërore nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), një zhvillim që po vlerësohet si hap i rëndësishëm në forcimin e stabilitetit financiar të vendit dhe modernizimin e menaxhimit të rezervave shtetërore.

Sipas njoftimit të BQK-së, ari tashmë është pjesë e portofolit të aseteve rezervë të Kosovës, duke u cilësuar si një arritje institucionale dhe si pjesë e strategjisë afatgjatë për diversifikimin e rezervave financiare.

Banka thekson se përfshirja e arit rrit qëndrueshmërinë dhe sigurinë e portofolit rezervë, veçanërisht në periudha pasigurie ekonomike dhe luhatjesh në tregjet globale.

“Përfshirja e arit forcon më tej diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të portofolit rezervë”, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Read more:Kosova në fokusin financiar të rajonit – çfarë solli Kosova Finance Forum 2026?

Në komunikatën zyrtare thuhet se ky vendim përfaqëson një hap fillestar në një proces afatgjatë të alokimit strategjik të rezervave, duke reflektuar progresin institucional të BQK-së dhe përmirësimet në qeverisjen financiare.

Po ashtu, theksohet se ky zhvillim është mbështetur edhe nga partnerë ndërkombëtarë si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Thesari amerikan, në kuadër të reformave në menaxhimin e aseteve dhe rrezikut financiar.

Në lidhje me këtë zhvillim, eksperti financiar Lulzim Beqiri, në një prononcim për Telegrafin, tha se përfshirja e arit në rezervat shtetërore është një sinjal i qartë se Kosova po ndërton një sistem financiar më të fortë dhe më të sigurt.

Read more:Kosova Finance Forum 2026 përmbyll me sukses edicionin e dytë

“Ky lajm konsiderohet shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Përfshirja e arit në rezervat shtetërore është një sinjal i qartë se Kosova po ndërton një sistem financiar më të fortë dhe më të sigurt”, tha Beqiri.

​BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë

Ai shtoi se ky veprim dëshmon pjekuri institucionale dhe afrimin e Kosovës me standardet moderne të bankave qendrore.

“Mbajtja e arit si pjesë e rezervave financiare është praktikë që përdoret nga shumë banka qendrore të fuqishme në botë, sepse ari shihet si aset i sigurt dhe afatgjatë. Kjo nënkupton se Kosova po forcon sigurinë financiare të shtetit. Rezervat shtetërore bëhen më stabile dhe më të mbrojtura nga krizat ekonomike. Ulet rreziku nga inflacioni dhe luhatjet e valutave të huaja. Rritet besueshmëria ndërkombëtare ndaj institucioneve financiare të Kosovës. Tregohet pjekuri institucionale dhe avancim në menaxhimin ekonomik”, ka thënë Beqiri.

Read more:​BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë

Sipas BQK-së, ky proces vjen pas viteve të reformave në menaxhimin e rezervave valutore dhe forcimit të kornizës së brendshme institucionale.

Institucioni thekson se stabiliteti financiar i arritur deri më tani ka mundësuar jo vetëm zgjerimin e rezervave shtetërore, por edhe kontribute të rregullta në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Në ekonominë botërore, ari vazhdon të konsiderohet një prej instrumenteve më të rëndësishme të ruajtjes së vlerës dhe stabilitetit financiar, sidomos në periudha krizash ekonomike, inflacioni apo tensioneve gjeopolitike. Për këtë arsye, shumë banka qendrore kanë rritur vitet e fundit rezervat e tyre në ar.

Read more:Banka Botërore: Rritje prej 2.9 përqind për ekonominë e Maqedonisë në vitin 2026

Në rastin e Kosovës, ky hap shihet si pjesë e konsolidimit gradual të arkitekturës financiare shtetërore dhe e përafrimit me praktikat e bankave qendrore moderne.

Me nisjen e këtij procesi, Kosova hyn në një fazë të re të zhvillimit të politikës së saj financiare dhe monetare, duke ndërtuar gradualisht një komponent që historikisht ka qenë simbol i sigurisë ekonomike dhe i sovranitetit financiar të shteteve. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit

Aktualitet

Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen me vlerat e përbashkëta të Unionit

Tags: #Ari #Banka #Banka Botërore #Banka qendrore e kosovës #Bqk #Inflacioni #Kosova #Lulzim beqiri #Rezervat shtetërore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit
  • Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen me vlerat e përbashkëta të Unionit
  • Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%
  • Berisha braktiset edhe nga militantët, vetëm një grusht ‘ithtarësh’ në protestën e PD para Kryeministrisë (PAMJE ME DRON)
  • Vlora mbetet pa ujë të pijshëm, shkak defekti në një prej tubacioneve kryesore në qytet! Ujësjellësi: Do punojmë gjithë natën për riparimin e avarisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen me vlerat e përbashkëta të Unionit
  • BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizohen me vlerat e përbashkëta
  • Sezoni i gjashtë i "La Casa De Papel" po vjen? Paralajmërimi që 'ndezi' rrjetin
  • Qiratë rriten me shpejtësi/ Apartamentet bëhen të papërballueshme, tregu ndikohet nga qiratë ditore
  • “Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet U padit nga Rama pas akuzave për Bordin në 2022-shin, ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dënohet për shpifje 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali Berishës: Mbështesim profesionalizmin e kolegut tonë 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Sarandë/ Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar, shpallen në kërkim dy autorët (EMRAT) 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet “Unë do ta braktis Gjermaninë” – pse një kosovar dëshiron të kthehet në atdhe? 5 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person 5 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Xheneta Fetahu prishi miqësinë me Loredana Bratin për shkak të Gjestit 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Llapi dhe Dukagjini ndahen në paqe, pa fitues në Podujevë 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Hamza: Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së në zgjedhjet e qershorit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të…

• 27 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen me vlerat e përbashkëta të Unionit

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politike për thellimin e bashkëpunimit…

• 58 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Hantavirusi/ Doktor Alimehmeti: Në botë përllogariten 100 mijë të prekur! Shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje arrin në 10-15%

Doktori Ilir Alimehmeti është shprehur se sot në botë përllogariten deri në 100 mijë raste infektimesh me Hantavirus,…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by