Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

• 26 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Itali.

Në konferencën e përbashkët për media me prokurorin e Barit, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho bëri me dije se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, si dhe pasuri të tjera të dyshuara si produkt i veprimtarisë kriminale.

Read more:I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

“Është kënaqësi për mua që jam sot në Bari për të komunikuar rezultatet hetimore të operacionit të përbashkët, midis prokurorisë së përgjithshme dhe antimafies së Barit. Ky operacion është rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët. Në vijim të hetimeve në lidhje me këtë çështje janë caktuar 15 masa sigurimi, 10 prej të cilave janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Tiranë. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar në total 1 milionë euro para cash dhe nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, Shoqëri tregtare, automjete, llogari bankare, që dyshohet se burojnë nga aktivitetet kriminale.

Ky rezultat dhe kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësia e një bashkëpunimi të mëparshëm mes policisë së Barit dhe SPAK-ut. Dua të përmend disa operacione të mëparshme, në të cilat janë dënuar penalisht rreth 170 persona dhe 145 prej tyre janë dhënë dënime të konsiderueshme, 12-15 vite burg.

Read more:Shoferi që sulmoi këmbësorët me makinë në Itali akuzohet për “masakër”, dy të plagosurve u amputohen këmbët

Në emër të SPAK-ut dua të theksoj vlerësimin për autoritetet italiane, në veçanti për Prokurorinë e Barit, strukturat e specializuara anti-mafia, Eurojust, për të gjithë hetuesit që kanë kontribuar në rezultatet e këtij hetimi dhe hetimeve të mëparshme. Po kështu gjej rastin të falënderoj Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri”, tha ndër të tjera Braho.

Read more:Skandali i kalendarit të famshëm në Romë, “prifti seksi” pranon: Nuk kam qenë kurrë klerik

Ndërkohë, më herët prokurori i Barit tha: “Kemi zbuluar disa ngjarje kriminale. Një vrasje. Një bashkëpunim mes grupeve mafioze. Një vrasje e regjistruar në rajonin e Pulias në Itali që tregon në një farë mënyrë zgjerimin e mafias shqiptare në territorin tonë. Po ashtu edhe masat që ka dhënë SPAK për sekuestrim të parave dhe pasurisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me SPAK. E falënderojmë për arrestimin e një personi që ishte i kërkuar në Shqipëri dhe në Itali. Falë edhe Eurojust, një bashkëpunim zgjat prej 10 vitesh dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë. Jemi të bindur që Shqipëria do arrijë të luftojë me forca mafian e saj dhe ne do i qëndrojmë pranë. Do kemi bashkëpunime të ndërsjella”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Automjete #Autoritetet italiane #Biznese #Burg #euro #Gjykata #itali

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ Dita e 99-të e protestës në Tiranë, qytetarët vijojnë marshimin: Studentët kërkojnë revolucion
  • 99-të ditë qëndresë/ “Opozitë e shitur”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, jehon thirrja: Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun
  • Zjarret/ Fieri mbetet vatra më problematike, në operacion 1 avion dhe 1 helikopter! Në Shkodër flakët vihen nën kontroll, banesat jashtë rrezikut
  • Takimi i Berishës në SHBA/ Fisnik Qosja dhe Balliu nga New Jersey: Rikthehet shpresa për një Shqipëri ndryshe
  • “Bllokoi drejtësinë me 83 mandatet e krimit, mbrojti “Lubi” Ballukun”/ Berisha nga New Jersey: Ramën do ta largojmë nga qeveria ,misioni të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 21 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by