Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Negociatat po ecin mirë, të mos nxitohemi”/ Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Bllokadën detare nuk e heqim nëse…
Botë

“Negociatat po ecin mirë, të mos nxitohemi”/ Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Bllokadën detare nuk e heqim nëse…

• 25 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se negociatat me Iranin po zhvillohen në mënyrë “të rregullt dhe konstruktive”, ndërsa theksoi se nuk dëshiron nxitim për arritjen e një marrëveshjeje.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth, Trump shkroi se u ka kërkuar përfaqësuesve amerikanë të tregohen të kujdesshëm gjatë bisedimeve.

“Negociatat po përparojnë në një mënyrë të rregullt dhe konstruktive, dhe unë i kam informuar përfaqësuesit e mi që të mos nxitohen për një marrëveshje, pasi koha është në anën tonë”, deklaroi ai.

Read more:“Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës

Presidenti amerikan shtoi se të dyja palët duhet të marrin kohën e nevojshme për të shmangur gabimet.

“Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime!”, u shpreh Trump, duke shtuar se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit “po bëhen shumë më profesionale dhe produktive”.

Në një tjetër deklaratë, Trump paralajmëroi se bllokada detare amerikane ndaj Iranit do të vazhdojë deri në finalizimin e një marrëveshjeje të plotë dhe të certifikuar.

Read more:“Armëpushim pa kushte dhe heqja e sanksioneve”/ Marrëveshja mes SHBA dhe Iranit, cilat janë 10 pikat kryesore të draftit për paqe

“Bllokada detare amerikane do të mbetet në fuqi të plotë derisa të arrihet, certifikohet dhe nënshkruhet një marrëveshje me Iranin”, shkroi ai.

Trump ritheksoi gjithashtu qëndrimin e SHBA-së ndaj programit bërthamor iranian, duke deklaruar se Teherani “duhet ta kuptojë se nuk mund të zhvillojë ose të sigurojë një armë apo bombë bërthamore”.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Armë #Donald Trump #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin