Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore
Botë

Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore

• 25 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, ku janë regjistruar dëme të shumta materiale.

Fatmirësisht, ambasadori shqiptar dhe stafi diplomatik ndodhen në gjendje të sigurt dhe nuk kanë pësuar lëndime. Për ngjarjen reagoi edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila bëri me dije se ambasadori rus në Tiranë është thirrur për sqarime lidhur me incidentin.

Sipas mediave ndërkombëtare dhe ekspertëve ushtarakë, në sulmin ndaj Kievit dyshohet se Rusia ka përdorur raketën balistike hipersonike “Oreshnik”, një armë e avancuar që Moska e ka përdorur vetëm pak herë që nga prezantimi i saj.

Read more:Sulm me armë ndaj kryebashkiakut në Turqi, qëllohet nga një person i maskuar dhe mbetet o plagosur

“Oreshnik”, që në rusisht do të thotë “Pema e Lajthisë”, konsiderohet një raketë balistike me rreze të mesme veprimi dhe shpejtësi hipersonike. Ajo u përdor për herë të parë kundër Ukrainës në nëntor të vitit 2024.

Ekspertët ushtarakë theksojnë se veçantia e kësaj rakete qëndron në aftësinë për të mbajtur disa koka luftarake njëkohësisht, të cilat mund të godasin objektiva të ndryshëm në të njëjtën kohë. Kjo teknologji përdoret zakonisht tek raketat balistike ndërkontinentale.

“Oreshnik” besohet se është zhvilluar mbi bazën e raketës ruse RS-26 “Rubezh”. Ashtu si shumë sisteme të tjera të armatimit rus, ajo mund të pajiset si me koka bërthamore, ashtu edhe me mbushje konvencionale. Megjithatë, deri tani nuk ka indicie se në sulmin e fundit është përdorur komponent bërthamor.

Read more:Xi Jinping: Kina dhe Rusia duhet të jenë “fortesa strategjike” për njëra-tjetrën. Putin premton mbështetje energjetike

Sipas autoriteteve ukrainase, një raketë e këtij lloji, e përdorur nga Rusia në një sulm të mëparshëm, arriti shpejtësi deri në 13 mijë kilometra në orë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar më herët se “Oreshnik” është pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet aktuale të mbrojtjes ajrore dhe se fuqia e saj shkatërruese është e krahasueshme me atë të armëve bërthamore, edhe kur përdor mbushje konvencionale.

Megjithatë, ekspertë perëndimorë të sigurisë kanë vënë në dyshim këto pretendime, duke argumentuar se raketa ende konsiderohet eksperimentale dhe se Rusia mund të ketë në dispozicion një numër të kufizuar të tyre.

Read more:Armëpushimi mbaroi/ Rusia lëshon sulme masive gjatë natës në Ukrainë, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Sipas raportimeve, Moska e ka futur “Oreshnik” në prodhim serik gjatë vitit 2024 dhe thuhet se i ka furnizuar me këtë sistem edhe aleatët e saj në Bjellorusi.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se përdorimi i kësaj rakete ka më shumë efekt strategjik dhe psikologjik sesa praktik në fushën e betejës. Qëllimi kryesor, sipas tyre, është dërgimi i një sinjali paralajmërues ndaj Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë të NATO-s.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Armë #Moska #Nato #Praktik #Presidenti #Putin #Raketa #Raketat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndalon makinën para lokalit dhe qëllon me pistoletë në ajër, arrestohet 53-vjeçari në Mullet (VIDEO)
  • Kërcënoi me pistoletë 50-vjeçarin me dy djemtë, arrestohet i riu në Kurbin (EMRI)
  • U arratis gjatë operacionit antidrogë në Pukë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat e kanabisit me armë
  • Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO)
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 19 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 13 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by