Sot në orën 11 nis në gjykatën kushtetuese seanca për ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, më herët një e pesta e deputetëve të PD janë ankuar në Kushtetuese duke insistuar se presidenti në shkelje të kushtetutës ka dekretuar një ministër që nuk i përmbush cilësitë qu duhet të ketë një i tillë.
Read more:Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
Ndaj deputetët demokratë kërkojnë shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr. 331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr. 333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë




