Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
Aktualitet

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

• 25 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se u ka kërkuar negociatorëve amerikanë “të mos nxitohen” për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin, edhe pse vetëm pak ditë më parë tha se një dakordësi ishte shumë pranë finalizimit.

Sipas mediave amerikane, marrëveshja që po diskutohet parashikon zgjatjen e armëpushimit me 60 ditë, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe vijimin e negociatave për programin bërthamor iranian.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se bisedimet po vazhdojnë në mënyrë “konstruktive”, por theksoi se “të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet”.

Read more:Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore

Nga ana tjetër, edhe zyrtarët iranianë kanë dhënë sinjale pozitive. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, u shpreh se palët janë “shumë afër dhe shumë larg” një marrëveshjeje finale.

Marrëveshja e propozuar ka shkaktuar përçarje mes republikanëve amerikanë. Senatori Ted Cruz e quajti atë “një gabim katastrofik”, ndërsa senatori Roger Wicker tha se një armëpushim 60-ditor do të zhbënte efektet e operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit.

Ndërkohë, kongresmeni Mike Lawler mbrojti administratën Trump, duke deklaruar se presioni amerikan ka detyruar Iranin të hyjë në “negociata reale”.

Read more:Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit

Pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit, Teherani reagoi duke goditur objektiva izraelite dhe aleatë amerikanë në Gjirin Persik, si edhe duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.

Bllokimi i ngushticës ndikoi menjëherë në tregjet globale, duke rritur çmimet e naftës dhe gazit. Trump deklaroi se bllokada ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi derisa marrëveshja të “arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet”.

Read more:“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe

Një nga temat kryesore të diskutimeve mbetet programi bërthamor iranian. Raportimet sugjerojnë se Irani mund të pranojë dorëzimin gradual të uraniumit të pasuruar. Sipas vlerësimeve perëndimore, Irani kishte rreth 440 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60%, shumë pranë nivelit të nevojshëm për armë bërthamore.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm “t’i sigurojë botës se nuk kërkon armë bërthamore”. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se është arritur “progres i rëndësishëm”, por ende jo një marrëveshje përfundimtare.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Çmimet e naftës #Donald Trump #Irani #Marco rubio #Masoud pezeshkian #Mike lawler #Presidenti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin