Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe
Botë

“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe

• 23 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një marrëveshje e shumëpritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pritet të finalizohet brenda orëve të ardhshme, pas javësh negociatash intensive të ndërmjetësuara nga Katari dhe Pakistani.

Sipas raportimeve të Al Arabiya, drafti final i marrëveshjes përfshin dhjetë pika kryesore që synojnë t’i japin fund konfliktit dhe tensioneve të vazhdueshme mes dy vendeve që nga fundi i muajit shkurt.

Megjithatë, ajo që bie në sy është mungesa e çdo reference direkte për programin bërthamor iranian, një nga çështjet më të ndjeshme në raportet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Sipas mediave saudite, marrëveshja parashikon:

-Një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe pa kushte në tokë, det dhe ajër.

Read more:“Irani po vendos kontroll në Hormuz”, paralajmërimi i Windward për pasojat e bllokimit të kalimit dhe vendosjes së tarifa

-Angazhim të ndërsjellë për të mos sulmuar infrastrukturën ushtarake, civile apo ekonomike.

-Ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake dhe ndërprerjen e luftës mediatike.

-Respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet, si dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme.

-Garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.

-Heqjen graduale të sanksioneve amerikane ndaj Iranit, në këmbim të respektimit të marrëveshjes nga Teherani.

Read more:Kuvajti raporton 'disa dronë armiqësorë'

-Riafirmimin e respektit për të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

-Nisjen e negociatave për çështjet e pazgjidhura brenda shtatë ditëve.

K-rijimin e një mekanizmi të përbashkët për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

-Hyrjen në fuqi të marrëveshjes menjëherë pas njoftimit zyrtar nga të dyja palët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se Irani nuk ka kërkuar “asnjë lëshim” nga SHBA-ja, por vetëm “rivendosjen e të drejtave të tij”.

Read more:Irani më në fund i përgjigjet propozimit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës

Sipas raportimeve, kjo përfshin:

heqjen e sanksioneve amerikane,

lirimin gradual të aseteve iraniane të ngrira,

si dhe heqjen e bllokadës detare që ka kufizuar eksportet iraniane të naftës.

Pavarësisht progresit të madh diplomatik, disa tema mbeten ende të hapura. Mes tyre është programi bërthamor iranian dhe menaxhimi i trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, të cilat pritet të diskutohen më tej në negociata të veçanta në javët në vijim.

Nëse marrëveshja shpallet zyrtarisht, ajo mund të përfaqësojë një nga zhvillimet më të rëndësishme diplomatike në Lindjen e Mesme në vitet e fundit.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Irani #Katari #Pakistani #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
  • Vizitë disa ditore në SHBA, Berisha rikthehet sot në Shqipëri
  • Berisha rikthehet nga SHBA sot në Shqipëri/ PD thirrje demokratëve: Të gjithë bashkë në Rinas për një pritje madhështore
  • Transportonte 11 emigrantë drejt Shkodrës për t’i kaluar në Mal të Zi, arrestohet 27-vjeçari! Në kërkim dy bashkëpunëtorët
  • Berisha me krerët e Drejtësisë amerikane: Takim me Todd Blanche dhe Stanley Woodward
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 7 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 6 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by