Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Vjedhja e shekullit”/ Grabitja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit në muzeun e Luvrit, regjisorët bëjnë gati filmin
Botë

“Vjedhja e shekullit”/ Grabitja spektakolare e bizhuterive të Napoleonit në muzeun e Luvrit, regjisorët bëjnë gati filmin

• 20 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Vjedhja e bujshme e bizhuterive që i përkisnin Napoleon Bonaparte nga muzeu Luvri pritet të sjellë së shpejti një film të ri hollivudian, bazuar në ngjarjen që u konsiderua si “vjedhja e shekullit”.

Sipas raportimeve të medias franceze Le Film Français, projekti kinematografik do të drejtohet nga regjisori francez Romain Gavras dhe do të mbështetet në librin investigativ “Main basse sur le Louvre”, i cili publikohet më 27 maj.

Libri është shkruar nga gazetarët Jean-Michel Décugis, Jérémie Pham-Lê dhe Nicolas-Charles Torrent dhe rikthen në vëmendje detajet e grabitjes spektakolare të ndodhur më 19 tetor 2025, duke përfshirë dokumente dhe materiale të papublikuara më parë.

Read more:Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 700 mijë lekë

Filmi pritet të dalë në kinema gjatë vitit 2028, ndërsa titulli dhe aktorët ende nuk janë bërë publikë. Për skenarin, Gavras do të bashkëpunojë me Simon dhe Mourad Winter, emra të njohur të kinemasë franceze bashkëkohore.

Ngjarja që tronditi Francën ndodhi në mes të ditës, kur katër persona arritën të hynin në Galerinë Apollo të muzeut dhe të vidhnin nëntë bizhuteri historike me vlerë rreth 88 milionë euro.

Sipas hetimeve, operacioni zgjati më pak se shtatë minuta dhe u realizua mes turmës së vizitorëve pa ngritur dyshime. Edhe pse pati disa arrestime, sendet e vjedhura nuk janë rikuperuar ende.

Read more:"Vjen nga e kaluara", "A ka udhëtuar djali i Trumpit në kohë" – një teori e çmendur për Barron Trump ka pushtuar TikTok-un dhe fajin e ka një roman i vitit 1893

Pas skandalit, u zbuluan probleme serioze në sistemin e sigurisë së muzeut, çka çoi edhe në dorëheqjen e drejtoreshës së Luvrit, Laurence des Cars.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një plan të madh modernizimi për muzeun, me vlerë rreth 800 milionë euro, ku një pjesë e konsiderueshme do të investohet në përforcimin e sistemeve të sigurisë në kuadër të projektit “Luvri – Rilindja e Re”.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Arrestime #bizhuteri #Emmanuel macron #euro #Gazetarët #Libri #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin